02/12/2024

LIDERËT DHE SHUMICAT E TYRE – STRIPTIZI POLITIK I RADHËS

0
u6_Xhemal-Ahmeti

Nga Xhemal Ahmeti

Kush do t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë? Kush do ta bëjë qeverinë e ardhshme? Ata që do të fitojnë apo do ta sajojnë me ofertat e tyre shumicën demokratike. Të gjithë që janë në garë janë legjitim për këtë punë. Personalisht preferoj X para Y e të ngjashme, por kjo s’ndikon asgjë në votën që do të hidhet nesër në kuti. Disa mendojnë se një përbërje Albin – Vjosa do të ndryshonte gjendjen pozitivisht, me kushtin po fituan. Uroj që të ndodhë kjo nëse është vullneti i shumicës. Asaj shumice në zgjurasinë e së cilës unë përherë dyshoj thellë, por siç thash kush jam unë, ç’instance qenkam unë të apeloj nga maja e alpeve helvetike se kush qenka më i miri për njerëzit që jetojnë aty? Votoni atë që u del i pari para se ma keq se jeni as që bëhet më. Shtet pa instutucione; qytetarë që ende I vaksinon gjenocidashi i djeshëm i tyre dhe as vesh nuk e marrin. Edhe babadimri u vjen nga atje dhe ju e merrni për kryetarin e Skënderajt. Unë s’kam të drejtë dhe moral tu mbaj ligjerata se kë duhet të votoni.

Një pyetje si mik mirëpo megjithatë kam të drejtë t’ua shtrojë?

Çka do të ndryshojë?

Do të pakësohet varfëria? Do të vinë investime të mëdha si në Serbi e gjetiu? Do të shpërthejnë universitetet si raketa nga pozita e 9999.9999 në vendin e tretë të katërt? Do të bindet bota se jo Kosovës duhet bërë gjyqin por gjenocidbërësve faktik? Do të respektohet kushtetuta dhe ligjet nga qeveritë dhe mediat duke forcuar shtetin sekular e jo atë e të qenurit agjenturë e llojlloj shtabeve religjioptate? Çka do ndodhë? Në sa vite? Kush do ta bëjë këtë?

E di se pas katër viteve do ta bëj të njejtën pyetje si në 13 vitet e fundit: çka do të ndryshojë?

Unë e them me sinqeritetin më të madh: Nuk ka rëndësi se a fiton Vjosa, Albini, Enveri, Ramushi apo Avdullahu. Le tu shikojmë safet pas tyre, njerëzit që kanë në disponim për ta kuptuar se pas katër viteve do t’i shani si dje dhe sot tjerët. S’kanë kuadro. Me njerëz profiterë, pakurrizorë nuk bëhet shteti. Nuk bëhet as katundi e lere më shteti. Këta tallen gjithë me shumicat që e meritojnë? Cili prej tyre e ka një filozofi në libër a letër se si duhet bërë shteti, si duhet luftuar korrupsioni, si duhet kultivuar kultura politike, kombëtare, intelektuale, mediale? Cili? Nuk e kam fjalën për tema diplome („Ndërkombëtarët dhe çështja e Kosovës“ është tema e të gjithëve që kanë diplomuar këndej- e njejta me autor të ndryshëm ose „Nacionalizmi shqiptar“, s’kanë tjetër), nuk e kam as fjalën për përmbledhje me poezi për prijësin legjendar dhe metaforat e tij pranë rakisë. E kam fjalën për koncepte si ato të Ukshin Hotit (mbi shtetin, kulturën, demokracinë, lirinë – askush tjetër nuk ka filozofi të llojit) – që nuk ua vranë pa asnjë arsye? Kë e kini nga këto figura një të llojit? Këta as që kanë mundësi të mbledhin rreth vetes potenciale; kur s’dinë as vetë ku e di ti se kush mund të ishte i iniciativës, krijimit dhe strategjive?

Prandaj asnjëri prej këtyre nuk publikoi një programn serioz për një nga temat kryesore që preokupojnë Kosovën? Nuk i kanë. Nuk dinë t’i bëjnë. Nuk dinë ti reflektojnë, mendojnë e lere më prodhojnë. Me biseda online me nëpunës anonimë katedrash  të botës nuk bëhet koncepti, as me promovimin e striptizerkave mediale si habitusin e ardhshëm politik prej deputeti. Ato që i kanë janë pamflete propagandistike të tipit „futja ni letër qaty“ për zgejdhje pastaj „po kqyrim“. Partitë fitojnë në Kosovë pa tema ngase shoqëria s’ka as vetë tema. Ku ti mësonte? Nga t’i marrë ato nga RTV Dukagjini dhe ai Kanali10 i muxhiburrahmenëve dhe injnoirantëve më të thellë të asaj shoqërie, t’i marrë nga shkollat kur nxënësit të cilët ose falen ose rrahin mësuesit?

Çka do të ndryshojë?

Asgjë nuk ndryshon para se të ndryshoni të gjithë! S’ka shansa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok