Kush është në të vërtetë non-grata në SHBA, Rama apo Berisha?!
Nga Enver Bytyçi
Para për të mposhtur kundërshtarët politikë brenda vendit! Kjo është domethënia e marrëdhënies së kryeministrit të Shqipërisë më zyrtarin e lartë të FBI-së në SHBA! Këtë fakt e zbulon hetimi gjyqësor i gjykatës së Uashingtonit. Ndërkaq Edi Rama thotë vetëm një fjali: “E çfarë nëse e takova unë McGonigal”?! Është e njëjta strategji e tij me të gjitha rastet e tjera të skandaleve. Po rikujtoj: “E çfarë se deputetët e kryetarët e bashkive të Rilindjes dalin nga radhët e kontingjentit të krimit”?! “E çka që ministrat e Ramës vjedhin dhe grabisin pasuritë publike”?! “E çka që zëvendësi i tij për shkak të korrupsionit është tashmë non-grata edhe në partinë e tij”?!
Por nëse mblidhen të gjitha rastet, atëherë kemi të bëjmë me një organizatë kriminale horrash. Kjo organizatë e ka një përbindësh në krye të saj, sepse ndryshe nuk mund të ndodhin gjithë këto skandale! Ndërkaq përbindëshi ende lufton e shpreson të dalë i pafajshëm. Pafajësinë e kryehorrit përpiqen ta minimizojnë morrat e pushtetit të Rilindjes në medien shqiptare! Këta morra të kuq vazhdojnë ende të thonë se “Kryeministri është i pafajshëm”! Gati sa nuk e bëjnë “engjëllin” e demokracisë shqiptare!
Kurse e vërteta është ndryshe. Një nga morrat e këtij pushteti është kapur në flagrancë tek thoshte: “A dëgjon ti more burrë…! Ç’ nuk po bëjmë për ta shkatërruar Berishën… për ta hequr qafe atë plenrën! … Ore a kupton ti? Po paguajmë qimet e kokës për ta larguar e zhdukur nga skena fare! Do bëjmë ça kemi në dorë që t’ia nxijmë jetën! Dëgjo e beso vëllain tat ti! Kuptove”? Kjo është deklarata e Sokol Ballës, njeriut që e shoqëron Edi Ramën jo vetëm në Europë e SHBA, por edhe në zyrën e ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.
Nuk kishte ndodhur ndonjëherë e nuk e di nëse ka ndodhur në ndonjë vend tjetër që pushteti, kreu i mazhorancës dhe ekzekutivit të investohet kaq shumë për të zhbërë opozitën e vendit të vet. Ndërsa shqiptarët në pritje të shohin faktet e provat kundër Doktorit “të implikuar në korrupsion”, panë një film tjetër horror të tipit Netflix. Amerikanët provuan përfundimisht se lobuesi kryesor anti-opozitë në krye të ekzekutivit shqiptar ka përdorur korrupsionin për të lobuar kundër opozitës shqiptare, kryesisht kundër Sali Berishës. Me këtë akt, amerikanët de facto e zëvendësuan non-gratën Berisha me non-gratën Edi Rama! E shpallën Edi Ramën si krye horrin e korrupsionit në Shqipëri. Madje me një histori korrupsioni të padëgjuar më parë! Pagesë parash për të zhbërë opozitën e Shqipërisë! Dosja McGonigal në Uashington dhe Nju Jork implikon së paku në 14 paragrafë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Për çfarë? Për pagesa e favore me qëllim të baltosë opozitën dhe ta shkatërrojë atë.
Edi Rama është i vetmi kryeministër në botë që ka lobuar dhe lobon, ka paguar dhe paguan për të zhbërë vlerat e madje territoret e vendit e të kombit të tij! Edi Rama më skandalin e McGonigal na bën me dije fakte tronditëse: – Ai duke korruptuar një zyrtar të lartë të FBI-së amerikane ka vepruar në mënyrë mafioze për minimin e institucioneve dhe interesave amerikane, për pasojë edhe të demokracisë amerikane dhe vlerave të saj! – Me aktin e bashkëpunimit korruptiv me McGonigal dhe bashkëpunëtorët e tij, personin A, B e me radhë, kryeministri i Shqipërisë ka minuar demokracinë shqiptare, madje shtetësinë dhe vlerat e kombit shqiptar! Edi Rama duke përdorur paratë e taksave tona për të korruptuar zyrtarë amerikanë dhe të tjerë në Europë ka shpërdoruar pasuritë e shqiptarëve!
Ai ka shpërdoruar buxhetin e shtetit dhe është investuar në përçarjen e politikës shqiptare! Përçarja e politikës shqiptare është strategji ruse dhe serbe! Edi Rama në këtë kuptim ka ndihmuar për interesat ruse dhe serbe në Shqipëri, në Kosovë e në rajon! Ndërkohë që është përpjekur në këo veprime anti-kombëtare dhe anti-shtetërore, që lidhjet e tij me rusët, serbët e me djaj të tjerë t’ia faturojë opozitës, Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Madje aktivizoi emra tjerë amerikanësh për ta akuzuar Sali Berishën të lidhur me Moskën, pasi u kishte dhënë koncensionin e naftës në Shqipëri. Ndërsa, Basha ra në kurthin e Ramës pa e ditur se Muzin ishte gjithashtu njeriu i kryeministrit të Shqipërisë e njëkohësisht pa e ditur se çfarë ai përfaqësonte në raport me rusët!
Për Sali Berishën deri më sot nuk ka asnjë fakt që mund ta komprometojë me lidhje ruse e serbe. Madje shqiptarët nuk kanë mësuar asnjë fakt dhe provë për arsyen e shpalljes së tij non-grata nga sekretari i Shtetit, Antony Blinken! Po bëhen dy vite dhe askush nuk ka dhënë një fakt të vetëm. Dhe historia e Charls McGonigal zbuloi se Doktori ka pasur të drejtë në përballje e tij për të vërtetën. Kurse e vërteta nuk vonoi. Skandali që ka tërhequr vëmendjen e gjithë medieve amerikane dhe evropianë është tashmë akuzë për Edi Ramën. Është kryeministri i Shqipërisë autori e sponsori i luftës kundër Berishës dhe opozitës! Është ai gjithashtu minuesi i demokracisë në Shqipëri dhe i korruptuari më i madh i të gjitha kohërave në këtë vend!