12/12/2024

Kujtesë për atdhetarët e mirëfilltë të Shqipërisë Etnike

0
Emin-Fazlia

(Me rastin e 51-vjetorit të themelimit të Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare më, 16 gusht 1972 në Vushtrri)

Nga Nue Oroshi

Çdo organizim qoftë organizatë ,shoqatë, forum, parti politike apo ndonjë organizim tjetër e ka edhe zanafillën apo burimin e egzistencës se themelimit të saj. Një zanafillë të tillë e ka edhe Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare BKDSH të cilën e udhëhoqi deri në vdekje atdhetari Emin Fazlia alias Emil Kastrioti. Meqenëse jemi në prag të themelimit të 51-vjetorit të kësaj Besëlidhje Shqiptare  atëherë është e udhës që se paku ti kujtojmë këta atdhetar shqiptar në bazë të shënimeve që më pat dërguar më,13 shkurt 2008, sa ishte gjallë Kryetari i Besëlidhjes Kombtare Shqiptare atdhetari Emin Fazliu. Me bacën Emin më ka ra fati që të punojmë bashkë mbi një dekadë të terë. Ishte një atdhetar i mirfilltë i cili asnjëherë nuk u dorëzua por punoj me një përkushtim të mirfilltë për bërjen e Shqipërisë Etnike. Atij ju përgaditën tri atentate por fatbardhësisht ju shpëtoj këtyre atentateve. Bile në njërin atentat njëri nga atentatorët ishte gjetur i vdekur. Ende sot e asaj dite nuk dihen për rrethanat si u vra ai atentator por sigurimi shtetëror serb e la në heshtje këtë vrasje për të mos u hetuar veprimi që kryenin puntorët e tyre në Gjermani,ku i vrisnin atdhetarët shqiptar. Baca Emin nuk e kishte lehtë sepse ndiqej këmba – këmbës nga klyshtë e UDB-së por ishte në shenjestër edhe të majtistëve  të Enverit. Pra, dy lloj kuqaloshash e luftonin atdhetarin Emin Fazlia. E luftonin për faktin se Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare ishte njëra nder organizatat e rralla shqiptare në Evropë që Bashkimin Kombëtar e shikonte pa bashkëpunim me ideologjinë komunsite ruso-serbe. Deri sa ai vepronte dhe luftonte ju plagos rënd me atentat bashkëpuntori më i ngushtë Rasim Zenelaj, dhe ju vra në Bruksel nga një atentat Vehbi Ibrahimi. Këto dy atentate Emin Fazliun e mërzitën shumë por nuk e dorzuan. Nuk e dorzuan për faktin sepse si fëmijë baca Emin Fazlia e dëgjoj bisedën e gjyshit të tij për vrasjen dhe masakrimin që i kishin bërë komunistat babait të tij Hajredin Vidiqishit. Hajredini kishte qenë një luftëtar i fortë i Shqipërisë Etnike. Meqenëse me Emin Fazliun na lidhte një miqësi e fortë e bashkëpunimit kombëtar një ditë i thashë:´´ Baca Emin uroj që të na jetosh edhe shumë vjet më shëndet të plotë. Por pasiqë i keni kaluar disa vite duhët që të bësh deshifrimin e listës Emërore të pjesëmarrësve të BKDSH në Kuvendin themelues që është mbajtur më 16 gusht 1972 në Vushtri pasiqë të gjithë pjesëmarrësit ishin të shënuar me shifra dhe jo me emra dhe mbiemra të vërtetë.Pas një hezitimi të vogël e pranoj kërkesën time dhe vendosi të bëj deshifrimin e të gjithë emrave dhe mbiemrave të atdhetarëve shqiptar që morën pjesë në Kuvendin themelues të Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare më 16 gusht 1972. ´´ Ata vendosën që jo vetëm që të marrin pjesë por edhe ti shkrin grupet e tyre politike në Besëlidhjen Kombëtare Demokratike Shqiptare. Duke poseduar mijëra dokumente të kësaj Besëlidhje vërtetë shihet se atdhetarët shqiptar kanë zhvilluar një aktivitet të madh kombëtar.

Por pasiqë të gjithë këta atdhetar iu takonin lëvizjeve të djathta politike për ta është shkruar shumë pak apo nuk është shkruar fare. E motoja e tyre ishte siç edhe e shkruan në Ditarin e Burgut  atdhetari Gjokë Spaqi pjesëmarrës në emër të GLP- Grupit të Lidhjes se Prizrenit në këtë Besëlidhje Kombëtare Shqiptare: “Se npaqa shtu ose madhzu ndoj fjalë mos e gzofsha idealin tim kombtar!”. Për këtë Besëlidhje shkruhet pak se ata nuk përshendeteshin me grusht siç ishin disa lëvizje të tjera që sot po na i ngrisin në piedestal a në fakt ishin shumë pasive në krahasim me këta djem atdhetar që rridhnin shumica nga familjet që kishin dhan gjak për Shqipërinë Etnike. Duke i qëndruar besnik idealit kombëtar siç e cekë atdhetari Gjokë Spaqi në ditarin e tij të burgut ku e posedoj këtë ditar origjinal të tij dhe duke i takuar një familje që çdo gjë shkriu për Shqipërinë Etnike dhe luftën kundër komunizmit vendosa që këtë listë të pjesëmarrësve ta botoj të plotë pa asnjë ndryshim ashtu siç kishte dërguar Kryetari i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare atdhetari Emin Fazlia. Ndërsa populli shqiptar duhet të di se kush ishin këta atdhetar se ka mundësi ndonjërin nga këta emra nuk e kanë ndëgjuar fare. Këtë listë e kemi botuar edhe në njërin nga  Librat e  të Djathtës Shqiptare më një hyrje dhe përfundim që e kishte përgatitur studiuesi Selman Etemi. Në prag të 51 vjetorit te themelimit të Besëlidhjes Kombëtare Shqiptare po e japim te plotë listën e pjesëmarrësve të kuvendit te BKDSH që u mbajt më 16 gusht 1972.

Lista emërore e  pjesëmarrësve të kuvendit të BKDSH,më 16 gusht 1972

Organizata  Nacional Demokratike Shqiptare (ONDSH) 27.11.1943

Kryetari aktual – Hamit Emini -“Xha Saniteti” alias Hamit Emini “DOKTORI”, i lindur më 19.09.1909,ka vdekë më 16.10.1986. Për shkak të gjëndjes së tij (të atëhershme shendetësore,këtë e përfaqësoi ( me autorizim )

Jakup Ceraja alias Cerovia, i lindur me 1933,vdekur në vitin 2001,

Bejtullah Sahiti,alias Hajr Gushi, i lindur me 1917, ka vuajtur 8 vjet burg të rëndë në burgun famkeq të Nishit 1950-1958 ,

Zenel Shabani-Saraqi, alias”SARACENI”,i lindur më 1920,ka vdekur më 1995 po në Mitrovicë ku ka jetuar ;

Zenullah ( Halil) Mehmeti, alias “LABORATORI”,i lindur në fshatin LIPË më 1922, ka vdekur me 1997 në Mitrovicë;

Organizata “Votra Kosovare Nacional Demokratike Shqiptare –VKNDSH u themelua më 6 gusht 1952

Mehmet Rrahim Trepça,alias  “MET XEXELI”,i lindur28.9.1939 në fshatinVidishiq,ka vdekë më 8.9.1993 në Mitrovicë ;

Emin Haradin Fazlija,alias  “ZEKË KOSOVA”,i lindur më 24 shtator 1937 në fshatin Vidishiq;

Bislim Kahrmani,alias “HAXHI PISHMANI”,i lindur më 1911 në fshatin Vidishiq,ka vdekur në Prishtinë më, 16.6.1994 ;

Grupi Demokratik Shqiptar i Kosovës – GDSHK-1956

Tahir Bahtir Jusufi,alias “IBAURURI”,i lindur më 1924 në fshatinVidishiq,jeton në  Mitrovicë.

Rizah Bunjaku, alias  “JATAKU”,i lindur më  1910 në fshatin Novosella e Begut të Vushtrrisë ku ka jetuar deri sa vdiq më  1983,

Muharrem Sadik Hyseni, alias   “Hamalli” alias “MUSA I ZI” ,i lindur më 1939 në fshatin Melenicë,ka vdekur më 2003 në Mitrovicë ;

Nimon Qerim Shala, alias “MINATORI” alias “MURTOLLI”,ka lindur më 2.3.1937 në fshatinVidishiq ku edhe vdiq më 26.2.1998 ,

Grupi Demokrat Shqiptar i Maqedonisë-G.D.SH.M.-1954

Nazmi Xhelili, alias “REÇELI” i lindur më 1936 në fshatin Tearce,KK, Tetovë, ku edhe jeton ,gjegjësisht,nëse u kthye nga mërgimi prej vitit 1978.

Rushit Dalipi,alias “BLEGTORI”,lindur  më 19.12.1951, ne Kërçovë *(Dosja nr.C-8-1831, ) jeton në vendlindje pasi u kthye nga mërgimi ;

Baki Dullovi, alias “DAJA”,lindur me 20.3.1938 ne fshatin Biçefc,KK Kaçanik ku edhe jeton  ;

Grupi Demokrat Indipedent Kosovar+Grupi Lidhja e PrizrenitIDHJA-GDIK+GLP- 1946-1963

Metush Krasniqi, alias “VETERANI”, i lindur më  19.8.1926 në fshatin Dajkofc, ka vdekur më 15.10.1986 në Prishtinë,  i persekutuar  politikisht deri në vdekje ,pë rfaqësontë GDIK ;

Gjokë Spaçi alias “GJETO SPECI”, i lindur në fshatin Velezhë të Prizrenit me 1914,ku edhe ka vdekur më,31.10.1986.Ka përfaqësuar GLP i cili grup  nderkohë iu kishte bashkangjitur  G.D.I.K.-ut ;

Grupi “Veteranët e Luftës Shqiptare” dhe Rezistenca Malësore”V.L.SH +R.M. -1949

Ramadan Fazliu,alias “RAMË BARELI” nga Vidishiqi,ka lindur më  25.2.1932,ndersa ka ndrruar jetë në Prishtinë ku jetonte,më 20.04.2000 ;

Ragip Selman  Sadiku, alias “GJON MALETA”,lindur me 1937 në fshatin Vidishiq,kurse ka vdekur më  1984 në Mitrovicë ;

Shoqëria Demokratike Shqiptare “Ismail Qemaili”= SH.D.SH. “I.Q.” burimisht  është themeluar në vitin 1964 në Gjilan, në mënyrë ilegale,por veprimtarinë e madhe e ka zhvilluar  prej vitit 1970 e deri sa u shkri në BKDSH më 16.8.1972, edhe pse në Belgjikë një Degë e saj ka vepruar pavarësisht nga Marrëveshja e 16 gushtit 1972 deri më 18 qershor 1977 kur definitivisht të gjitha Degët e kësaj Organizate u shkrinë në Besëlidhjen Kombëtare Demokratike Shqiptare;

Vehbi Rexhep Ibrahimi,alias “BESIM GJILANI”, i lindur më 23.5.1938 në fshatin Uglar të komunës së Gjilanit,ndërsa u vra në një atentat kundër tij nga Udba jugosllave më 10.10.1981 në Bruksel të Belgjikës.Ka qenë viktima e parë e terrorit sllavokomunist ndaj mërgates politike shqiptare në Perëndim ;

Hasan Dalipi,alias “GURI I ZI”, i lindur më 16.6.1941 në fshatin Zllakuqan te Malësisë së Karadakut,ka vdekur në Kumanovë më 2006 ; *Dosja e tij Nr. D-01-3280, ndërsa Dosja e Vehbiut mban siglen  D-01-3153.

Sqarime

ORGANIZATA NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE-ONDSH

Për Organizatën,gjegjësisht LËVIZJEN NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE,respektivisht KOMITETIN NACIONAL DEMOKRATIK SHQIPTAR,kohëve të fundit është folur dhe shkruar shumë në Kosovë dhe Maqedoni, si dhe janë botuar disa monografi mbi protagonistët e kësaj Organizate,gjegjësisht LËVIZJE e cila u shua me gjak e me dënime drakonike nga regjimi sllavokomunist i ish Jugosllavisë.Më tjera fjalë: u shuan Çetat kryengritese të kësaj Lëvizje dhe e tërë udhëheqsia ushtarako-politike u zhduk fizikisht duke i dënuar me vdekje. Edhe organët politike si KOMITETI QENDROR i LNDSH në Prizren u shua me pushkatimin e kryetarit të Saj Halim Spahiut dhe Hajdar Planejes.Edhe Komiteti Qendror i O.N.D.SH. në Shkup u shua pas arrestimit të të gjithë anëtarve të këtij Komiteti. I fundit u shua organizata Nr.2 e Ajet Gërgurit ( O.N.D.SH.) me burgosjën e Ajet Gërgurit,Gjon Serreçit dhe tjerëve dhe pushkatimin e tyre  më, 31.8.1947 në Prishtinë, por rrënjet e kësaj Organizate nuk u këputen ( nuk u shuan ). Rrugën e ORGANIZATËS NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE Nr.2 e vazhdoi, pas daljes së tij nga burgu Hamit Sherif Emini i njohur me nofkën “DOKTORRI” dhe disa shokë të tjerë, duke punuar në një ilegalitet të thellë.

Kryesia e Besëlidhjës Kombëtare  Demokratike disponon Dosjen ,tani të ndjerit Hamit Sh.Emini e cila  mban siglën ( Numrin ) A-01-0024 si dhe tjera dosje të veprimtarëve të hershëm dhe të tashem të B.K.D.SH.

Në Kuvendin historik të Vushtrrisë të datës 16 gusht 1972, Hamit Emini u përfaqësua nga atdhetari:

Jakup Ceraja,alias “CEROVIA” (Nr. i Dosjes: A-01-0123) ;

Ky ka lindur me 1933 në fshatin Cerajë të Mitrovicës.Ka studiuar Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe, është marrë me shkrime dhe ka botuar disa libra me tregime e poezi.Është kyqur në rradhët e “VOTRËS KOSOVARE” qysh me 1955 e pastaj edhe në Organizatën NDSH, të cilën e udhëhiqte Hamit Emini –“Doktori”.Ka vdekur në Mitrovicë në vitin 2001 ;

Bejtullah Nazif Sahiti, alias “HAJR GUSHI“,lindur më 1917 në fshatin Gushafc të Mitrovicës ( Dosja e tij Nr.:B-01-0523 ). Më 1950 ky e krijoi Degën e O.N.D.SH. në Mitrovicë ku i angazhoi edhe 11 anëtarë të tjerë.  Shërbimi i fshehtë shtetëror jugosllav ( UDB-a ) i ranë në gjurmë dhe i arrestoi 11 prej tyre ndërsa i 12-ti mbeti në liri ( dyshohet se ky i ka zbuluar…).  Ky Grup u dënua në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë,ku Bejtullahu, si udhëheqës i këtij Grupi ( apo Dege ) u dënua me 8 vjet burg të rëndë,cilin dënim e mbajti deri ditën e fundit në burgun famkeq të Nishit,ku gjatë vuajtjes së denimit, i kaloi 3 vjet në izolim të plotë. Pas daljes nga burgu gjithmonë ka qenë i përcjellë nga Udba dhe langojt e saj, mirëpo ky kurr nuk e ndali aktivitetin e tij kombëtar.Edhe sot, në moshë të thyer 91 vjeçar  nuk heziton të flasë fjalë të mençura për brezin e ri duke i këshilluar që ti bashkangjiten BESËLIDHJES SHQIPTARE, sepse, siç thotë Xha Bejta, është e VETMJA RRUGË QË  ÇON DREJT RIBËRJES SË SHQIPËRISË ETNIKE.

Zenel Shabani – Saraçi (Dosja Nr.:B-01-0530), u lind me  1920 në Mitrovicë. Ishte njëni  nga bashkëthemeluesit të Degës së O.N.D.SH në Mitrovicë më 1950 bashkë me Bejtullah Sahitin dhe të tjerët. Edhe ky u arrestua nga  Udba jugosllave dhe pas shumë torturave u soll në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë ku u dënua me 7 vjet burg të rëndë.Edhe ky e vuajti dënimin në burgun famkeq të Nishit. Pas daljes nga burgu u muar me zejtarinë e saraçit ku e kishte një dyqan të vogël në Mitrovicë,të cilin gjatë kohës se vuajtjes së denimit,dyqanin e mbanin djemtë e tij për të fituar kafshatën e gojës. Edhe pas burgut,ky nuk hoqi dorë nga idealet e rinisë së tij dhe bashkë me Bejtullahun dhe disa miq te vjetër e të rinj e vazhdoi aktivitetin e tij patriotik e kombëtar në rradhët e Organizatës N.D.SH. dhe ishte pjesëmarrës i Kuvendit të Vushtrrisë.Vdiq në vitin 1995 në Mitrovicë ku u varros me nderime të larta nga bashkëvendas dhe bashkëidealist të tij ;Pseudonimi i tij : “SARACENI”.

Zenullah Halim  Mehmeti ,alias “LABORATORI” (*Dosja nr.: B-01-0529),u lind më 1922 në fshatin Lipë të Mitrovicës ,por pas vuajtjes së dënimit me burg në Nish u vendos në Mitrovicë dhe u punësuar si laborant në  Xehëroren TREPÇA në Zveçan ku punoj për disa vjet,por edhe ky ka qenë gjithmonë i gjurmuar nga agjentat sllavokomunist,por ky,si dhe të tjerët, veproi me mençuri duke mos u dhënë kurr shkas që të burgosët përseri, sepse jeta në hetuesi dhe në burg e kishin mësuar  se si duhet të ruhet nga okupatorët sllavokomunist dhe agjentat e tyre shqipfolës.Edhe ky ishte inkuadruar në ONDSH pas daljes nga burgu bashkë me shumë shokë e sidomos me Bejtullah Sahitin.

Organizata :“ Votra Kosovare Nacional Demoktatike Shqiptare”-V.K.N.D.SH.

Kjo organizatë u  themelua më 6 gusht 1952 nga disa të rinj të Shalës së Bajgorës.Organizatori kryesor ishte “Zekë Kosova” i përkrahur nga atdhetari  Shahin Voca dhe disa të rinj të tjerë. Për veprimtarinë e kësaj organizate është  shkruar një Kumtëse për Sesionet shkencore “ E Djathta  Shqiptare Drejtë Shqipërisë Etnike”, por këtu do të flasim vetëm për  3  përfaqësuesit të saj që morën pjesë  në Kuvendin historik të Vushtrrisë më, 16 gusht 1972-ën.

Mehmet Rrahim Trepça,alias “MET XEXELI” ( Dosja Nr.: A-01-0012 ) i lindur më  28.9.1939 në Vidishiq, me profesion Inxhinier i metalurgjisë në Kombinatin e Trepçës. Si bashkëthemelues i VOTRËS KOSOVARE N.D.SH. u arrestua nga Shërbimi Sekret Ushtarak në Zagreb më 27 gusht 1960,ku edhe u dënua  bashkë me tre shokë të tjerë të kësaj organizate. Denimin e ka vuajtur ( 2 vjet burg të rëndë ) në Goli Otok te Kroacisë. Ky i mbet përgjithmon besnik idealit te rinisë nacionaliste dhe BETIMIT të 6 gushtit 1952 të “Kisha e Murit” në Shalën e Bajgorës. Ky ishte bashkëpërfaqësues i kësaj Organizate në Kuvendin e lartëpërmendur të Vushtrrisë. Vdiq nga një sëmundje e trishtueshme dhe me mallë me pa Kosovën e lirë e të bashkuar me Nënën Shqipëri. Sytë i mbylli më,  8.9. 1993 në Mitrovicë ku edhe u përcoll për fshatin e lindjes Vidishiq që të vorroset më nderimet më të larta.

Emin Haradin Fazlija, alias Zekë Kosova, alias Arben Kosova, alias Emil Kastrioti ( Dosja Nr.  A-01-0001 )  ka lindur më 1937 në fshatin Vidishiq ,rrethi i Mitrovicës. Pas vuajtjes së denimit prej 8 vitesh ( i ka mbajtur 6 vjet=1960-1966 ) një kohë ka jetuar në Kroaci,pasiqë në Kosovë nuk gjeti askund punë pasi ia kërkonin një çertifikatë qe nuk ka qenë i dënuar apo që nuk është nën hetime…e ky këtë dokument nuk kishte si ta merrte pasi e kishte një VËRTETIM që ishte liruar nga burgu i Lepogllavës më 9 korrik 1966 pasi i kishte vuajtur 6 vjet në bazë të Nenit 117,alineja 1 në lidhje me Nenin 100, alineja 1 dhe 101 alineja 1 e Kodit Penal jugosllav ( KZ FNRJ ). Më 7 mars 1970 e lëshoi Kroacinë dhe shkoj në Gjermani me një pasaportë të blerë ( falsifikuar ) ku pas 8 vitesh Udba jugosllave e zbuloi identitetin e tij të vërtetë, meqenëse vepronte më pseudonimin Emil Kastrioti.Dhe me 24 maj 1978 Ministria e Punëve të Jashtme (  atëherë quhej SEKRETARIATI SHTETËROR FEDERATIV  PËR GJYQËSI JURIDIKE DHE ADMINISTRATË ) iu drejtua Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale Gjermane duke kërkuar ekstradiktimin e tij dhe të 7 emigranteve kroat antiserb e antijugosllav.Mirëpo Drejtësia gjermane pas hulumtimeve të bëra konstatoi se Emin Fazlija nuk ka kryer kurfarë vepre penale aq më pak terroriste nëse ky angazhohet për të Drejtat kombëtare te Shqiptarve nën okupaten sllavokomuniste të Jugosllavisë dhe ashtu jo qe nuk e ekstradiktoi por i dha edhe strehim politik duke e marrë nën mbrojtje policore pasiqë për pak muaj  kishin dështuar tri atentate kundra jetës së tij. Ky kishte ardhë në Vushtrri i maskuar dhe më një pasaportë fare të huaj dhe ashtu qe nuk u diktua as nga gjysma e pjesëmarrsve të Kuvendit.

Bislim Kahrimani, alias “Haxhi Pishmani” ( Dosja nr.A-01-0027 ), i lindur me 1911 ne Vidishiq, Ne Votren Kosovare N.D.SH. u kyq me 1955, për çka me 1960 ka qenë i arrestuar dhe i denuar me 8 muaj burg per shkak “të moskallximit te vepres penale ndaj nipit ( djalit te vëllaut ) te tij Emin Fazliut. Ky përveç se u kyq ne Votren Kosovare ishte kyqur edhe ne Organizaten N.D.SH te Bejtullah Sahitit,gjegjësisht Hamit Eminit. Vdiq me  16.6.1994 ne Prishtinë ku edhe u varros me nderime te larta.

GRUPI DEMOKRATIK SHQIPTAR I KOSOVËS -G.D.SH.K.

Kjo organizatë apo ky grupim  kishte një program thjeshtë kombëtar që përputhej me programet politike të ONDSH-së,Votrës Kosovare etj., por qe për hir të sigurisë e kishin pagëzuar si  “GRUPI DEMOKRATIK SHQIPTAR I KOSOVËS, i cili fillimisht përbehej nga disa intelektual të Mitrovicës, Vushtrrisë, Pejës, Prishtinës dhe Prizrenit. Zanafilla e tij rrjedh nga një Mbledhje e fshehtë në vitin 1956 në  Vushtrri të një patriot i mirënjohur që kishte vuajtur burgun prej 3 vitesh për strehimin e Luftëtarit të Lirisë, Haradin Vidishiqit, të cilin e zbuloi OZN-a dhe e zuri në tradhti me 1947. Jataku i tij u dënua me 3 vjet burg, të cilat i vuajti deri ditën e fundit në kazamatin e Nishit. Nderkohë u kyqën edhe disa të rinj, nxënës dhe studentë shqiptar,por që në realitet nuk  patën mundësi të zhvillojnë ndonjë aktivitet me rëndësi kombëtare. Këtë Grup e përfaqësuan në Kuvendin e lartëpërmendur këta patriotë të devotshëm :

Tahir B. Jusufi, alias “IBAURURI” ( Dosja Nr.: A-01-0033 ) i lindur me  1924 në fshatin Vidishiq- Komuna e Mitrovicës, me profesion Teknik i pylltarisë .Jeton në Mitrovicë  dhe akoma i përkushtohet çështjes kombëtare edhe pse në moshë të thyer dhe me shëndet jo të mirë.

Rizah Bunjaku, alias  “JATAKU”, (  Dosja Nr.:  A-01-0040 ) i lindur më  1910 në fshatin Novosella e Begut në komunën e Vushtrrisë. Më 1947 u arrestua nga OZN-a sllavokomuniste pasi agjentet shpirtshitur e kishin zbuluar se ky mbante të fshehur  kaçakun e mirënjohur  Haradin Vidishiqi, bashkëpunëtor i ngushtë dhe besnik i Prof. Ymër Berishës i cili,pasi ky u dorëzua për mos ta dëmtuar familjen bujare të këtij jataku bujar, u pushkatua-masakrua nga bandat  komunisto-çetnike  të gjeneral Milija Kovaçeviqit i quajtur “ÇIQA” ndërsa Rizahu u dënua me 3 vjet burg të rëndë që e vuajti deri në fund në burgun famkeq të  Nishit.Vdiq me 1983 në fshatin e lindjes ku edhe u varros me nderimet më të larta fetare dhe atdhetare.

Muharrem Sadik Hyseni, alias “HAMALLI”, alias “MUSA I ZI”,( A-01-0008 ),i lindur  më 1939 në fshatin Melenicë në një familje të varfër xehtarësh. Ky i kishte dy pseudonime: “Hamalli” si pjestar i VOTRËS KOSOVARE, ndërsa “MUSA I ZI” si pjesmarrës i GDSHK-ës. Më 1960 u arrestua, bashkë me disa anëtar të tjerë të VOTRËS KOSOVARE dhe Gjyqi i Qarkut të Prishtinës e dënoi  me 1 vjet burg për shkak te “moskallximit të veprës penale” që pergadisnin Emin Fazlija me shokë të tjerë. Për shkaqe te liga ekonomike nuk pati mundësi të shkollohët,ashtu qe mbet vetëm me shkollën tetëvjeçare deri sa u punësua në një firmë shtetërore ku kreu kursin për Kualifikime të larta në Azotikun e Mitrovicës ku punoi deri sa sllavokomunistët i perzunë gjithë shqiptarët. Ka vuajtur nga sëmundje kronike dhe tri herë ka përjetuar sulm zemre ( infarktin),deri sa në  prill të vitit 2003  ndrroi jetë në Mitrovicë ku edhe u varros.

Nimon Qerim Shala, alias “MINATORI” alias  “MURTOLLI” ( A-01-0003 ) u lind më,02.3.1937 në fshatin Vidishiq të Mitrovicës. Pas shkollës tetëvjeçare vazhdoj shkollën e mesme teknike të Xehtarisë në Stantërg në gjuhën serbe,ku u diplomua si TEKNIK-MINATOR ( Xehëtar ). Ka qenë atdhetar i paepur dhe besnik.Pas burgosjes së shumicës së antarëve të Organizates “VOTRA KOSOVARE“ ky  nuk u zbulua nga shokët e tij, prandaj nderkohë  u angazhua në GDSHK  duke bashkëpunuar njëkohësisht edhe me pjesën e pazbuluar të VOTRES KOSOVARE. Ka qenë besnik dhe atdhetar i flaktë.Vdiq më  26.2.1998 pas një sëmundje të gjatë si pasojë e një lëndimi tragjik në zgafellat e Xehërores së Stantergut.

GRUPI DEMOKRAT SHQIPTAR I MAQEDONISË-GDSH

Kjo organizatë u krijua në vitin 1954 në teritorin e Tetovës nga disa ish-NDSH-ista,ku pas një kohe u inkuadruan edhe disa shkollarë të Gjimnazit shqiptar dhe shkollave të tjera jo vetëm në Tetovë e rrethinë por edhe në qytete të tjera si në  Kërçovë,Gostivar,Kumanovë e Shkup. Një nga më aktivët e kësaj Organizate ishte :

Nazmi Xhelili, alias “REÇELI” (  Dosja Nr.  K-01-0826-XIX ) i lindur me 1936 në rrethin e Tetovës. Ish student i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Zagrebit në Kroaci. Më 1964 ka qenë i

jetonte e studionte në Zagreb, Udba maqedonase iu drejtua  kolegve te vet në Kroaci, ku këta te fundit e arrestojnë dhe pas nji procedure te shkurtë e denojnë si armik i “popujve dhe shtetit  jugosllav” me 3 vjet  burg të rendë. Burgun e vuajti ne burgun famkeq të Lepogllavës në veri-perëndim të Kroacisë. Pas daljes nga burgu, një kohë ka jetuar e punuar në Suedi,pastaj në Austri dhe Kroaci, pas vitit 1973 u kthye në Maqedoni, ku duhet të jetë ( nese jeton akoma ) në vendlindje ose në Tetovë ; Ka bashkëpunuar shumë edhe me “BLEGTORIN” si dhe disa aktivistë te tjerë që  akoma jetojnë ;

Rushit Dalipi, alias “BLEGTORI”, ( Dosja Nr. C – 08 – 1831  ),lindur më 19.12.1951 në Kërçovë,ku edhe banon pasiqë u kthye nga mërgimi disa vjeçar në perëndim.Është një ithtar i denjë për RIBËRJEN e Shqipërisë Etnike dhe ushtar besnik i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare

Baki Dullovi, alias “DAJA” (  Dosja Nr.  A-o1-0023 / C-1253/628  ),lindur më,  20.3.1938 në fshatin Biçefc të komunës së Kaçanikut, ku edhe jeton momentalisht.  Më, 29 gusht 1960 e arreston Shërbimi fshehtë Ushtarak në Zagreb si pjestar i “VOTRËS KOSOVARE N.D.SH., për çka Gjyqi Ushtarak i Zagrebit e dënoi me 2 vjet e  6 muaj. Dënimin e vuajti në burgun Stara Gradishka të Kroacisë. Pas daljes nga burgu  dhe shkuarjes në Gjermani si “punëtor i përkohshëm” angazhohet  edhe në GDSHM duke pas bindje se edhe kështu mund ti shërbej çështjes kombëtare,por gjithmonë duke i ruajtur lidhjet miqësore me aktivistet e Votrës Kosovare  dhe ka qenë  një ithtar i flaktë për bashkimin e  këtyre grupeve dhe unjizimin e tyre në BESËLIDHJEN KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE, ku për 3 legjislacione ka qenë nënkryetar i komitetit qëndror të B.K.D.SH. për Kosovë, Maqedoni dhe Mërgim . Sot jeton në vendlindje si pensionist .

GRUPI DEMOKRAT INDIPENDENT KOSOVAR + GRUPI LIDHJA E PRIZRENIT-LNDSH -GDIK+ GLP.

Grupi Demokrat Indipendent Kosovar është themeluar  me 1963 dhe brenda një periudhe,pasi u bashkua me Grupin “Lidhja e Prizrenit” në kuadër të LNDSH-së që e kishte themeluar ish-studenti i medicinës Shaban Dërguti me  shokë tjerë, ndër të cilët ka qenë edhe patrioti i devotshëm Gjokë Spaçi. Ky Grupi ( GLP-NDSH ) ishte themeluar burimisht me 1946, por  hovin e zhvillimit e kishte marrë në fillim të vitit 1950,kur edhe u zbulua ky Grup apo kjo Organizatë patriotike nga Udba jugosllave dhe arrestohen mbi 20 anëtarë-aktivistë të dalluar, cilët gjyqi sllavokomunist i dënoi me denime drakonike deri më 20 vjet burg të rëndë. Përfaqesuesit e këtij formacioni që morën pjesë në Kuvendin e Vushtrrisë më 16 gusht  1972  ishin :

Metush Krasniqi,,alias “VETERANI” ( Dosja Nr.:B-01-0581 ) lindur më  19.8.1926 në fshatin Dajkovc të Kamenicës,me profesion mësues dhe jurist, ishte bashkëthemelues i GDIK si dhe pastaj edhe i Organizatës Revolucionare për Bashkimin e Trojeve Shqiptare me Shqipërinë si dhe më vonë edhe pse ishte nënshkrues i Akt-themelimit të B.K.D.SH. ky mori pjesë edhe në krijimin e LËVIZJES NACIONAL ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS DHE VISEVE SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI, cilën “Lëvizje” disa  ish-bashkëpunëtorë te Metushit e devijuan duke i dhëne kahje marksiste-leniniste edhe pse dihej botërisht se Metush  Krasniqi ka qenë një Antikomunist i përbetuar,por pas vdekjës se tij disa kalemxhij të  grazhdit marksist dojnë me çoroditë të vërtetën duke ia mveshë  nji epitet te tillë nacionalistit të kulluar Metush Krasniqit. Ka qenë disa herë i dënuar dhe ka vuajtur shumë vite nëpër burgjet më famëkqija të Jugosllavisë.Vdiq më 15.10.1986 ne Prishtinë. Ka qenë mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë,tani më të ndjerin Vehbi Ibrahimin. Pra nuk duhet keqkuptuar pjesëmarrjen jo vetëm te tij,por të të shumë patriotve të tjerë,në disa grupe dhe organizata politike simotra me programe ku tentohej që në çdo mënyrë te kontribojnë sa më shumë për çështjen kombëtare ;

Gjokë Spaçi, alias  “GJETO SPECI” ( Dosja Nr. A + B 01=0028 ),lindur me 1914 në fshatin  Velezhë të Prizrenit,i martuar, i denuar politikisht ku edhe i vuajti 6 vjet burg të rënd me Grupin e Shaban Dërgutit dhe të tjerëve. Më 1972-en, bashkë me Metush Krasniqin këta dy përfaqësuan  GDIK+GLP (LNDSH )  dhe ka kontribuar në kuadrin e këtij riorganizimi nga u krijua BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE-B.K.D.SH. ; Edhe pas daljes nga burgu  gjithmonë ka qenë nën survejimin e spiujve dhe çakajve të Udbës se sllavokomunist,mirëpo ky për asnjë çast nuk e ndërpreu aktivitetin e tij patriotik e kombëtar,por përkundrazi vepronte ma më shumë zell, por  gjithmon i kujdesshëm qe mos tu jep shans spiujve te fëlliqur që ta zbulojnë aktivitetin e tij fisnik dhe kombëtar. Pas shumë vuajtjeve e krajatave te jetës, vdiq më,31.10.1986 në vendlindjen e tij në Velezhë te Prizrenit ku edhe u varros me nderime të merituara të një atdhetari dinjitoz.

Grupi “VETERANËT E LUFTËS SHQIPTARE dhe REZISTENCA MALËSORE”=VLSHRM

Kjo organizatë ilegale patriotike ishte krijuar në ilegalitet të thellë me 1949 nga ish-luftëtaret  e LNDSH,respektivisht të OP BESA KOMBËTARE por që ndërkohë ose kanë vdekur ose janë tërhequr terësisht nga çdo aktivitet. Më 1972 ky formacion kishte akoma një numër bukur të madh anëtarësh,ndërsa në Kuvendin e 16.8.1972 i kishte  dërguar  dy përfaqësues. Këta ishin : Ramë Bareli i cili aderonte  në këtë formacion që nga viti 1955,kurse tjetri : Gjon Maleta i cili ishte inkuadruar në ketë formacion me 1968 si intelektual dhe atdhetar. Po kush ishin këta dy atdhetar ?

Ramadan FAZLIU,alias “RAMË BARELI” ( Dosja Nr. A-01-0006 ),lindur më 25.2.1932 në fshatin Vidishiq-Komuna e Mitrovicës, me profesion: Murator me kualifikime të larta, i martuar, me gjendje ekonomike shumë te vështirë. Aktivist i dalluar jo vetëm në këtë grup,por ka qenë edhe njëri prej bashkëthemeluesve të “VOTRËS KOSOVARE,kurse pas unjizimit të të gjitha këtyre grupeve dhe organizatave, për 4 mandate ka qenë anëtar i Komitetit Qendror të Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare. Më rastin e vdekjes se tij më 20 prill 2000 në Prishtinë ka qenë anëtar i Komitetit Kombëtar të B.K.D.SH. –Pjesa e Mërgimit ;

Ragip Selman Sadiku, alias “GJON MALETA”, ( Dosja Nr. :A-01-0002 )  ka lindur me 1937 në fshatin Vidishiq të Mitrovicës. Me 1960, posa kishte mbaruar Shkollën Normale në Prishtinë dhe ishte emëruar  mësues në Shkollën fillore në fshatin Bare, më 18 shtator të atij viti  fatkeq vjen Udba serbosllave dhe e prangos në klasë para nxënësve duke ia hedhë në tokë ditarin dhe duke e rrahur e nxjerrin nga ndërtesa e shkollës dhe me një xhip e dërgojnë në burgun famkeq të Mitrovicës që njifej me emërin tmerrues “Kulla e Tupellës “ ku i nënshtrohet torturave më çnjerëzore nga udbashët serb dhe gjakatari Musa Batalli,gjakovar i shitur te serbi këmbë e krye. Edhe pse gjitha akuzat ndaj tij u hodhën poshtë,prap se prap gjyqtari sllavofil Tahir Ibrani e dënoj më 1 vit burg duke ja humbur të drejtën që të punoj ndonjëherë në arsim si edukator për çka edhe ishte  shkolluar,por pas burgut u detyrua te punësohet ne nji ndermarrje tregtare si nëpunës i thjeshtë. Nga ana tjeter,  pas disa koheve lidhet me disa  aktiviste te  Grupit “V.LSHRM” ku edhe anëtarësohet  me 1968, por gjithmonë duke i ruajtur marredhënjet e mira me VOTREN KOSOVARE dhe udheheqësit e saj, deri sa më ne fund gjeten gjuhe te përbashkte qe te shkrihen ne radhët e B.K.D.SH.-së. Vdiq  më 1984 në Mitrovicë ku edhe u varros në pjesën veriore të Mitrovicës pasi banonte në atë anë te qytetit.

SHOQËRIA DEMOKRAT SHQIPTARE “ISMAIL QEMALI”- SH.D.SH. Ismail Qemaili”

Kjo organizatë burimisht u themelua më 1964 në Gjilan nga patrioti Vehbi Ibrahimi me shokë, në mënyrë ilegale, por veprimtarinë e saj të vrullshme e zhvilloj në Austri prej vitit 1969 e deri  më 1972 kur u shkri në rradhët e Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, me përjashtim të Degës saj në Belgjikë e cila veproi si e pavarur e në bashkëpunim me grupin  BESA DEMOKRAT SHQIPTARE “LIDHJA E VARDARIT” deri sa edhe kjo u shkri në rradhët e BKDSH-së. Po kush ishin  përfaqësuesit e kësaj organizate që muarën pjesë në Kuvendin e Vushtrrisë  më 16.8.1972 ?

Vehbi Ibrahimi, alias “BESIM GJILANI” ( Dosja Nr.  D-01-3153 ),i lindur më 23.5.1938 në fshatin Uglar të Gjilanit, i martuar, baba i 8 fëmijëve, vritet nga dora gjakatare e Udbës jugosllave më 10 tetor 1981 në Bruksel të Belgjikës, por atentatorët e tij nuk u zbuluan as pas 27 viteve ?!… Eshtrat e tij u sollen në atdhe më 31 mars 2001 dhe u rivarrosën në varrezat e fshatit Uglar me nderimet më të larta kombëtare dhe atdhetare.

Hasan Dalipi, alias “GURI I ZI”, ( Dosja Nr. D-01- 3280 ),i lindur  më 16.6.1941 në fshatin Zllakuqan të  Malësisë së Karadakut, ndërsa familja u shpërngul në Kumanovë, ku u kthye edhe Hasani pas shkatërrimit te Jugosllavisë komuniste. Si aktivist ka qenë i mrekullueshëm, besnik dhe i palodhur. Vdiq pas një periudhe të një sëmundje të gjatë e të pasherueshme në vitin 2006 dhe u varros në varrezat e Kumanovës. Deri në vdekje i mbet besnik idealit të RIBËRJES SË SHQIPËRISE ETNIKE. Ka qenë përkrahes i palodhur i shtypit BESA SHQIPTARE dhe i çdo aktivitetit politik,kulturor e humanitar që ka zhvilluar BKDSH në mërgim prej ristrukturimit të saj e deri më  2002  viti kur pushoi veprimtaria në mërgim për tu  transmetuar në Kosovë.

(Kjo listë e pjesëmarrësve iu dërgua autorit të këtij shkrimi  nga atdhetari Emin Fazlia më, 13 shkurt 2008)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok