16/11/2024

KU  I  KANË  VARREZAT  KËTA  ZAMAKË..?!

0

Nga Fritz RADOVANI

1.At Anton Harapi (5 Janar 1888 – 20 Shkurt 1946),Gene Kortsha tregon: “P.Freeman ishte komandant i skuadres se pushkatimit: Kur i pushkatuem  tre te bugosunit, dy prej tyne kane ra perdhe, ndersa At Antoni asht zhdukë nga pamja i rrethuem prej nji rejet. Oficeri në komandë ka shkue afer trupave të shtrimë perdhe. Aty ishte Lef Nosit e Maliq Bushatit. Trupi i At Anton Harapit qendroi i padukshem, i rrethuem prej nji reje . U deshten disa minuta që të zhduket Reja, dhe të shihej prap At Antoni.”

  1. At Lek Luli O.F.M. Pabesisht u vra dhe humbi edhe Trupi i Tij.

3.Don Lazer Shantoja (2 Shtator 1892 – 5 Mars 1945) Meshtar i njohun nder predikatarët ma të mirë. I sharruen kambët me sharrë druevari. Ishte në moshën 54 vjeç, kur asht vra në brigjet e lumit Lana në Tiranë.

4.Don Mark Gjani (1909 – 1945) Në shtator 1945, mbytet në tortura, në Mirditë. Ishte sekretar i Imz. Frano Gjinit. Kerkohet me dishmue kunder Tij, e vdes në tortura. Trupi i Tij tretet në breg të lumit, me ushqye qentë.

5.At Papa Pandi (1910? –Tetor 1945), mbytet në Korçë, në mënyrën ma shnjerzore. I prenë koken me spatë në pyll, dhe ia vune mbi gjoks pranë Kryqit.Ishte klerik katolik që punoi per unifikimin me Kishen Ortodokse.

6.Imz. Frano Gjini (1886 – 11 Mars 1948). Asht i pari Shqiptar Rregjent i Delegacionit Apostolik të Vatikanit në Shqipni, klerik katolik Shqiptar. Trim dhe guximtar i pashoq. Ka deklarue para se t’ arrestohej: “Unë nuk do t’ a ndajë kurrë grigjen time nga Selia e Shenjtë!”

7.At Mati Prennushi (2 Tetor 1882 – 11 Mars 1948). Asht kenë bashkpuntor i Dedë Gjo’ Lulit në 1911, për ngritjen e Flamurit. Në qelen e Tij u mblodh kuvendi i Malësisë, per “Memorandumin e Gerçës, “faje” per të cilat, Krajl Nikolla kerkoi  me e varë në litar. E dënoi edhe Ahmet Zogu me vdekje por, u ekzekutue nga terroristi Ever Hoxha, me 11 Mars 1948, kur ishte Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë në Shkoder.

8.At Çiprian Nika (19 Korrik 1900 – 11 Mars 1948). Ishte rektor i Françeskanëve të Shqipnisë. Figurë e shqueme Atdhetare dhe trim që nuk i tutej syni nga vdekja per “Fé e Atdhé”. Ishte françeskan shumë i pergatitun. Asht pushkatue se nuk pranoi me akuzue vllaznit e vet “per futje armësh në kishë, një shpifje e Sigurimit të shtetit komunist, në vitin 1946”.

9.At Josif Papamihajli (23 Shtator 1912 – Tetor 1946?) Po në tetorin e 1946, mbytet mizorisht. Ishte nga Elbasani. e çuen në kampin e shfarosjes së Bedenit. E mbyten në baltë përsëgjalli.

10.At Gjon Shllaku O.F.M. (1905 – 1946). I paisun me një kulturë të gjanë në universitetet e Holandës, Belgjikës dhe Sorbonës. Duhej “zhdukë” bashkë me themelet e Françeskanëve të Shqipnisë. Kështu, “kishte, urdhnue qeveria sllavokomuniste e Beogradit!”

11.Don Mark Gjani (1909 – 1945) Në shtator 1945, mbytet në tortura, në Mirditë. Ishte sekretar i Imz. Frano Gjinit. Kerkohet me dishmue kunder Tij, e vdes në tortura. Trupi i Tij tretet në breg të lumit, me ushqye qentë.

12.At Giovani Fausti S.J. (1901 – 1946). Ishte profesor i teologjisë dhe filozofisë në Seminarin Papnuer të Jezuitëve në Shkoder. Erdhi në Shqipni porsa perfundoi studimet në Bresia, Itali.

3.At Daniel Dajani S.J. (1916 – 1946)Rektor i Jezuitëve. Drejtues i Revistës “Lajmtari i Zemres së Krishtit”. Pushkatohet i pafaj si vllaznit.

14.Imzot Nikoll Deda (1892 – 11 Mars 1948). Asht torturue aqsa i tha një shokut vet që nuk e njohu në qeli: “Mos harro, se kam pasë kenë Don Nikoll Deda!”. Ka vdekë si burrat, ishte i pafajshem.

15.Don Dedë Maçaj (5 Shkurt 1929 – 28 Mars 1947). E marrin ushtar. Me 28 Mars 1947, para togës së pushkatimit deklaroi: “Po vritem per shkak t’ urrejtjes ndaj besimit Katolik. E them këte pa hidhërim apo urrejtje per ata, që mbas pak, do të më vrasin!” Vdiq si Burrat!

16.Don Aleksander Sirdani (1891 – 31 Korrik 1948)Dijetar dhe studjues i folklorit dhe i etnografisë. Masakrohet në hetuesinë e Koplikut të Shkodres, dhe e mbysin nder pusat e zezë të asaj hetuesi.

17.Don Pjeter Çuni (9 Korrik 1914 – 31 Korrik 1948) Asht masakrue me Don Aleksandrin e asht groposë në pusat e zezë t’ hetuesisë bashkë me Té, tue thirrë: “Rrnoftë Krishti, tek Ai, po shkoj.”, me 31 Korrik 1948.

18.Imzot Ernesto Çoba (1930 – 1980)Fjala e fundit: “Jam kenë gjithmonë kundër komunizmit, as nuk kam dashtë me ia ndigjue zanin, kam punue me shpirtë me e zhdukë dhe do të vazhdoj me kenë kundër deri në vdekje!”.

19.Imzot Nikoll Tusha (1895 – 14 Nandor 1946).  Asht kenë mik dhe bashkpuntor’ i Cafo Beg Ulqinit, në ngritjen e Flamurit të Pavarsisë në 1940 n’Ulqin. Per këte akt Atdhetar, e pushkatojnë malazezët me 14 Nanor 1946.

20.Imz. Gjergj Volaj (1905 – 3 Prill 1948) Ishte ipeshkëv i Sapës. Predikatar i njohun dhe me kulturë të gjanë. Asht torturue aqsa, ndoshta, pak kush ka kalue vuejtje e tortura në sigurim si Ai. E pushkatuen komunistat në 1948.

21.Imz. Jul Bonatti (1874 – 5 Maji 1951). Dijetar dhe njohës i mirë i disa gjuhëve të hueja. I njohun në Shqipninë e Jugut si Meshtari që u adhurue nga vlonjatët. Dënohet, dhe e çojnë në manikomjo të Durrësit, atje me 5 Maji 1951 e shkyjnë të “çmendunit”.

22.Don Mark Bici (1909 – Nandor 1946), mbytet në tortura në hetuesinë e Mirditës. Sigurisht nuk ishte i pari!

23.Don Nikoll Gazulli (1893 – 1946) Me 23 Mars 1946 vritet në Vrith ashtusi vrasin gjithnjë komunistat: Tradhëtisht.

24.Don Zef Marksen (1901 – 16 Nandor 1946). Misionar gjerman. Pa asnjë fakt, dënohet 2 vjet burg. Ka shpetue disa “komunistë” nga kampet naziste. Per këte, si “shperblim” merret mësheftas nga burgu i Tiranës dhe në rrugen e Kukësit pushkatohet me 16 Nandor 1946.

25.At Bernardin Palaj (22 Tetor 1894 – 2 Dhjetor 1946) Dijetarin e mbyten në tortura. E varrosën naten tek qershija, ku e masakruen te konvikti “Malet tona”. Vendvorrimi asht i saktë i treguem nga baskvuejtësi Loro Vata.

26.Don Luigj Prendushi (8 Janar 1896 – 24 Janar 1947) Arrestohet dhe pushkatohet pa faj me daten 24 Janar 1947, tue u kujtue gjoja i fisit tjeter të Martirve Prennushi. U pushkatue pa asnjë fakt.

27. Don Anton Muzaj vdiq në vetmi në vitin 1948. Policia e Sigurimit shtetit e mori dhe e varrosi në një Gropë paemen dhe në një vend të mësheftë.

28.Don Nikoll Shelqeti (1892 – 1947) E torturuen, po nuk u thye. I dhane një dënim, dhe e nisën në kampin e shfarosjes së Kavajës. Atje e mbyten tue e zhytë nder baltat e kënetës së Bedenit.

29.Don Ejëll Kovaçi (5 Prill 1920 – 10 Nandor 1958) Torturohet dhe vishet me akuzat ma të pabesueshmet per Shqiptarin e vertetë. Pushkatohet se nuk ka pranue me nenshkrue Statutin e Kishës Katolike të vitit 1951.

30.Don Dedë Plani (1889 – 30 Prill 1948) Meshtari i Dukagjinit që e mbysin nder tortura. Zhdukun dhe dosjet e hetuesisë sigurimit se janë “pa firmë”, mbasi Don Deda nuk ka pranue asnjë akuzë.

31.At Serafin Koda (25 Prill 1893 – 11 Maji 1947) Nuk pranon me ju shpifë askujt, per këte, torturohet derisa vdes i masakruem. Ishte 54 vjeç.

32.At Palë Dodaj (1880 – 5 Shtator 1951) Frati që shpetoi Ahmet Zogun, nen zhgunin e Tij në Rubik. Historian dhe demokrat që nuk pajtohet me asnjë diktaturë. Atdhetar i flaktë. Guximtar dhe luftar i vendosun per bashkimin e Kosovës me Shqipni. Vdes në burgun e madh të Shkodres në 1951.

33.At Gasper Suma (1897 – 1950) Meshtar i vendosun me vdekë pa njollosë zhgunin e Shen Françeskut me akuza fallse ndaj vllazenve të vet, edhe pse Ata, ishin të pushkatuem. Vdes në burg 14 Prill 1950.

34.At Karlo Serreqi (26 Shkurt 1911 – 4 Prill 1954) Asht frati që nuk pranoi me kallëxue Rrëfimin që i kerkohej nga Sigurimii shtetit. Per këte qendrim kaloi jetën burgjeve. Vdiq në burgun e Burrelit më 4 prill 1954.

35.Don Ejëll Deda (1917 – 1948) Torturohet në burgun e Kishës së Fretenëve. Nuk perballon vuejtjet, vdes në spitalin e burgut në 1948.

36.Don Jakë Bushati (1890 – 12 Shtator 1949)Torturohet në hetuesi të Lezhës. Nuk pranon asnjë akuzë. Vdes nga torturat dhe zhytja e trupit në ujë të ftohët per disa muej në vitin 1949.

37.Don Alfons Tracki (1892 – 1946). Vjen nga Breslau dhe edukon një brezni të tanë Atdhetarësh Shqiptarë. Pothuej, të gjithë u pushkatuen nga komunistët si Mësuesi i Tyne gjerman Tracki, me 18 Korrik 1946.

38.At Bernard Llupi (7 Shkurt 1886 – 25 Nandor 1946) Me 25 Nandor 1946, pushkatohen në Prizren i pafaj me t’ ashtuquejtunit “antarë të Katoliçeskaja Banda”, kryesue gjoja nga At Llupi. Në fjalen e fundit në gjyq Ai tha: “Vdekja si kjo, vdekja per Shqiptarizem, asht kup’ e artë!”

39.Don Marin Shkurti (1933 – 1 Prill 1969). U shugurue meshtar në  8.12.1961. U arratis se donte me vazhdue sherbimet fetare mbas 1967. E kthyen miqtë e sigurimit shtetit, UDB jugosllave, dhe e vranë me 1 Prill 1969.

40.At Klement Miraj (1 tetor 1882 – 22 Nandor 1956) Ishte figurë e spikatun e klerit në lamen e letrarit, etnografit e folkloristit. Asht një nga Atdhetarët e shquem. Me 22 Nandor 1956, vdes në burgun Burrel.

41.Don Anton Doçi (1915 – 1973) “Ky rast vdekje apo mbytje”, ishte i rastit apo i menduem dhe i realizuem me mjeshtrinë ma të madhe vrastare?!

Gjithshka e mendueme dhe e zbatueme me “kujdesin” e Sigurimit të shtetit.

42.Don Anton Zogaj (1905 – 9 Mars 1948). Ishte sekretar i Imz. Vinçenc Prennushit, Argjipeshkëv i Durrësit, pushkatohet në Durrës me 9 Mars 1948, mbasi nuk pranon me akuzue Argjipeshkvin dhe as shokët e grupit.

43.Don Prekë Nikçi (2 Nandor 1921 – 15 Mars 1974) Nuk pranoi me mbyllë Kishat në 1967. E mbyten në kazanat e fabrikës së çimentos në Krujë.

44.Don Nikoll Laskaj (1898 – 15 Maji 1948). Vdes nga stermundimi, urija dhe vuejtjet në kampin e shfarosjes së Bedenit të Kavajës në 1948.

44.Don Vlash Muçaj (1892 – 1963) Ishte nga Kruja. Arrestohet dhe vdes nga torturat dhe etja per ujë se, nuk pranon akuzat e Sigurimit të shtetit.

45.Vlla Gjon Pantalia S.J. (2 Qershor 1887 – 31 Tetor 1947). Mbas largimit jezuitëve italian nga Shqipnia, shkoi në Kuvendin e Fretenëve, ku u arrestue dhe u masakrue si pak kush,”dinte shumë po, nuk fliste!”

46.Don Rrok Frisku (21 Mars 1892 – Dhjetor 1956) Torturohet dhe tue kenë jo mirë me shndet dënohet formalisht, dhe vdes në burgun e Burrelit.

47.Don Shtjefen Kurti(1898 – 1971) Bani shumë vite burg. Pushkatohet me 21 Shtator 1971, me akuzen se “ka Pagzue një fëmij Katolik”.

48.Don Lec Sahatçija (Dhjetor 1906 – 4 Prill 1986) Ishte ordinar i Abacisë së Mirditës. Njeri shumë i besueshem i Imz. Frano Gjinit. Sigurimi kerkon prej Tij letrat e Imz. Gjinit dhe dokumenta tjera. Po, as Ky nuk i dorzon.

49.Don Mikel Beltoja (17 Prill 1935 – 10 Shkurt 1974) Ky asht Kleriku që ka vue gojë kunder diktatorit barbar Ever Hoxha. U pushkatue me daten 10 Shkurt 1974, per sëvdekuni, mbasi i shkyen gjymtyrët tue shkue në Tiranë.

50.Don Nikoll Gjini (1911 – 1987) Asht arrestue vetem se ishte klerik katolik në vitin 1952. Një Kalvar i pafund që mbyllet dy muej para plotsimit të dënimit. Vdes në kampin e shfarosjes së knetës Zejmen në 1987.

Shenim F.R.:

DERI KUR PA VORREZA KËTA KLERIKË KATOLIK SHQIPTARË!

CILËS KOMBËSI I PERKASIM NA?   A JEMI EUROPJANË APO JO?!

E pra, Presidenti, Kryeministri, Kuvendi Popullor, Gjykatat dhe kryesisht Ministria e Punëve të Mbrendshme e Republikës së Shqipnisë, të gjithë i dijnë “Vendgroposjet” apo “Gropat paemna” të Këtyne Martirëve të Kishës Katolike Shqiptare! Moskallzimi asht vetem vazhdimësi e URREJTJES !

URREJTJA ndaj atyne “GROPAVE PA EMNA”, JO VETEM E DHUNON HARMONINË  FETARE, PO MJELLË  PERÇAMJEN NDER  SHQIPTARË?!

Melbourne, 7 Shtator 2022.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok