21/11/2024

Kukulla e Edi Ramës çuditi gjithë shqiptarët

0

Nga Bujar Nishani

Kukulla e Edi Ramës në selinë e Partisë Demokratike, çuditi gjithë shqiptarët dje nga dera e prokurorisë duke deklaruar se ai nuk e dinte dhe nuk mund ta dinte se cilët ishin gangsterrët që dilnin nga zyra e tij me maska në fytyrë e godisnin me shkopa bejsbolli mbi kokat e demokratëve të pambrojtur.

Nuk e dinte as se kush i paisi ata gangsterrë me armatimin me gaz neuroparalizues që i përkasin vetëm policisë së shtetit.

Pamjet e gangove që turreshin nga zyra e kukullës së Edi Ramës me shkopinj bejsbolli mbi kafkat e civilëve të pambrojtur na sollën dhe njëherë nëpër mend pamjet e dokumetarëve mbi mafian e Çikagos së viteve ‘30-‘40 dhe asaj siçiliane të viteve ‘70-‘80.

Kukulla që flet para shqiptarëve për dekriminalizimin e politikës pati kurajon të fuste në selinë e partisë më të madhe të opozitës persona me rekorde të tmerrshme kriminale e të ndërsente nga zyra e tij gangsterrë me maska e shkopa bejsbolli ndër duar.

Nuk ka kurrfarë garancie, sot për sot, për shqiptarët se prokuroria e shtetit do të ushtrojë funksionet dhe përgjegjësitë e saja për të hetuar e zbuluar ata individë dhe aktet e tyre si dhe përgjegjësinë penale të kapos që i thirri e i futi në zyrën e partisë.

Kjo për shumë arsye por mbi të gjitha për shkak të asaj çka kemi parë vetëm përpara pak kohësh kur prokuroria refuzoi të përmbushte detyrën e saj duke mos dërguar dosjen e kukullës në Gjykatën e Lartë për aferën “Muzin” e pastrimin e parave !

Si gjithmonë bishtnimi nga përgjegjësia penale me procedurë korruptive.

Skandali i daljes së të dhënave për rrogat dhe fitimet skandaloze qartësoi shumë gjëra për demokratët.

As për ato fakte skandaloze hajnie, gjobvënie, korrupsioni dhe evazioni, nuk pret askush që agjensitë ligjzbatuese të veprojnë.

Kjo garanci e mosveprimit të ligjit është arsyeja e vetme e “trimërisë” së Edi Ramës dhe kukullës së tij, ndaj shqiptarëve.

Kukulla mundet që dhe për njëfarë kohe të ketë garancitë e rregjimit për mosveprimin e ligjit por tani nuk i ikën dot më “gjyqit” të demokratëve për gjithshka ju ka bërë e kushtuar jetës dhe familjeve të tyre.

Demokratët kanë nisur “gjyqin” historik ndaj kukullës së rregjimit për ;

– lënien e tyre 12 vite në opozitë,

– humbjen në 4 gara elektorale rrjesht,

– dorëzimin e Parlamentit 100% në dorën e Edi Ramës,

– dorëzimin 100 % të pushteti lokal tek Edi Rama,

– talljen me sakrificën e tyre në protestën e Çadrës,

– talljen me premtimin për betejë “non- stop” pas 25 prillit,

– largimet masive të demokratëve të vërtetë nga strukturat e bazës dhe mbushjen e selisë së partisë me pinjollë të së majtës dhe klaneve të korrupsionit e hajnisë,

– shitjen e sakrificave të demokratëve të thjeshtë tek pushteti i karriges së Edi Ramës dhe korruptorëve të tij,

– blindimin dhe mbylljen e dyerve të selisë së tyre, për të cilën kishin sakrifikuar për 30 vite, mund, gjak e përndjekje, teksa kukulla shëtiste e jetonte nëpër Evropë,

– rrahjen prej gangsterrëve mercenar me shkopinj bejsbolli e spraj qorrues,

– urdhërimin e policisë së rregjimit për ti helmuar në masë e si në geto teksa rrinin me fëmijët e tyre në krah në oborrin e selisë së partisë së tyre.

Këtë gjykim nuk e pengon dot rregjimi për kukullën e tij.

Ky është një gjykim i demokratëve që as nuk e ndal e as nuk e pengon dot as Edi Rama e askush tjetër mbi tokë, deri sa demokratët ta hedhin kukullën në koshin e historisë.

Historia ka nisur të bëhet e ajo nuk ndalet më.

Koha, e drejta, e vërteta janë me demokratët, me shumicën dërrmuese të tyre dhe të gjithë patriotëve shqiptarë.

Askush jo vetëm nuk e “varros” dot të vërtetën por dhe nuk do të mund t’i gëzojë dot milionat e pista, inkasuar nga shitja e vuajtjeve, mundit, djersës, gjakut, sakrificave, varfërimit, të drejtës, dinjitetit, lirisë, të familjeve të demokratëve.”

https://www.facebook.com/profile.php?id=100044444559020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok