05/11/2024

Kur President kishim Ibrahim Rugovën

0

Nga Ndue Ukaj
Imagjinojeni një kohë kur president kishim Ibrahim Rugovën.
Ai postulat të punës së tij kishte ndërtimin e një shoqëri demokratike e tolerante.
Rugova me urtësi i fashiti dallimet e mëdha, nuk u rrëmbye kurrë nga instinkti i turmave dhe në çdo deklaratë promovonte veç shpirtin e tolerancës dhe vlerat demokratike.
Tanimën duket qartë se i kemi bjerrë mësimet e tij dhe nga shoqëria tolerante e demokratike, po kalojmë në një shoqëri ekstreme dhe jo tolerante.
Këtë dikush e quan “koha e ndryshimeve”. Nejse, ka ndryshime që sjellin shkatërrim, arrogancë dhe jotolerancë.
Duke i parë sjelljet foshnjore të udhëheqësve tanë e duke i parë si janë dëmtuar raportet me Amerikën, seç m’ u kujtua nobelistja e letërisisë Olga Tokarczuk dhe tregimi Çe Guevara, ku thotë:
“Instinkti i kopesë në momente historike përforcohet”.
Po, afshi që ngjall instinkti i kopesë në momente historike i vërbon pushtetkërkuesit dhe iu humb arsyen.
Kosova s’ duhet të shpikë shkollë të re politike, e ka shkollën më të mirë të Europës Juglindore, të cilën e përfaqëson figura shembullore e Rugovës.
Ai, gjatë jetës politike e krijuese, ka treguar sa shumë di to dojë dhe jo të urrejë.
Ai, gjatë gjithë jetës politike e krijuese ishte i vërtetë me vete e me të tjerët.
Prandaj, ai pritej me nderim e respekt kudo: në Shtëpi të Bardhë e në të gjitha qendrat e rëndësihme politike dhe s’ bënte ekskursione sharlatane politike.
Këtë fotografi nuk gënjejnë, janë historia e vërtetë e Kosovës dhe liria e pavarësia jonë i kanë themelet edhe te këto fotografi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok