16/04/2024

Kundër atyre që serish po i rrezikojnë trojet tona stërgjyshore…

0

Në Kosovë urgjentisht kërkohet nga shqiptaret e të gjitha partive të lidhemi me besa-besën

Është detyrë e shenjtë e shqiptarëve e të gjitha moshave në Kosovë që në këto momente të vështira të lidhemi fortë me besa- besën për mbrojtjen e interesave kombëtare. Andaj kërkohet nga të gjitha forcat në Kosovë që bashkërisht me aksione mirë të organizuara dhe ndihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare ne krye me SHB ti realizojmë në jetë dhe vepër të gjitha të mirat që shkojnë në interes të Kosovës dhe qytetareve të saj

Nga Hasan Hasanramaj

Maltretimet  fizike, duke na burgosur, duke na vrarë, duke na djegur e shkumuar, duke na plaçkitur, duke na shkatërrua e shkrumbua gjithçka, duke na burgosu nëpër kazamatë, duke i zhvendos nga trojet tona stërgjyshore e shume te zeza te tjera gjatë njëqind e dyzet e pesë vjetëve të kaluara. Për befasi të gjitha këto barbari të papara nga forcat e armikut shekullor po tentohet të përsëriten edhe sot kundër shqiptareve në Kosovë. Për befasi të gjitha këto zeza që i përjetuan i  harruam  tmerret, vuajtjet  që i përjetuan duke ecur këmbë nëpër shi,nëpër borë, nëpër baltë,neper të ftohtë, pa bukë pa ujë- nëpër Bjeshkët e Nemuna, të  Sharit,të Rugovës, të Drenicës e regjioneve tjera anë e këndë Kosovës, në të cilat shumica prej nesh, në ato momente të vështira u kacafytem me jetën apo vdekjen?!…                                                                                                                                              Të gjithë ne jemi të bindur se drita e shpirtrave që në çdo moment, çdo ditë dhe muaj duhet t’i  përkujtojmë dhe të vijmë deri të përfundimi së për momentin nuk pajtohem me gjendjen e krijuar, nuk mund të pajtohem me realitetin e hidhur gjatë njëqind e dyzet e pesë viteve të kaluara, e sidomos në vitet e fundit për rrethanat tepër të favorshme për kurorëzimin e aspiratave tona shekullore në momentet më të duhura për të gjithë ne dalin në skenën në Kosovë e më larg…                                                                                                                                                                   Andaj, nga vuajtjet dhe dhimbjet të ne shqiptaret në Kosovë e vende të tjera përjetuam gjatë njëqind e dyzet e pesë vite radhazi sot këto  skenat më tmerruese po tentohet të përsëriten, për çka më në fund të gjithë ne qytetaret e Kosovës duhet ta vejmë gishtin në kokë dhe të mendojmë mirë në një anë, kurse në anën tjetër duhet të marrim mësim dhe mos të lejojmë që për nderë të eshtrave të gjysheve dhe stërgjysheve tonë të behëm ata që nuk jemi dhe nuk kemi qenë kurrë?!…

Është detyrë e shenjtë e ne shqiptarëve e të gjitha moshave  që në Kosovë në këto momente të vështira- më në fund të lidhemi fortë me besa- besë kundër interesave të  gjithë atyre që në këto momente serish po  tentojnë me çdo kusht ta vlerësojnë sakrificën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe liderëve të saj të mirënjohur.

Andaj në këto momente kritike nga ne te gjitha forcave pa marre parasysh të cilave partive  u takojmë të bashkohem në mbrojtjen e Kosovës nga rreziqe që po na  kërcënohet çdo ditët na forcat e Serbisë të përkrahura nga ato të Rusisë dhe Kinës. Ky unitet që po kërkohet të përfilljet në jete  dhe vepër nuk po shihet së është në rrugë të mbarë. E kjo m së miri po shihe në Seancat e Parlamentit të Kosovës dhe në disa Redaksi të TV. Pra shqiptar mos e harroni thinjë historike:” “Përçaje,Sulmoje dhe në fund sundoje”. Si po duket këto dy thënie te par përçaj dhe sulmoje. Qysh po shihet me kundërshtimet që po paraqitem kundër njeri tjetrit nuk jemi unik?! Për këto dobësi tona këto ditë  keqas pësuan forcat e KFORIT dhe gazetaret. Shqiptar vene gishtin në kokë dhe mendoni mire së në këto momente kritike, kur forcat e pushtuesit shekullor janë në kufi me Kosovën – çka duhet ne shqiptaret me bë dhe si duhet të sillemi ndaj njeri tjetrit. Andaj, mirëbesim, respekti, unitet dhe të gjitha të mirat tjera të gjithë neve do të përshpejtonte procesin për implementimin dhe angazhimin e Bashkësisë ndërkombëtare për të na ndihmua në  tejkalimin rreziqeve që çdo ditë po na kanosen nga  forcat e armiket shekullor. Këto janë  çështje të cilat në këtë momente vështira duhet t të kërkojmë shtrijeni  dorës të ndihmës Ndërkombëtaret në  krye me SHBA. Ne në fund të këtij shkrimi po kërkojmë nga shqiptareve Kosovës që në këto momente të vështir- pa marre parasysh te cilave partive u takojmë të bashkohen një për të gjithë, të gjithë për një në tejkalimi e këtyre vështirësive cilat do të ndikojnë pozitivisht në realizimin e aspiratave tona shekullore dhe tejkalimin e shumë vështirësive tjera që të shpijnë në interes të Kosovës dhe qytetareve saj. Është detyrë e shenjtë e shqiptarëve e të gjitha moshave në Kosovë që në këto momente të vështira të lidhemi fortë me besa- besë për mbrojtjen e interesave tona kombëtare…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok