18/11/2024

Lamtumirë At Antonio Belushi, Bilbil i Gjuhës Shqipe dhe i Kombit

0

Nga Keze Kozeta Zylo

Edhe pse të larguar 600 vjet më parë, pas vdekjes se Skenderbeut, Arbereshet e Italise nuk i harruan kurre rrenjet e tyre te lashta.

Arbereshi i ndritur i Kombit At Antonio Belushi, prifti ortodoks, studiues i holle i trevave shqiptare dhe gjithe gjenezës së saj ka nderruar jete.

Kemi pasur fatin me Qemalin ta takojme dhe intervistojme ne 100 Vjetorin e Vatres dhe ne Konferencen shkencore te saj.  Arbereshi i shquar pasi mesoi per shkollat shqipe “Alba Life” na la porosi:  Kurre mos e harroni Gjuhen Shqipe!  Punoni deri ne frymen e fundit me femijet shqiptare qe te mos asimilohen.

Gjaku na therret te gjitheve.

Arbëresh je ti, mos e harro,

Gjuhën e mëmës ti mos e largo,

Kujtimin e Atdheut ti në zemër shtërngo,

Farën e Skëndërbeut ti sot trashëgon!   Bellushi

——-

At Antonio Bellushi eshte prift arbëresh, gazetar, shkrimtar, pedagog, etnolog, lindur në vitin 1934 në Frashinetë të Kozencës, (Itali).

Diplomuar për filozofi e teologji. Ka shërbyer si prift famullitar arbëresh. Ka themeluar revistat “Vatra Jonë, “Lidhja”, shoqatën kulturore dhe shtëpinë botuese “G. Kastrioti”, Bibliotekën Ndërkombëtare “Bellusci”. Ka botuar studime në periodikët “Shejzat”, “Zgjimi”, “Katundi Ynë”, “Studime Filologjike”, “Përparimi”. Qysh nga viti 1962 ka bërë udhëtime, studime dhe kërkime etnografike në vende të ndryshme, ka marrë pjesë në veprimtari shkencore në kuvende, kongrese në Itali, Shqipëri, Kosovë, Itali, SHBA, Australi. Ka botuar librat “Këngë fetare arbëreshe”, “Argalia në tekstet popullore arbëreshë në Frasnitë”, “Magjia, mite dhe besime popullore në katundet arbëreshë”, “Fjalor Frazeologjik i Arbëreshëvet në Itali dhe Arbërorëve në Greqi”, “Blegtoria në Frasnitë”, :Kërkime dhe Studime ndër Arbërorët të Elladhës”, “Antologjia Arbëreshe”, “Arbërorët-Arvanitë”.

Është nderuar nga Qeveria Italiane, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Qeveria e Kosovës, etj.  (Wikipedia)

19 Qershor, 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok