21/12/2024

Kurthi i nismës për mbledhjen e përbashkët të parlamentit të Shqipërisë dhe të Kosovës!

0
Enver-Bytyci1

Nga Enver Bytyçi

Sot u zhvillua mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe kësaj të Shqipërisë! Një ndër propozimet e kryeministrit të Shqipërisë zotit Rama ishte që në nëntor të bëhej mbledhja e përbashkët e të dy parlamenteve, të Shqipërisë e të Kosovës dhe kësaj radhe në Vlorë!

Nuk ka si të provokojë më tinëzisht Edi Rama, se sa me këtë iniciativë të tij! Albin Kurti i tha se do të pyeste Glaukun! E pas kësaj përgjigje unë shoh se edhe Kurti dyshon në një inciativë si kjo e kreut të ekzekutivit shqiptar. Po ku fle djalli?

Dy elementë duhen dalluar në këtë iniciativë:

Së pari Edi Rama i jep një ndihmë të madhe Beogradit. Kjo për arsye së presidenti dhe qeveria serbe do ta përdorin këtë iniciativë të propagandojnë nëpër botë se “Kosova nuk do të ekzistojë si shtet. Se ajo shpejt do të bashkohet me Shqipërinë! Prandaj dhe nuk keni pse e njihni një shtet jo anëtar të OKB-së, i cili vullnetarsht dëshiron të bashkohet me Shqipërinë”! Pasoja: Asnjë njohje, asnjë përparim në rrugën e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës!

Së dyti, ky propozim është i rekorduar me vëllain e madh, Aleksandër Vuçiq. Jo vetëm për arsyen e mësipërme. Por edhe se nxit nisma qytetare për bashkimin e të dy vendeve. Në këtë rast Serbia arrin ta ndajë Kosovën, tashmë jo në kufijtë e lumit Ibër, por shumë më poshtë, ndoshta deri te Manastiri i Deçanit! E kam thënë edhe herë të tjjera, sipas së drejtës ndërkombëtare, nëse një territor shkëputet nga sovraniteti i një shteti dhe bashkohet me një shtet tjetër, atëherë duhet pajtueshmëria e tri subjekteve – shtetit nga ku shkëputet (Serbia), territori që shkëputet (Kosova) dhe shtetit, të cilit i bashkëngjitet (Shqipëria). Serbia punon prej vitesh e ndoshta dy dekadash që ta arrijë këtë sukses të saj politik, diplomatik e nacional. Edi Rama po e ndihëmon me përkushtim të pakrahasueshëm!

Mos bini pre e pak votave që mund t’i humbisni! Në fund të fundit sqarojeni qytetarin e Kosovës hapur për këtë kurth të Edi Ramës me Aleksandër Vuçiq dhe mos pranoni të bini pre e intrigave të tilla!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok