12/12/2024

Kush është për ndarjen e Kosovës është kundër UÇK-së, SHBA-ve, NATO-s dhe kundër Shtetit të Kosovës

0
u1_Skender-Kapiti

Nga Skënder Sadri KAPITI

Kosova shqiptare qindra e mijra vjeçare sot mbushi 11 Vjetorin e Pavarësisë.  Sot këtë shkrim të shkurtër në këtë Ditë të Madhe Kombëtare do t‘ia kushtoj  faktit të asaj se po flitet e përflitet shumë për mundësinë e korigjimit te kufijve apo të ndarjes së Kosovës.

Ata  të cilët janë për ndryshim,korigjim apo shkëmbim territoresh të  cilat çojnë në ndarje apo  coptim të Kosovës  ata janë kundër interesave kombëtare shqiptare, janë  kundër kombit shqiptar dhe historisë së tij.

Kjo sepse   nuk ka  asnjë pëllëmbë tokë serbe në Kosovën e sotme të pavarur ,por përkundrazi, Serbia ka nën sundimin kolonial te saj akoma edhe shumë troje shqiptare të Toplicës, Kosovën Lindore dhe të Sanxhakut.

Kush është për ndarje të Kosovës dhe për shkëmbim territoresh me Serbinë bën tradhëti,  pasi shkëmbim territoresh nuk mund të bëhen, sepse nuk mund  të shkembehen troje  shqiptare të  Kosovës shqiptare me troje shqiptare të cilat janë padrejtësisht akoma nën Serbi.

Kush është për shkëmbim trojesh dhe për ndarjen e Kosovës është edhe kundër UÇK-së , kundër luftës së saj e cila lindi si ushtri dhe që luftoi për Çlirimin e Kosovës , pra luftoi për Kosovën dhe jo për një Kosovë të ndarë siç mundohen ta bëjnë armiqte e Kosovës edhe tani pas 20 vitesh të Çlirimit të saj.

Kush është për ndarje apo për shkëmbim territoresh është edhe kunder SHBA-ve dhe kunder NATO-s sepse edhe ato luftuan për çlirimin dhe për Pavarësimin e Kosovës . Dhe ata të cilët janë për ndarjen e Kosovës  apo  edhe për shkëmbim territoresh me Serbinë janë kundër Pavarësisë së Kosovës dhe kundër simbolit të saj , kundër Flamurit të Kosovës i cili ka hartën e Shtetit të Kosovës, ka  kufijt e saj, të gjithë territorin e saj.

Dhe meqenëse shumica e shteteve  e kanë njohur Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran , ata kanë pranuar dhe njohur edhe simbolet e Shtetit të Kosovës, kanë njohur edhe Flamurin e saj i cili ka edhe hartën e territorit të shtetit të Kosovës, ka kufijt e saj. Pra Kosova është njohur ndërkombëtarisht nga të gjitha shtetet demokratike të botës, nga shumica e shteteve të BE-së dhe nga shumica e Shteteve të OKB-së dhe për nga rëndësia: së pari është njohur nga SHBA, e cila është superfuqia globale dhe  Aleati strategjik i deklaruar i shqiptarëve.

Prandaj askujt  dhe asnjë politikani e asnjë pushtetari  shqiptar nuk duhet,   që  as të deklarohet  madje, për shkëmbim territoresh sepse kjo  përbën  tradhëti të rëndë kombëtare.

Nuk është   e domosdoshme që Kosova të njihet nga Serbia sepse Kosova e fitoi luftën kundë saj dhe sot ka Shtetin e vet të pavarur.

Edhe poqese Serbia nuk do e njihte kurrë  Kosovën, Kosova nuk ka nevojë për njohjen e saj, dhe Kosova  nuk duhet që të diskutojë kurrë me Serbinë për kushte dhe për marrëveshje për shkëmbim territoresh sepse  në Kosovë nuk ka asnjë pëllëmbë tokë serbe, por ka vetëm kolonë serbë të cilët i ka vendosur dhe instaluar aty  kolonizatori pushtues dhe genocidist serb.

UÇK, SHBA dhe NATO sollën Lirinë, Pavarësinë dhe Shtetësinë e Kosovës, e cila ka Territorin e vet, ka Parlamentin e vet, ka Kushtetutën e vet, ka Qeverinë e vet dhe ka Flamurin e Ushtrinë e vet.

Pra, askush dhe asnjë politikë, asnje diplomaci dhe asnjë individ  as i brëndshëm dhe as i jashtëm sado pushtet dhe sado i veshur me pushtet dhe me autoritet që  ata të jenë ,ata nuk mund të dalin  mbi Shtetin e Kosovës, as mbi institucionet e tij dhe as mbi sakrificat, as mbi vullnetin dhe as mbi pushtetin e popullit sovran  të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok