22/11/2024

Kryebanditi i Kosovës në kryezyrën e shtetit – 22 shërbëtorët e tij në pranga?!

0

Nga Enver Bytyçi

‘Ne varim hajdutët e vegjël, ndërsa të mëdhenjtë i çojmë nëpër zyra’, thoshte Ezopi i njohur dhe i famshëm. E ndërkohë në Kosovë Prokuroria e Posaçme ka pranuar kallëzime penale nga Inspektoriati i Policisë së vendit për 22 zyrtarë të policë, sepse ata ishin angazhuar në operacionin për ekstradimin e gjashtë shtetasve turq para më shumë se një viti.

Prokuroria tenton që me këta ‘hajdutë’ të vegjël të Ezopit të shfajësojë hajdutët e mëdhenj në zyrat e shtetit, para së gjithash kryebanditin e kryemafiozin e veshur me petkun e presidentit të Rapublikës, Hashim Thaçi, i cili është autori dhe urdhërdhënësi i pjeswmarrjes së policëve të denoncuar në atë operacion të paligjshëm e antikushtetues! Para se të shkojnë këta 22 policë të pafajshëm para togave të zeza, aty do të duhej të ishin Hashim Thaçi, ish-shefi i SHIK, ish- komandanti i Policisë së Kosovës dhe shumë autoritete të tjera të larta, të angazhaur në veprimtari të paligjshme me urdhër të presidentit të Turqisë, Rexhep Tayp Erdogan.

Ngjarja kishte ndodhur mw 29 mars tw vitit 2018. Atë ditë shefi i shërbimit sekret me urdhër të Hashim Thaçit thirri në ndihmë policinë e shtetit që të realizonte një aksion policor të paligjshëm, marrjen peng dhe ekstradimin e gjashtë qytetarëve me shtetësi turke, të cilët shërbenin në Kossovë, madje paguanin taksa në buxhetin e shtetit të Kosovës. Ata u kapën dhunshëm kudo që u ndodhën, si judët nëpër filmat e gestapos së Hitlerit, dhe fshehurazi u dërguan në duart e shërbimit sekret turk në aeroportin ‘Adem Jashari’ të Prishtinës.

Më pas u paketuan në avionin e ardhur nga Ankaraja posaçërisht për ta dhe gjykatat turke me urdhër politik i dënoi ata pa asnjë fakt konkret. Të gjashtë turqit ua fali autoriteteve turke miku i presidentit Erdogan, Hashim Thaçi. Të gjashtë këta u dënuan jo për çfarë kishin bërë, por për atë për çfarë ishin, saktësisht se konsideroheshin njerëz të linjës së Fethullah Gylen, të cilin Erdogan e akuzon si organizator të grushtit të shtetit në tentative të 15 korrikut 2016. E ndërkohë qe Gylen ruhet e mbrohet nga aleati më i madh i shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hashim Thaçi luajti rolin e kundërshtarit amerikan, ndonëse kur është fjala për ndarjen e Kosovës thirret me të madhe si aleat i disa amerikanëve që e mbështesin në këtë aventirë serbo-ruse.

Asokohe, në njw miting të madh, Rexhep Tayp Erdogan ngriti nw qiell Hashim Thaçin dhe kërcënoi kryeministrin Ramush Haradinaj, pse ky i fundit kërkoi të dalë përgjegjësia për këtë akt të paligjshëm. Madje ai insistoi në shkarkimin e shefit të shërbimit sekret të Kosovës si dhe të dretorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Haradinaj tha se nuk kishte dijeni për aksionin në fjalë, që do të thoshte se Thaçi ishte promotor i atij aksioni. Vetë Thaçi as e pranoi dhe as e mohoi se kishte gisht në aksionin në fjalë dhe nuk insistoi që të provojë faktin se kryeministri kishte dijeni për këtë. As gjykata nuk kishte dijeni, ndonëse me ligj dhe kushtetutë asnje qytetar i huaj nuk mund të ekstradohet pa një vendim gjyqësor. Madje dhe prokuroria e mohoi të kishte dijeni për rastin në fjalë. Për këta shtetas turq nuk kishte gjithashtu një urdhër ndërkombëtar arresti, pra nuk kishte kurrëfarë akuze!

Kjo do të thotë se në rastin në fjalë Hashim Thaçi, shërbimi secret dhe policia e Kosovës shkeli jo vetëm ligjet e brendshme, por edhe ligjin ndërkombëtar, duke rrezikuar imazhin e shtetit në kushtet e mos pranimit ende në OKB! Shërbim më të keq nuk kish si t’I bëhej Kosovës! Megjithatë presidenti turk iu hakërrye Ramush Haradinajt, sikur ai ta kishte emruar kryeministrin e Kosovës si guvernator turk në Prishtinë, ndërkohë që shprehu konsiderata të larta për presidentin Hashim Thaçi. Edhe pse Thaçi nuk pranoi se kishte bashkëpunuar dhe përgatit infrastrukturën e kësaj shkeljeje ligjore e kushtetuese, Erdogan e zbuloi atë, kur i thuri elozhe për kontributin e tij në këtë aksion antihuman.

Antihumanizmi i presidentit të Kosovës rritet e shtohet kur ai pwrdhunon fizikisht dhe nw dinjitet 22 policwt e kallwzuar dhe tw marrw nw proçedim penal nga prokuroria e kontrolluar prej tij, ndërkohë që ai vetë mban ende dekoratën e presidentit turk për veprën e tij antiligjore e antikushtetuese të 29 marsit 2019! Në fakt një lideri politik, i cili për interesat e tij personale shet territorin e vendit të tij, nuk mund t’i kërkohet në asnjë rast ndonjë shembull humanizmi. Kosova fatkeqësisht ka jo vetëm një presidenti antikombëtar, por edhe një kryetar shteti antihuman!

Por në gjithë këtë shtjellim të problemit shtrohet gjithashtu logjikshëm dilemma, se kur presidenti Thaçi ushtron pushtetin e tij të dhunshëm kundër qytetarëve të një vendi tjetër, çfarë është ai në gjendje të bëjë kundër qytetarëve të vendit të tij! Kur ai shkel kushtetutën e vendit të tij për hatër të një miku jashtë Kosovës me qëllim ndëshkimin e kunësrshtarëve të tij, çfarë sigurie kanë kundërshtarët e Thaçit në Kosovë?! I sigurt se mund të dënojë këdo, madje dhe ata që vetë i urdhëron të shkelin ligjin, Hashim Thaçi nuk njeh e nuk do të njohë limite në ushtrimin e pushtetit të tij autoritar. Kurdo e kudo ku Hashim Thaçi shfaqet, gjithnjë ai është dhe mbetet rreziku kryesor për Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok