21/12/2024

Letra e Krerëve të Gashit, 1689

0
Kreret-e-Gashit

Nga Mark Palnikaj

Të nderuar miq, sipas kerkeses se disa nga ju, po ju paraqes te plote letren e krenave te Gashit te rishkruar sipas versionit te shkrimit shqip te vitit 1689 dhe sipas variantit te sotem te gjuhes shqipe. Pershendes me perzemersi ndjekesit e mi dhe fisin fisnik te Gashit ne 5 kontinente ku ndodhen per respektin qe kam per ta per qendrese, trimeri dhe atdhetari te pashkeputur ndaj atdheut.

Letra e krerëve të Gashit

(në varjantin origjinal)

Faqja 319 (e dosjes se Arkivit te Propagandes ne Vatikan)

“Pre Prefetto dij bucur V. P. si kaa or?enuom scenti conuend me

darguom ende Pult katar Frat per te scerbuem atune te karstenauet chi ginten ende nahiete pugltit, e iane scuom katar uiet se poi pressam me ar?un e s’na kana passa ar?un gere tascti, e tascti ?otune i soul ende kata ?ee d??, e perse nuku iane ar?un me gi??a kafscia, chi i duhen ueti, ur?eni prei teie me endegnun, petka, libra e paa ato sun rijne, pra asctu me conuend Patrene Sebastiane po e mbame kaha, e tietarane pota dargogniam me ta kala?uom e me mar cafsciate niescim ueti e scioscit, e ta d?? suna pota lisciognam, se tutemi se, sicuur gere tascti, asctu ende pas sot nuku na uignan, e pota gliutemi fort e fort bane per laudia e tine?ot mos na lee pa d?? frat, se kemi uorfania neuoia scium, e ta jemi porossitun ende scinte orate.

Ende Gas li 30 di Maggio 1689

Di V. P. Rda

Deuotis.mi Serv.ui

Krenate e Gascit

Letra e krerëve të Gashit

(në shqipen e sotme)

Për vendosjen e letrës në gjuhën standarde më ka ndihmuar Fra Lovro Gavran. (M. P.)

  1. 319

Prefekt, Atësia Juaj (V.ostra P.aternità) e di mirë se si ka urdhëruar

Kongregata e Shenjtë që të dërgohen në Pult katër Fretër për të shërbyer këtyre të Krishterëve, që gjenden në zonën (nahietë) e Pultit, e kanë kaluar katër vjet, që po i presim të vijnë, e nuk na kanë ardhur deri tash, e tash Zoti ynë i ka sjellë në këtë vend dy.

E pasi nuk kanë ardhur me të gjitha sendet që u nevojiten: urdhri prej teje që të rrinë, petka, libra – e pa ato ata nuk mund të jenë, prandaj ashtu me marrëveshje P. Sebastianin e mbajmë këtu, e tjetrin po ta dërgojmë që t’ju tregojë e që t’i marrë sendet e nevojshme për vete dhe për shokun.

E të dy nuk mund t’i lëshonim, sepse kemi frikë (tutemi) se, sikurse deri tash, ashtu edhe në të ardhmen nuk do të na vinin.

E po të lutemi me gjithë zemër (fort e fort), bëje për lavdinë e Zotit

(e Tenzot): mos na lë pa dy fretër, sepse kemi shumë nevojë dhe jemi të varfër. Dhe porositemi në lutjet (uratat) e tua të shenjta.

Në Gash, më 30 maj 1689.

Të Atësisë Suaj të nderueshme

Shërbëtorë shumë të devotshëm

Krerët e Gashit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok