22/12/2024

Kur shqiptarët shikojnë njëri-tjetrin në sy, armiku zhduket

0
Dasareti

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Zoti ynë ka krijuar shumë mallra me defekt. Kushdo që të jetë puthadori servil dhe inatçi, që për përfitime vetjake zvarritet para atyre që ka sipër, zakonisht shkel mbi ata që ka poshtë nën vete. Nëse shqiptarët shikojnë njëri-tjetrin në sy, armiku zhduket dhe ne ecim përpara.

***

Gjykimi i një njeriu nuk mund të jetë më i mirë se informacioni mbi të cilin ai e mbështet atë.

Armiku i përjetshëm e sheh që një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare kanë harruar të flasin me njëri-tjetrin. Ata përfitojnë nga çmenduria dhe mosmarrëveshja jonë për të pushtuar edhe ato pak toka që na kanë mbetur, dhe në fund të fundit na shkatërrojnë.

Shtrirja e sovranitetit mungon në pjesën veriore të Kosovës. Është detyrë e pushtetit të ndryshojë situatën, por pengojnë partitë opozitare tradhtare dhe të huajt keqdashës të dashuruar me shtetin kriminal serb. Për të mos harruar kryeministrin e droguar të shtetit amë, Shqipërisë.

Lexuesit janë hutuar nga belbëzimi dhe shkarravitjet e disa “analistëve” të “gjithëdijshëm” të cilët ndër të tjera këshillojnë qeverinë e Kosovës që të mos e hapin urën e Ibrit se do të ofendohen barbarët.

***

Nuk ka të bëjë vetëm të lexoni të njëjtën gjë pa pushim. Ju duhet ta bëni përsëritjen më aktive se kaq. Përsëritja nuk duhet të jetë e mërzitshme. Vetëm shikoni lindjen e diellit. Në përsëritjet e duhura shfaqen nuancat, në të njëjtën gjendet dallimi.

Rrëfej një ngjarje nga përvoja e babait tim kur bëhet fjalë për “miqësinë” tipike serbe ndaj shqiptarëve:

Ulërimat e pandërprera serbe të këtyre 30 viteve, sidomos në stadiume sportive: “Vritni, therni që të mos ekzistojë shqiptari”. “Shqiptari mirë, shqiptari vdekur”, – duhet të merren shumë seriozisht. Përndryshe, Kosova si “shtet” me këta tradhtarë me 30 vjet dështimi në pushtet – do të mbetet vetëm me disa katunde.

Qershor 1987, babai im, psikolog, atëherë 32 vjeçar, ka qenë në një konferencë shkencore në Gjermani. Pas konferencës, në Berlin merr trenin për në Budapest, Hungari e pastaj do të udhëtonte për Austri e kthehet në Amerikë. Në të njëjtin kupe hyn një udhëtar i moshës 60 vjeçare që do të udhëtonte direkt për në Beograd nëpërmjet Budapestit. Udhëtari përshëndet në gjuhën gjermanishte, prezantohet si serb dhe se gjatë kohë punon në Gjermani si inxhinier ndërtimi. Babai im e dinë gjuhën gjermane, i tregon se ka lindur dhe jeton në Amerikë, kinse është serb me prejardhje por “mjerisht” nuk e di gjuhën “amtare”. Babai e pyetën rreth vizitës së Millosheviç-it në Fushë Kosovë (prill 87) dhe deklaratës para hordhive serbe: “Askush më nuk do të guxojë t`ju rrahë juve”.

Përgjigja e serbit ishte: “Mbaje mend o serb i mirë, në gjakun e damarëve tanë serbe-sllave nuk vdes kurrë  urrejtja jonë e pakufishme ndaj shqiptarëve. Me Slobodan-in në pushtet ëndrra do të realizohet. Fjalimi i tij ishte vetëm një alibi i planifikimeve tona të vrasim 500.000 shqiptarë të Kosovës dhe Metohisë, një pjesë prej tyre do të ikë në Perëndim, tjetrën do ta dëbojmë për në Shqipëri. Ata pak që do të mbesin do t`i asimilojmë ose…”

***

Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë për jetë e vdekje!

Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazëri. Një unitet gjithëkombëtar të pathyeshëm, të mbështetur në qëllimet e interesat e përbashkëta. Bashkim të fortë dhe të pandashëm, kudo që gjendemi, pavarësisht nga ndryshimet e parëndësishme që janë plotësisht normale në të gjitha vendet.

Ne kurrë nuk do t’i harrojmë ata që gjatë dekadave dhe shekujve sakrifikuan jetën e tyre në rrugën tonë për liri, dhe ne do të mbajmë vullnetin për sakrificë, kështu që brezat e ardhshëm të mund të jetojnë në Shqipërinë për të cilën kanë luftuar paraardhësit e tyre të guximshëm. Heronjtë që vdiqën duke mbrojtur ëndrrat e miliona bashkatdhetarëve të tyre do të jenë gjithmonë ylli ynë udhëzues. Ishte guximi, vendosmëria dhe virtyti i tyre që na kujtoi neve dhe pjesës tjetër të njerëzimit një të vërtetë universale që shumë shqiptarë duket se e kanë harruar: Fuqia e kombit do të jetë gjithmonë më e fortë se njerëzit në pushtet.

PS: Këtë letër e kam shkruar në kopshtin e shtëpisë time. Ku sonte qielli ishte i bukur dhe me yje mahnitës në një tokë të pushtuar nga dielli.

***

Unë, familja ime dhe të afërmit përpiqemi në çdo mënyrë të ruajmë rrënjët tona shqiptare. Dhe, ia kemi dalë. Kur fillova të mësoj gjuhën shqipe në moshën 8-vjeçare, babai më tha: ”Ti, fëmijë i zemrës sime, faleminderit që i ngjyrove ditët e mia në të gjitha nuancat e jetës”.

***

Ka shumë ura, dhe në hapësirën nga ana jonë në të tyren, ne mund të takohemi, të varemi mbi parmakë dhe të shikojmë pamjen së bashku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok