22/12/2024

Kur Zoti krijoi njeriun, ai ishte ende duke eksperimentuar me Ramën

0
u1_Dasareti

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Shqipëria është vendi ku gomarët më në fund e kapin karotën. Shqipëria udhëhiqet nga hajdutët, injorantët, psikopatët, këlyshët e armiqve dhe tradhtarët famëkeq. Krimbi gjendet në shpirtin e njerëzve të ligë. Aty duhet ta gjurmosh, kërkosh, kuptosh dhe luftosh.

***

Ti zeroja njerëzore!

Ti ke strategji dinake

dhe gjene të pafavorshme.

Kështu që unë dëgjoj atë që ti me plehun e gojës belbëzon,

por e di çfarë ti mendon.

***

Është shumë e rëndësishme që ne të mos flasim më me doreza dhe përreth, por t’i quajmë gjërat plotësisht me saktësi dhe me emrin e tyre të vërtetë. Gënjeshtra më e madhe është e vërteta e cila fshihet. Patjetër të luftojmë menjëherë Krimin, nepotizmin, korrupsionin, tradhtinë.

Gjithmonë janë ndihmësit ata që bëjnë të mundur diktaturat. Rama është një mjeshtër i manipulimit dhe shitjes së mjegullës. Në “Rilindjen” e tij ka një bollëk ndjekësish.

“Duhet të jetë mirë të jesh në gjendje të komandosh, edhe nëse është mbi një tufë delesh.”- Cervantes

Kryeministri jo-legjitim i shtetit amë, është jo vetëm një piktor i dështuar që edhe prapanicën e vet e qëndisen me gabime, por edhe një cullak i neveritshëm plazhesh, një narkoman dhe një  krijesë e sëmurë psikike. Ai është edhe një servil i Soroshit, i çetnikëve serb dhe grekëve të sajuar. Hajdut i pangopur, i pabesë, mashtrues, shpirtkeq, një shkatërrues i gjithë monumenteve historike shqiptare, terrorizues i rinisë dhe fukarenjve, një gënjeshtar patologjik dhe plotësisht i paaftë dhe papërshtatshëm për të mbajtur zyrën më të rëndësishme në Shqipëri.

Kryeministri që u “zgjodh” me vota të vjedhura, do që gjithë tjerët që e rrethakojnë, përfshirë pseudo-mediat që e kanë shitur prapanicën te ai, apo qafëleshët që e simpatizojnë, të dinë më pak se ai. Dhe, pasi ai din shumë pak, të gjithë tjerët nuk dinë asgjë.

Për më shumë se 7 vjet njerëzit e pyesin vetveten: Kush ishte dhe është me të vërtetë rreth Ramës kur ai ka kryer dhe vazhdon të kryej veprimet e tij të ligëta që konsiderohen midis më të këqijave në historinë shqiptare? A qëndron ai vetëm, si një i vetmuar me besim në aftësitë e tij, apo vepron në emër të disave, nëse në emër të tjerëve atëherë të kujt përveç Vuçiçit, Soroshit, Putinit?

Rama i përket një rrethi sundimtarësh të rrallë që po bëjnë një luftë të ashpër kundër nacionalizmit shqiptar. Ai me bandën e tij prej dobiçësh antikombëtarë janë të vetëdijshëm se dashuria atërore është në zemër të asaj që luftohet, diçka për të cilën duhet të heshtësh. Prandaj me urdhër të huaj, nëpërmjet varfërisë së qëllimshme edhe shpopullon Shqipërinë, popullsia e së cilës veç ka filluar të zëvendësohet me afrikan, aziatik e arabik.

Thuhet se kryeministri i paligjshëm është një produkt i një familjeje thellësisht jofunksionale, duke e bërë atë një udhëheqës ose akoma më mirë, një krijesë unike shkatërruese dhe të paqëndrueshëm të vendit. Llogaria nuk kërkohej kurrë nga Rama, dhe ai gjithmonë shpërblehej pa marrë parasysh sa dobët e bëri punën e tij.

Ne nuk mund ta lëmë të shkatërrojë tërësisht vendin tonë të përbashkët edhe duke e mbushur me qindra-mijë “refugjatë” ilegal të paligjshëm që shumë shpejt do ta ndryshojnë demografinë e vendit. Ndërkaq, policia (private) e tij nuk ka mundësi të ruaj kufirin, sepse është e zënë të terrorizon fëmijët që protestojnë kundër vrasjes së të riut, apo të atdhetarëve që mundoheshin të mbrojnë nga rrënimi Teatrin Kombëtar dhe monumentet (simbolet) tjera me vlera historike.

Ai është i dobët dhe egoja e tij është e brishtë, që thyhet a që thërrmohet lehtë. Vetëm mungon vullneti i juaj. Asgjë nuk është e mjaftueshme. Ky nuk është narcisisti tipik. Pasiguria e tij e thellë ka krijuar një vrimë të zezë, e cila vazhdimisht ka nevojë për komplimente, të cilat zhduken sapo të jenë futur brenda.

***

Poshtërsi-dobësi civilizuese kombëtare. Një shoqëri e tërë është në shërbim të disa hajdutëve.

Në dy shtetet tona që nuk funksionojnë, FYROM dhe trojet tjera nën pushtim, vetëm disa njerëz të privilegjuar kanë gjithçka, tjerët nuk kanë asgjë. Është një mëkat dhe krim kundër popullit, kundër brezave të ardhshëm. Epoka e “politikanëve” të korruptuar, ata që shikojnë vetëm te vetja dhe për veten e tyre, më në fund duhet të marrë fund. Menjëherë. Zgjohuni, dhe nga truri freskohuni. Jeta është shumë e shkurtër për të fjetur pareshtur apo për të urryer njëri-tjetrin. Duaje kombin dhe vendin tënd, respektoji të tjerët që nuk të urrejnë ty.

Shqipëria (të gjitha trojet) është toka e shqiptarëve,  jo e të tjerëve, një trashëgimi (e copëtuar dhe amputuar) që na kanë lënë paraardhësit tanë, dhe të cilën ne në plotësinë e kohës, një ditë do t’ua kalojmë fëmijëve tanë, një atdhe aq i vlefshëm sa duhet të jemi gati të luftojmë dhe të vdesim për lirinë dhe pavarësinë e saj të pandarë.

Një mënyrë e rëndësishme për të zvogëluar forcën e brendshme të një populli, dhe kështu potencialin e tij për rezistencë ndaj dëmtimit të kombit, është duke e bërë margjinal (më pak të rëndësishëm, duke e mbajtur jashtë fuqisë ose ndikimit) dhe tallur strukturën tradicionale të familjes. Kjo ka ndodhur me ne.

Ky zhvillim duhet të ndërpritet, në mënyrë që të mos shkaktoj shumë dëme si për shoqërinë ashtu edhe për individët. Por qoftë ajo herët a vonë, çmenduria do të marrë fund, gjithmonë ndodh kështu. Çdo brez (gjeneratë) duhet të përpiqet të pastrohet në kohën e tyre.

Ju thjesht nuk mund të heshtni më. Komunistët e dikurshëm dhe aktualë, thënë më mirë, Enveristët (dhe Titistët), udhëheqin jo vetëm qeverinë e vendit, por edhe ato organizata që perceptohen nga publiku si të sinqerta dhe padyshim patriotike.

Në fund, kur realizoi ëndrrën e tij diktatoriale, Enver Hoxha e kuptoi se nuk ishte mirë, por sipas zakonit komunist, ai e zhvendosi përgjegjësinë në histori. Dhe, xhaxhi u largua nga kjo botë thellësisht i bindur se “historia e kishte mashtruar”, e zuri në gjumë. Çfarë idiotizmi…

***

Shqipëria shpopullohet. Shtrëngata mungon, Rama nuk ikën. Tragjikomike deklarata perverse e tij: “Unë jam nxënës i Faik Konicës dhe Fan Nolit, dhe mos ngatërroni shpatën e gjuhës me plehun e gojës.”

Shikoni nga minuta 5.50

https://www.youtube.com/watch?v=rK73IU8k6Gk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok