20/07/2024

Kurt(h)i i shtetit!

0

Shkruan: Florim Zeqa

Titulli i këtij shkrimi është pak më tepër se një analogji. Nëse e marrim emrin Kurti, është kryeministri i vendit me legjitimitetin më të madh qytetar nga paslufta në Kosovës, por nëse i referohemi takimit të 18 marsit në Ohër mes Kurtit dhe Vuçiqit, atëherë kemi të bëjmë me kurth ndërkombëtar ndaj shtetit tonë.

Personaliteti i dyfisht i Albin Kurtit

Nëse e kujtojmë Kurtin si opozitar, kishim të bënim me një politikan të guximshëm dhe të vendosur, me një atdhetar të madh dhe të pathyeshëm në qëndrimet politike, Por, nëse e analizojmë Kurtin si pushtetarë apo kryeministër të vendit, atëherë kemi të bëjmë krejtësisht me një personalitet tjetër, të thyeshëm dhe elastik.

Pavarësisht oscilimeve politike, Albin Kurti është kryemistër i vendit dhe përfaqësues legjitim i Kosovës në dialog me Serbinë. Si i tillë çfarë është, atij i duhet mbështetje e gjërë e spektrit politik në përmbylljen e dialogut me Serbinë.

Presioni ndaj Kurtit, presion ndaj shtetit të Kosovës

Takimi i 18 marsit është vazhdim i takimit të fundit, i cili nuk solli nënshkrimin në plan, por dakordimin për t’u bërë marrëveshje mes Kosovës dhe të Serbisë. Vënja eventuale e firmave mbi marrëveshjen e dakorduar në Ohër, do ta bënte marrëveshjen të ligjshme dhe të obligueshme për të dyja palët.

Mirëpo, mosnënshkrimi i kësaj marrëveshje në Ohër ka rrezik të kthehet në konflikt të armatosur mes Serbisë dhe Kosovës. Thënë ndryshe, presioni ndaj Kurtit dhe kurthi ndaj shtetit tonë nuk po bëhet për marrëveshje përfundimtare me Serbinë, por vetëm për formimin dhe legjitimimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive, të barasvlefshme me autonomi për serbët e Kosovës, përkatësisht krijimi i një subjektiviteti të ri politik i cili e ndanë sovranitetin e shtetit të Kosovës në dysh mes serbëve dhe shqiptarëve.

Asociacioni nuk është produkt i Albin Kurtit

Kurthi i Serbisë është se, duke e pranuar planin-franko gjerman i cili nuk parasheh njohje dhe as zgjidhje përfundimtare, ajo synon ta realizojë Asociacionin dhe ta defunksionalizojë edhe më tutje shtetin e Kosovës, të cilin as që do ta njohë ndonjëherë, por do t’i bëjë obstruksione të vazhdueshme implememntimit të këtij plani siq ka bërë më çdo marrëveshje të deritanishme ndërkombëtare me Kosovën.

Për këtë arsye, kryeministri Albin Kurti, duhet të tregohet i kujdesshëm në mbrojtjen e interesave shtetërore, në mënyrë që Asociacioni të realizohet me koston sa me të ulët për Kosovën. Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se Asociacioni nuk është produkt i Albin Kurtit, por është i trashëguar. Andaj, Albin Kurtin mund ta akuzojmë për mosmbajtjen e shumë premtimeve elektorale dhe ndryshimin e qëndrimeve politike, por jo edhe për Asociacionin, të cilin as nuk e ka formuar dhe as që mund ta parandalojë.

Nëse vërtetë faktori ndërkombëtar dëshiron paqe dhe stabilitet afatëgjatë në rajonin e trazuar të Ballkanit Perëndimorë, atëherë duhet të jenë më të vendosur se asnjëherë më parë për zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të çështjes së Kosovës. Në të kundërtën, nëse vazhdojnë me ledhatimin e Serbisë dhe përbuzjen shqiptarëve të Kosovës me izolim dhe diskriminim të mëtutjeshëm, atëherë Kosova përherë do të mbetet vatër krize dhe potencial i fillimit të një lufte të re në këto hapësira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok