03/12/2024

Kur gazetari shqiptar magjepset pas simboleve serbe si bretkosa pas gjarprit

0
u1_Gani-Mehmetaj

Nga Gani Mehmetaj

Paraqitja e gazetarit Ervin Baku, me fanellën e Serbisë ishte servile, e neveritshme, cinike dhe antinjerëzore. Të vinte mundim kur e shihje atë fytyrë e trup të dhjamur si gjeldeti me një simbol që lëndon mijëra nëna, motra e etër, fyen një komb të tërë, ua lëviz eshtrat në varr mijëra viktimave shqiptare të Kosovës.

Ai gënjen kur thotë se nuk e ka bërë me qëllim. Ai gënjen kur thotë se nuk e ka menduar se do të lëndoj dike. Ai nuk ka jetuar në Hënë as në Mars. Viktimat e Serbisë me 1999 i ka ndeshur çdo ditë nëpër sheshet e trotuaret e Tiranës pa kulm mbi krye, sepse shtëpitë ua dogji Serbia.

Si ka fytyrë që pas kësaj të paraqitet në publikë, apo si kanë moral televizionet ta angazhojnë?

Servilizmin dhe cinizmin e tij nuk a lanë Drini as Shkumbini.

Fatkeqësia është se Ervin Baku nuk është i vetmi. Para disa vjetësh një Grillo, ish-komentuesi i ngathët, lavdëronte futbollistët serbë, ndërsa “harronte” që këta idhuj të tij, në Beograd i dërmuan grushte e shqelma futbollistët shqiptarë.

Të neverit ky soj shqiptarësh që reagojnë të magjepsur si bretkosa pas gjarprit.

Të neverit edhe shteti shqiptar që e ftoi në koncerte luftënxitësin serb Goran Bregoviç, ndërsa shqiptarët e mjerë me tru si të peshkut ranë në dëlir pas tij, edhe pse ai me nacionalizmin e neveritshëm e ka të ndaluar të shkojë në Kroaci, e ka të ndaluar të shkojë në Bosnjë e Hercegovinë, në tërë Ballkanin, madje edhe në Lituani e Letoni. Por i lejohen koncerte në Shqipërinë e Vuçiqit, Miladinit e Mugoshës.

Ajo mendësi servilizmi e cinizmi i ka mbërthyer një soj shqiptarësh që kanë nevojë për kurim të neuropsikiatri, sepse janë të vetmit në Gadishull që e duan Serbinë të tillë çfarë ishte dhe çfarë është.

Të vjen keq sa të sëmurë janë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok