LEGJENDË E GJALLË
Kushtuar Korifeut të demokracisë dhe qëndrestarit ndaj diktaturës ,Kasem Shehut;si dhe brezave të atdhetarisë së kësaj familje fisnike.Kjo poemë merr shkas nga shkrimi i Bajram Canametit:”Kasem Shehu,fisnik i rrallë i Matit”,botuar në gazetën “Zëri i pensionistit”nr.2(86) më 7 dhjetor 2019.
NGA MEVLUD BUCI
Kasem Dibra
Bir Arbnor,trim i vendit
Ballëshqiponjë.
Me delegatët
E Prizrenit.
Burrë human
Prijës lirie
Atdhetar.
Gen dibran
Besë triminie
Shpirt altar.
Qysh nga Dibra
Në Kostenjë
Në Mat të barotit,
Bashkë me vllazën
Burrë bujar
I Kastriotit.
Bashkë me vllazën
Burr buajar
I Kastriotit,
N`Myzë të Matit
Ballëkrenar
Si trimat e motit.
Në Myzë të Matit
Ballkrenar
N`troje t`barotit
Mjek i rrallë
Bekim i zotit.
N`Dibër,Mat
Pukë,Librazhd
Edhe n`Mirditë,
N`roje të jetës
Kasem Dibra
Lëshon dritë.
N`roje t`jetës
Kasem Dibra
Lëshon dritë,
Bir i shkrepit
Burrë i dijes
Plot meritë.
I ndrit kohës
Nëpër breza
Lis i tabanit
N`at kullë
Me tre poda
Kullë e matjanit.
N`at kullë
Me tre poda
Kull e matjanit,
Gen trimnie
Për flamur
Shqipe e vatanit.
Gen trimnie
Për flamurr
Sokola mali,
Djemtë e tij
Hysen Hazisi
Dhe Xhemali…
Djemt e tij
Shpirt hyjnorë
Trashëgimtarë,
Mjekë të shquar
Popullor
Drit në altar…
Zë i jetës
Burr i dijes
I shtrëngatës,
I ndrit kohës
Nëpër breza
N`breg të Matës…
Me shtatë zemra
Atdhetar
E azgan mali,
Me dy djemtë
Hysen Hazisi
Dhe Xhemali.
Djemtë Hyseni
Hysen Hazisi
Dhe Xhemali
Zë lirie
Qëndrestarë
Shkrepa mali.
Kasem Shehu
Bir i kullës
Me trek ate
Mat baroti
E ka Ante
Bir shtrëngate.
Kull e Shehut
Kullë me sofër
Bujarie,
Dritë e dheut
Arkiv bese
Historie.
Sali Shehu
Azgan Mati
Burrë dai,
Qëndrestar
Në Kakarriq
Ndaj Malit të Zi.
Qëndrestar
N`Kakarriq
Ndaj Malit të zi,
Flakadan
Në Shkallë të Deshve
Me Serbi.
Ku të kam
Sali Kasemi
Prometeu
Kushtrimtar
Trim të pushkës
Të ka atdheu.
Kushtrimtar
Trim të pushkës
Në ballë të shtegut,
Trim i rrallë
Besnik jete
I Ahmet Begut.
Trim i rrallë
Besnik jete
Mbete burrë
Për flamur
Ahmet begun
Shoqërove
Gjer në Vlorë.
Ky Hazisi
Me pesë vllazën
Të fortë bedena,
Për liri
Kundër fashizmit
Bij levena.
Lum o Mat
E lum Arbnia
Për kta djema
N`kullë të Kasemit
Dritë lirie
Bleron mrena.
N`kullë t`Kasemit
Dritë e liri
Bleron mrena,
Bazë qëndrese
Gen pas geni
Shkrep me rrema.
Bazë lirie
Gen pas geni
Pushkë e sofër,
N`Myzë të Matit
Kjo kullë bese
Dritë në votër.
N`Myzë të Matit
Kjo kullë bese
Porsi kalaja
U vranë pa gjyq
Dy bij qëndrese
Hazisi e Isaja.
U vranë pa gjyq
Këta pinjollë
Sua trimi
Dhe vëlla i nënës
Kapiten i Zogut
Ky Kurt Gjini.
Dhe vëlla i nënës
Kapiten i Zogut
Lind prej baruti
U lidh në pranga
Trim i trimit
Adem Kurti.
U lidh në pranga
Trim i trimit
Adem Gjini,
N`at Spaç
E n`Qfë Bari
Zë kushtrimi.
N`at Spaç
E Qafë Bari
Nipi e daja.
Adem Gjini
E Kasem Dibra
Porsi kalaja.
Adem Gjini
E Kasem Shehu
Rreze drite,
Si Mati e Drini
Për demokraci
Dritë merite.
Si Mati e Drini
Për demokraci
Fisnik i rrallë,
Kasem Shehu
Bir i Matit
Legjendë e gjallë.
Miqtë e kullës
Të nderuarit
E Kasemit,
Bir i furtunës
Burra t`besës
E të vendit.
Këta Xhetanët
Kolët,Kurtët
E Rizvani,
Si luanët
Bij të barotit
Bij tabani.
Brahimlikajt
Edhe Doçët
Dhe Allamani,
Miq të besës
Miq të vërtetë
Bij matjani.
Gjinajt,Dodajt
Nikajt e Lala,
Edhe Çela,
Miq për kokë
Miq të besës
Nëpër breza.
Myzë e Matit
Tokë e ndritur
E Arbnisë,
Ke rrit bijtë
E Kasemit
Fisnikërisë.
Ku të kam
O Kasem Shehu
Je stërrallë
Promete demokracie
Legjendë e gjallë..
JANAR,2020, LUKAN ,KATËR-GRYKËT,DIBËR