23/12/2024

Ktu te gjithe bajne show mediatik…

0
Nikoleta_Kovaci1

Nga Nikoleta Kovaçi

Ziejne ekranet e tv-ve! Ne sinkron traumatizues qindra fq portalesh, qe copy-past(e)ojne zhurmen e frikshme qe del nga zgavrat e kamerave te instalueme live kudo ku ka njerez qe prodhojne show dhe shperlane trunin e shqiptareve!

Politikanet tane shahen me liste shpie me shoshojne, ngrene akuza e sterakuza publike te pashoqe ne rruzull tokesor, me thane mendja se do te vriten me njani tjetrin deri ne 7 breza! Shqiptaret qe i shohin, pertej xhamit manipulues te tv-ve ua msojne permendesh, simas simpatise dhe urrejtjes krejt te palamet dhe manej nisin luften me robte e shpise, ndonese rroga, pensionet, asistenca nuk iu dalin as per 10 ditshin e pare te muajit!

Politikanet, nuk i mbajne meri shoshojte, drekojne, darkojne, bajne udhetime bashke, punojne pune private po bashke, e per pasoje ndajne krejt fitimet e te ardhunat bashke! Njerzit, pra shqiptaret myten per nji fjale goje, per nje pasqyre mjeti, per nji te pame shtremte, edhe pse skane ndoshta buken te shpia… por kane te sigurte se persa kohe te kene drita do ta kene ushqimin e tyne ne ekranin e zi qe iu sjell vec te zeza ne shpi…

Sod ne radhen e luftes se bujshme te parlamentit, hyni nder shej edhe lufta false e prokuroreve, gjasme ajke te vendit! KLP e pyet shefin e SPAK se a ndjehet i lumtur e ky ua kthen se lumturia e tij vjen nga puna e madhe dhe e lavdishme e struktures qe ne mendte tona ka me na shpetue nga politikajt-peshkaqene te korrupsionit!

Kshtu edhe ata e lane shenjen e vet ne te bamin sikur po i kerkojne llogari shoshojt, nderkohe nji prokuror akuzon se dy kolege jane ba pjese e SPAK me pa te drejte! Sus, per ate nuk fol kerkush! Denoncuesi do te quhet smirush se ska fitue vete e myllet historia e na kqyrim nga ekranet se kur do ia bajne bame kta dy prokurorat qe kane mrrie ne SPAK-un e mire paguem!

Po kta prokuroret e SPAK a i kqyr kush si dhe sa punojne?  Psh ku ka perfundue dosja ndaj Ilir Beqjas tash sa kohe? Se kampioni i shendetesise se Rames ka nja 4 vjet qe denoncohet pafund nga qytetare hallxhinj e ndonje garues tenderash…

Po mire se Lili e ban gjamen e madhe ne qeverine kancerogjene qe kena perftue vete, po trafiku i droges sa u hetue nga SPAK qe na i denoi njerzit vec per shperdorim detyre, nderkohe qe tane Europa e pa se ca ndodhi e po ndodh tash 8 vjet…?

Kraja i SPAK tha se skam nis asnje hetim per shperdorim detyre, po gjyjata ia denoi vetem per kte veper e vone u kujtuen dy prokuroret e dosjes se tek-tuk kane fut neper rreshta edhe ndonje implikim te kapove te policise per trafikun qe ne fakt nuk qe asnje dite trafik, po nje pune e qete dhe e legjitimueme…

Njerzit, pra na shqiptaret, vijojme te presim SPAKun e lavdishem te na cliroje nga mafia, politikanet te rrezojne njani-tjetrin, hajdutet te vjedhin shoshojne, e vrasesit te vrasin mrena lloji, e nderkohe i falemi ekranit qe na sjell show-n, qe s’na le me pa asnje grime nga rrenimi i qenies ne kte vend!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok