Largohu, o Edi Rama, zuzar!
Mjaft më me gjakun tonë!
Nga Petrit Dibrani
Largohu o Edi Rama, zuzar.
Studentët që ke nxjerrë policinë t’i tërheqë zvarrë nëpër rrugët e Durrësit dhe të Tiranës, nuk janë “numra” në statistikat e qeverisë tënde.
Ata janë fëmijët tanë, gjaku ynë dhe shpirti i këtij vendi!
Trupi i tyre i njomë nuk mund të thyhet, nuk mund të dhunohet dhe nuk mund të sakrifikohet për teket e tua politike, as për arrogancën e pushtetit tënd.
Sot, si prindër, si nëna e si baballarë, ne po shohim vajzat tona duke qarë e duke kërkuar ndihmë nga prindërit përmes kamerave, ndërsa dhuna policore i sulmon thjesht sepse kërkojnë një të ardhme në vendin e tyre.
Pezullimi i disa policëve është vetëm një lojë fasadë; (përgjegjësia e vërtetë është e jotja!)
Nuk i lindëm dhe nuk i rritëm fëmijët tanë me sakrifica që ti t’i dëbosh nga Shqipëria ose t’i shtypësh me gaz lotsjellës kur guxojnë të ngrenë zërin.
Kur preken fëmijët, është prekur shpirti i çdo prindi dhe t’gjithë prindërit kthehet në mburojë.
Kjo nuk është thjesht një protestë për tarifa e për konvikte, ky është reagimi i një populli që nuk pranon më të shohë fëmijët e tij të dhunohen.
Me të ardhmen e fëmijëve tanë nuk ka më kompromis!
Trupi i tyre janë gjaku ynë shqiptar dhe nuk lejojmë të thyhen eshtrat e tyre për teket e tua!
“Një për të gjithë e të gjithë për një, për studentët që janë fëmijët tanë dhe për Shqipërinë tonë, nga Çamëria në jug dhe deri te Molla e Kuqe në veri”.
