04/10/2024

LEGJITIMIMI  DEMOKRATIK I SHTETIT TË KOSOVËS

0

30 vjetori i zgjedhjeve të para parlamentare dhe presidenciale

Nga Jusuf Buxhovi

Zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale të mbajtura më 24 maj 1992 përmbyllën infrastrukturën e legjitimimit demokratik të shtetit të Kosovës. Ky proces, i filluar me Deklaratën e Pavarësisë së 2 korriku 1990 dhe i vazhduar me Kuvendin e Kaçanikut të 7 shtatorit të atij viti, në përputhje me Kushtetutën e Kaçanikut, vuri në binarët e pandalshëm historik shtetin e Kosovës në përputhje me vullnetin e shprehur në Referendumin për Pavarësi të 26 shtatorit 1991.

Në këto zgjedhje, ndonësë u mbajtën në rrethanat e okupimit policor dhe ushtarak jugosllav, me ç’rast u veprua me të gjitha mjetet që ato të dështojnë, qytetarët e Kosovës, më një shumicë absolute votuan për parlamentin shumëpartiak dhe për presidentin e Kosovës. Me këtë rast, dr. Ibrahim Kosova u zgjodh presidenti i parë i shtetit të Kosovës, që atij i dha legjitimitet të plotë në planin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Zgjedhjet e para parlamentare, pas konstituimit të Kuvendit, kryetar i të cilit u zgjodh akademik Idriz Ajeti, i hapën rrugën formimit të Qeverisë së Përkohshme të Republikës së Kosovës, që do të veprojë nga fundi i atij viti, me shumicën e resorëve  jashtë vendit (kryesisht në Gjermani). Prej andej do të udhëhiqet i ashtuquajturi shtet paralel, që veproi deri më 24 mars 1999, kur filloi fushata ajrore e NATO-s ndaj forcave policore dhe ushtarake jugosllave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok