15/11/2024

KTHIMI I DRAGICËS NË GJAKOVË

0

Nga Dedë Preqi

Çka dreqin lypin Draganat e Dragicat në Gjakovë?

Është mjaftë shqetësuese dhe simptomatike kthimi i Dragicës në Gjakovë, kur kjo bashkë me kriminelët serb ikën një ditë nga ky vend, të cilët nuk lënë gjë në fytyrën e tokës pa bërë dhe tani paraqitën si «engjuj» të pafajshëm.

Ardhja e saj është vetëm një provokim, që e ngriti tërë qytetin në këmbë, e ngriti zërin e nënave gjakovare, me lotin e tyre të pa tharë qe 20 vite, duke i kujtuar bijtë e bijat e veta, që kriminelet serb mbase i masakruan ata edhe i zhduken kufomat e tyre, që janë akoma të pagjetur.

Ata ikën njëherë nga Gjakova dhe Kosova, sepse nuk i lanë më vend vetës të jetojnë në këtë vend, çka dreqin lypin tani të kthehen këtu?

Ata kriminel që e bënë shkrumb e hi tërë Gjakovën dhe Kosovën, dhe e masakruan pa mëshirshëm popullin shqiptarë, edhe fëmijët në djep nuk i kursyen dhe djegën gjithçka që ishte shiptare, atëherë çfarë kërkojnë në Gjakovë dhe Kosovë, të cilin vend kur ikën e lanë të tërin në tym dhe flakë.

Dragica thotë, se para lufte ka punuar si pastruese për policinë e Serbisë në Gjakovë, nuk do të thotë se kjo ka qenë vetëm pastruese e thjeshtë, sepse shumë hetime dhe përgjime të shqiptarëve janë bërë përmes këtyre njerëzve të thjeshtë, të cilët i kanë bartur informacionet më të rëndësishme dhe kanë shpiunuar për shqiptarët.

Me çfarë ndjenjash njerëzore ia ka mysyer kjo serbe sot Gjakovës, pse iku nëse e ka ndie vetën të pastër dhe e të pa inkriminuar, çfarë kërkon të kthehet këtu në Kosovë mbas 22 vitëve, kur deri me tani ka jetuar në Serbi, bashkë me bijtë e saj.

Dragica Gashiq, së pari është këshilluar me drejtorin e Zyrës për Kosovën, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, në Graçanicë, me të cilin janë kordinuar në një mënyrë, për të zgjedhur dhe provuar rrugën e jetës, por që duhet të jesh i gatshëm edhe të rrezikosh në këtë mënyrë.

Mirëpo, të jetojë në një vend ku gjatë gjithë kohës nuk do ta ndjente vetën rehat, jo që shqiptarët do ta gëlltisin nga urrejtja, por si do të ndjehet Dragica, kur do të takohet përditë dhe ballë përballë me nënat gjakovare, ku djemtë e tyre janë masakruar dhe zhdukur nga kriminelët serb, ndërsa vet kjo Dragica, është ajo që u ka bërë «hyzmet» atyre kriminelave.

Apo, a nuk është ky edhe një plan i Vuçiqit, i cili përmes Dragicës dhe Draganave, që po i derigjon të shkojnë në Gazimestan, i bëjnë këtë manovrime me qëllime të caktuara, që të provokojnë negociatat që ka tani  Kosova me Serbinë, dhe për të justifikuar para ndërkombëtarëve një gjë të tillë, se kështu Qeveria e Kosovës, po i refuzon qytetarët serb të jetojnë dhe të lëvizin të lirë në Kosovë.

Dragica dhe gjithë serbët që mendojnë të kthehen në Gjakovë dhe Kosovë, përveq atyre që nuk i kanë duart e përgjakura me gjakun e shqiptarëve të pafajshëm, duhet së pari të dalin para nënave të Kosovës dhe në këtë rast para nënave gjakovare dhe të kërkojnë falje për krimet e tyre, pastaj nuk ka nevojë Dragica, as të tjerët, që të kërkojnë dyer të blinduara nëpër vendbanimet e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok