17/11/2024

Kryeministri ynë sheh veç armiq dhe marrëzi

0

Nga Ndue Ukaj

Njeriu që është në mes të një pylli s’e sheh pyllin, por sheh vetëm lisa, thotë një fjalë angleze.

Pyllin e shohin vetëm ata që qëndrojnë jashtë pyllit.

E kryeministri Albin Kurti është futë në mes të një pylli marrëzish dhe sheh vetëm armiq e marrëzi.

E vërteta është se armiqtë e vërtetë, Kosova s’i ka në Tiranë, në Europë, në Amerikë, ata më lehtë i gjen në Prishtinë, janë do mendjekëqij  ose do don kishotë që luftojnë me mullinjtë e erës.

Dhe fatkeqësia bëhet më e madhe ngaqë Kurti është i rrethuar me disa demagogë të rrezikshëm dhe me do mjerana trushpëlarë që kur u thotë baba ideologjik fluturon gomari, si në kor e ethshëm bërtasin: fluturon, fluturon.

Një kryeministër që s’fol kurrë për vlera e virtyte, veç kryeministër i mirë s’mund të jetë.

Një kryeministër të cilit zor t’ia gjesh një fjali të bukur e vizionare për vendin, pos do ushtrimeve bajate retorike, dokrrave e paçavureve urrejnxitëse, ai veç kryeministër i mirë s’mund të jetë.

I kryeministri ynë, prej se është në politikë, dy dekada, sheh veç armiq dhe marrëzi, prandaj kapacitetet e tij qeverisëse janë të varfra dhe rezultatet e punës së tij tre vjeçare as me mikroskop s’ mund të duken.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok