22/12/2024

Kujtojmë Martirët e Gjuhës Shqipe

0
Kozeta-Mesonjetorja

Nga Keze Kozeta Zylo

Ç’i kanë punuar Gjuhës shqipe armiqtë e vendit tënë!…

Është nga kombëtarët e vjetër dhe shumë të vuajtur, prandaj e ka zemrën e çeliktë. Plaku quhet At Stath Melani. Shtëpinë ia dogjën barbarët grekë, po At Stath Melani dëshiron të rrojë në kasolle po vetëm në Shqipëri të lirë ku të valojë Flamuri i Skënderbeut.

Mihal Grameno per At Stath Mevlanin

Kur lashë Atdheun…me vehte mora nje copëz shqipërie që shndrit nga veprat më të epërme të Kombit. Sot përkujtoj AT STATH MEVLANIN që udhëheq me shëmbullin e Tij si atdhetar dhe mësues model i kohës.

E përkujtoj jo thjesht me një status në F/B, por me misionin për t’i njohur nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në New York me figurat më të ndritura të kohës.

At Stath Mevlani lindi në fshatin Melan të Përmetit në vitin 1858. Ne Stamboll u lidh me patriotë si Jani Vreto, Sami Frashëri, Hasan Tahsini, Pashko Vasa, Said Toptani etj.

Ai shpërndau libra në gjuhën shqipe nen fshehtesi te pernadorise anadollake osmane.

Ai u shugurua Prift vetem t’i sherbente ceshtjes kombetare pasi pa me syte e tij masakrat te andarteve greke. Kur u kthye nga SHBA ai hapi shkolla shqipe dhe vazhdonte te jepte meshe ne gjuhen shqipe ne kisha ne Permet dhe me gjere.

Andartet greke gjithmone e kishin ne shenjester plakun mjeker bardhe per punen e Tij dhe perhapjen e Gjuhes Shqipe, te cilet pohonin se Zoti flet vetem greqisht dhe jo shqip.

Ceta e krijuar nen emrin e tij kunder Kongresit famekeq te Vorio Epirit, me 1914 beri qe shovinistet greke te digjnin dhe te masakronin popullsine e pafajshme te Jugut deri shtepine e tij dhe me arrestime te familjes.

At Stath Mevlani hapi shkollat shqipe dhe sensibilizoi mbare opinionin kombetar per mesimin e Gjuhes Shqipe.

Ai nuk pranoi te rrinte ne rehatine e Amerikes, por u kthye me misionin per hapjen e Shkollave Shqipe dhe ja arriti ne vitin 1917.

Mihal Grameno në librin “Kryengritja Shqiptare” shkruan: “Vetëm një plak i thinjur me leshrat dhe mjekrën e bardhë qëndron përjashta mbi vapor duke vështruar përpara dhe përpara. Fytyra e qeshur dhe simpatike tregon që plaku është i kënaqur nga udhëtimi. Ku e ku një nënqeshje shfaqet në buzët e tij dhe nga gëzimi fërkon duart. Duket që frika, tmerri dhe dëshpërimi nuk gjejnë vend në zemër të plakut. Nuk gjejnë se plaku është nga pleqtë e Shqipërisë. Është nga kombëtarët e vjetër dhe shumë të vuajtur, prandaj e ka zemrën e çeliktë. Plaku quhet At Stath Melani. Shtëpinë ia dogjën barbarët grekë, po At Stath Melani dëshiron të rrojë në kasolle po vetëm në Shqipëri të lirë ku të valojë flamuri i Skënderbeut. Zoti i mbushtë dëshirat dhe e shpëntë shëndoshë luftëtarin At Stathi, një nga pleqtë kombëtarë të Shqipërisë”.

Patrikana greke dhe armiqte e vrane ne pabesi ne prag te Krishtlindjeve duke e bere trupin e tij copa, copa.

Martirët e Gjuhës Shqipe do të ngelen përherë në zemrat e popullit shqiptar.

Shtator, 2022

New York

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok