30/12/2024

Kush ju tha se ne politike s’duhet edhe pak burrni?!

0
Nikoleta_Kovaci1

Nga Nikoleta Kovaçi

Prej nji jete politika asht pagezue me emnin e profesionit ma te vjeter ne bote! E, ne fakt, duhet besue se ajo cdo vit e ma teper deshmin se e tejkalon ne gjithcka ate profesion… Por qe te mos jete krejt ‘bunder’, pse nuk u dashka dikush me dal nga rrjeshti, nga lloji, nga letyra, nga maskarada qe asht instalue ne krijimin e forcave politike?!

Tjetersimi i qenies ne momentin qe nis e merret me politike, kryesisht ne kte vendin tone-peng, thuajse asht i pashmnagshem! Thuajse asht legjitim! Mue, realisht, prej dekadash mu ka krijue ideja se njerzit qe merren me politike lindin te trasnformuem ne karakter por ma vone kam mendue se ata nuk lindin, ama jane te gatshem!

E pranoj edhe faktin e domosdoshmerise me u duk, me mbijetue, me pase nji te ardhun te mire ekonomike, me ba vete jete luksi me plot te mira materiale rreth e rrotull e masanej me u shfaq sikur nuk iu intereson hiç se ç’a thone dynjaja… sidomos kjo e jona qe shkon mas tyne pa grimen e dinjitetit…

Pra me vetedije, qenia politike shqiptare s’ka dert hiç se si ngjitet ne maje por mjafton te jete ne maje… duhen admirue per kurajon dhe pranimin e cdo vetperdhosjeje ne emen te pozicionit ku i vendos transformimi…

Po, ne tane kete veterrenim genetik dhe te pafre, si asht e mundun qe mos me mendue nji here te vetme se ne kte dreq zanati prej hajnizimi, duhet pas edhe pak burrni, fare pak! Bahet fjale per ate grime qe te veçon, qe të ban me rujt pak dinjitet, pak karakter, pak identitet…

Si asht e mundun qe me kane politikan duhet patjeter e me cdo kusht me lepi ate qe pershtyne; mos me qendrue 24 ore ne ni fjale (se per ide s’bahet fjale, lavdi Zotit); mos ma thane nji jere jo, mos me dal nji here kundra, mos me u bind deri ne zhbindje thelbesore; mos me e kosniderue armik ate qe flet keq per ty publikisht, qe vjell vrer, qe reshtohet ne krahun e se keqes etjjjj?

Veç nga pak prej ktyne cilesish a smundet me e pas qenia qe merret me politike?! Kush iu tha qe asht e pamundun?! E mbi te gjitha: kush dreqi iu ka msue se politika nuk ka nevoje per pak burrni, dinjitet e ideale, sidomos kur ne loje jane fatet e vendit, Atdheut e Kombit?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok