14/10/2024

Kristo Çipa ka veshur mjegullën e Pilurit…

0

Mbi vëllimin poetik “Vesha mjegullën e hollë”

Nga Timo Mërkuri

I-Thuhet shpesh se: që ta kuptosh poezinë duhet të “njohësh” vendin ku jeton poeti. Ja që në rastin tonë, për të njohur Pilurin, mjafton të lexojmë poezitë e Kristo Çipës “Mjeshtër i Madh”  të përmbledhura në vëllimin poetik “Vesha mjegullën e hollë”, pa qënë nevoja të marrësh rrugën përpjetë malit. Kjo ndodh  për arsye se vendlindjen e tij, Pilurin e gjen nëpër vargje, ashtu të bukur e të bekuar, por edhe të përlotur e të braktisur, me metafora që rrezëllijnë nëpër vargje, si lotët  në qepalla: Toka ime e dëshpëruar/ Me mjerim të pa mjekuar, /Shekujve me shpirt në duar… ( Fq. 15). Aty, në Pilur ku :“Nata veshur si e ve/Psherëtin gremisur/Heshtjen të lodhur e sheh/ Ujin buzë pikur”(Ajkuna s’ ka ligjërim.(Fq.108), aty, thotëKristo Çipa:“Midis Çikës edhe detit / Më ka tundur djep i dertit,/Të thaj lotët e kurbetit/ kuptoi se nuk ishte një fëmijë më shumë në një familje pilurjote, por ishte pikërisht:(Unë jam) lulja e amanetit …sepse…Këtu guri peshon shumë /Si në jetë edhe në gjumë!( Fq 85).

II-Në fakt, Piluri i librit të Kristo Çipës aq saështë fshati i origjinës së tij, po aq, madje dhe më shumë, është vetë Shqipëriva. Kjo bindje të krijohet kur lexon vargje të tilla trishtimi, karakteristikë e gjithë vendit: “Emigrimi rrjedh si venë”duke lënë pas vajin e nënave:”Ku shkoni si yjet e mëngjesit/Duke ftohur prushin e vatrës/Lini dheun e merrni baltën”Aty do shihni se dhimbjaështë gjëmë madhe, sepse jo vetëm rinia mori rrugën e kurbetit, por…Edhe zogjtë e lanë folenë,/…deri aty, sa që….Ca yje të rrallë që qenë / Në qelq të qiellit u prenë.(Fq 15)  ndërkohë në Pilur dhe kudo në Shqipëri “Edhe varret na u plakën/../dheGurët e hutuar lëshojnë mjekër”(fq 20),prandaj poeti klith me dhimbje “O ju fusha kallogrinja /Dhe malet e mbetur të ve!/Pini detet që të thahet ikja!”.Një pikturë poetike skicuar në vargje, e denjë për t’u lexuar (soditur me shpirt):“Në zemërim të janarit /Nxirë retë si gratë e fshatit,//Zjarri hap plagët e mallit/ …Për portat që nuk trokasin/ Për zogjtë që shkojnë e s’flasin. (Fq 62) dhe njëëndër e madhe për rikthim: “Ju duam të gjallë të vini/ Jo amanet Kostandini”.Fshati është tretur na thotë poeti, duke na dhënë një panoramë të trishtueshme, që vetëm poetët e bregut dinë ta japin: “Nata përtoi, ra e rënduar dheut pa gojë /Matanë përroit, qeni i vetmuar gjuhën kafshoi,/Zogjtë e hutuar i lidhën krahët e zgjidhën dritën,/ Pemët ngarkuar e mbartin natën, të zbresin ditën”,..madje dhe vetë poeti është bërë pjesë e kësaj natyre të ngrirë…“Unë si hije e qiparistë/ Mbështjell lëmshin e qetësisë”…dhe skicon natyrën e fshatit, me dëshirën që të gjallojë jeta, qoftë dhe diku: ”Ashtu si reve u lutet hëna,/ Edhe unë heshtjes i kërkoj zëra/ …/Kur frymë jap, marr drithërimë! Zjarri në vatër, më thotë: -Mbërdhimë!(fq 54).

Gjëndja është tejë fuqive dhe mundëesisve të poetit. Kjo situatëështë situatë që vetëm Zoti e rregullon, dhe regullimi vjen nga rikrijimi-thotë poeti:“O Zot, me fuqinë që ke /Merr nga balta një grusht dhè /Rikrijo botën e re/ Me njerëz që rrojnë në Atdhe”(fq 17).

E po,natë të veshur si e “vejushë”, mal të “ve”, “varre të plakur”, “gurë me mjekër” ,”retë nxirrë si gratë e fshatit” apo“zogj që shkojnë e s’flasin” vetëm një poet nga Piluri mund të metaforizojë, sepse pilurjotët pasi janë tundur në “djep të dertit”, kanë jetuar “shekujve me shpirt

në duar”.

III-Unë nuk e di në se kini gjetur gjethkë “zjarr që mbërdhin” dhe sidomos “në vatër”, por në Pilurin poetik të Kristo Çipës gjen shumë metafora të diamantëta që nuk i gjen askund. Prania e tyre nuk është ndonjësekret.Vende të ndryshme kanë minerale apo thesare të fshehura poshtë shkëmbinjve, Piluri ka krijime poetike plot metafora edhe në fijen e barit.Nuk më besoni? Ja t’jua  sjell një shëmbull. E njihni një bar të egër që quhet “belismë” dhe që në Pilur i thonë “belisma belhollë” sepse ngjan si një vajzë elegante që mer përpjetë në lule të moshës. Dëgjoni vargje për këtë belismë të bukur dhe të  “egër”:“Tallaz i rinisë /Erdhi më rrëmbeu. /Tek kisha më pruri, /Belisma bel-hollë/ Dhe kambanët tundi/ Lart në Shën Kollë/ Bashkë kur takuam sytë /U ndezën flakë qirinjtë”…iso djema.a a a.

Eh, shikoni që ju ftova të mbani iso se unë për vete, nuk e lexova por e këndova këtëtekst. E këndova, se ky tekst ështëmbushur plot me melodi në zanore, si hojet e mbushura me mjaltë. Le që edhe grupi“Bejk’ e bardhë”e ka shfrytëzuar këtëpoezi për tekst kënge, prandaj po doni ta shijoni dhe ju, më mirë këndojeni me melodi se sa ta lexoni.

IV-Me qënë se dolëm në këtë shteg, le të sqarojmë se kur themi “Pilur”, ne të gjithë nënkuptojmë “këngë”, sepse Piluri ka lindur nga kënga dhe u rrit me këngën. Nuk dua të spekulloj me tezën darvinianese:njerëzimi në fillim ka komunikuar me këngë, shumë më von ka dialoguar me fjalë, por dua tju them se e folura e pilurjotëve është një lloj “këngëzimi” qoftë në tingull, qoftë dhe në fjalë. Ti mund të pyesësh në rrugët e fshatit një grua plakë me një pyetje tëzakonëshme : “qysh je” apo “qysh u dive” (gdhive) dhe ajo të të përgjigjet me një varg të këngëzuar që të shahtis: “si zoga mbi qeramidhe”. Kënga është pjesë e dialogut të bisedave, pavarësisht se biseda është pa melodi. Ajo e ka melodinëbrenda fjalëve dhe mënyrës se si

artikulohen ato.

Madje është pikërisht kënga iso-polifonike pilurjote që i hapi rrugën e lavdisëpoezisë të poetëve pilurjotë. Nëpërmjet këngës  u bë e njohur poezia e tyre, sepse krijimet e tyre poetike frymuan nëpër melodinë iso-polifonike.Ishte koha kur melodia e këngëve pilurjoteu shndrua në një shqiponjë dhe kësaj shqiponje, për të “fluturuar” i duheshin krahë të fortë.Krahë të fortë e të bukur ju bënë tekstet poetike të Lefter Çipës fillimisht, dhe më pas të Kristo Çipës. Kjo është arsyejaqë këto krijime poetike të Kristo Çipës të përmbledhura në këtë vëllim kanë kaqë shumë melodi, sepse gati 80% e tyre janë “krahë” shqiponje- këngë.“Jam shenjtëruar nga kënga” thotë poeti në një varg.

Ja, të shohim poetin tek ri i menduar dhe shikon fshatin e boshatisurdhe pasi lëngon e rrënkon, nis e vargëzon:..“Hajmedet, lanetja botë!/Ç’na i dhe hallet me okë!/ I mbushëm detet me lotë.”.  Megjithatë, poeti vazhdon:(një natë)..rrotullova botën,/ Nëpër  grusht e shtrydha tokën,/ Gjysmë plot e gjeta gotën,/Të mbushej i mblodha shokët/Këndoni!Këngë u qoftë!/Kënga botën e mbuloftë “ …Ky njeri optimist që e gjen gjithmon“gjysëm plot” gotën edhe në kohën kur “i mbushëm detet me lotë”, që me këngën e tij i bën: ”Edhe malet jeshilojnë/Kur dëgjojnë që këndojmë/ Perëndit  zbresin, pushojnë/ Edhe jetë-gjumët, zgjojnë/ Këndoni! Këngë u qoftë!/Ilaçi që ka kjo botë!(Fq 19). Harova t’ju shpjegoj fillimisht se ne i quajmë“jetëgjumë” të ndjerëtdhe jo ndryshe, por besoj se këtë e kuptuat vetë.E kuptuat sidomos kur patë “perënditë që zbresin të dëgjojnë këngën tonë”. Me qënë se e di që do më pyesni, po jua dëftoj vetë: Pilurjoti këngën e ka të domosdoshme si i sëmuri gjakun në dializë. Ja si e paraqet poeti këtë trasfuzion, te portreti poetic i vëllait të tij të madh, Poetit Lefter Çipa, “Nderi i Kombit”, ku,  pasi na tregon se ai.“Me zotin ka zënë davanë/ Për plakjen e burrit t’ sertë”, madje Ai e qorton Zotin që ka krijuar plakjen dhe e këshillon që ai, burrin: -“Mbaje shtizë sa  të jetë gjallë/Pa dhe vdekje le të ketë!”,  sepse Ai( vëllai poet) ..”I thotë: Eja!-pleqërisë /Çomë në lisat e Naimit! /Qenka një planet i këngës,/ Ku ndërron gjakun e zemrës,/ Me vargun e këngëzuar!”( fq 75). E po duhet të ndjesh se je i pavdekshëm që të kesh kurajon e të zesh “davanë” me Zotin, madje edhe  ti japësh këshilla. Duhet të jesh i madh sa kënga që të perceptosh e të shkruash vargje të tilla “heretike”. Mirë që priftin e fshatit e kemi djalë të urtë, se të qe ndonjë tjetër, do na kishte bërë hatanë për këtë poezi. Megjithatë për çdo rast, ne i kemi marë masat me kohë, në rast “rreziku” të ndonjë “zemërimi”qiellor vemi dhe strehoemi te “lisat e Naimit” në “planetin e këngës”.Ky vendstrehim është më i fortë se bunkerët anti-bërthamorë të djeshëm.

V-Është e vërtetë që poetët “me zotin e zënë davanë”, por në se janë “heretikë” në vargje, janë të“besimtarë” në dashuri. Ja si këndon poeti Kristo Çipa për belsimën-belhollë:“Tek kisha më pruri, /Belisma bel-hollë/ Dhe kambanët tundi/Lart në Shën Kollë/Ç’ kish një qeshje drite/ Sa të gjithë shandanët/Mbeta ikonë kishe/Se m’i mori fjalët./Si kumbim kambane/Zëri i saj më foli /Dhe syri me zjarre/Me vete më mori./Bashkë kur takuam sytë,/ U ndezën flakë qirinjtë”(fq 40).

Tani, që të mos keqkuptohet lexuesi, po ju sqaroj se: vërtet kisha e Shën Kollit të fshatit Pilur, me këmbanë sipër e ikona brenda, ndodhet në majë të një kodre në mes të fshatit, rrethuar me një pyll lisash shekullorë. Flitet se te ky pyll, me fëshfërimë gjethesh të lisave, i pëshpëriste Zeuzi djalosh- perëndi  Herës- vajzë të bukur, fjalë tëëmbla dashurie.Vërtet është një vend i mirë për tu takuar të rinjtë, por nuk është kjo arsyeja që përmëndet kisha.Para se ta flasim hollësisht, le të shohim dhe një poezi tjetër:“Mos më shko si Shën Mëria! Duke trembur trëndafilin! /.Nëse qejfi lan mëkatin /Si sapuni mbi këmishë./Me qiri do rrethojshtratin/ S’kam pse të vete në kishë!/ Aman të lutem mos shko!/ Eja më trëndafil-o!”Lidhja e Shën Mërisë me trëndafilin është e njohur, por poeti e sheh në një këndvështrim tjetër, pikërisht te krenaria e Shën Mërisë kur ishte vajzë e fejuar me Jozefin. Mqse jo të gjithë lexuesit e dinë, po jua sqaroj se:Besoj ju ka rënë në sy qënënën e Jezu Krishtit, Marinë,  ortodoksët shqiptarë e quajnë Shën Mëri. Fjala “mëri” do të thotë  “inat”,“zemërim” dhe ka shpjegimin: Kur vajza Maria ishte e fejuar me Jozefin, në një moment shëtitjeje si të fejuar, Jozefi tentoi të avanconte mardhënien, por  Maria e betuar te zoti që do shkonte në shtrartin bashkëshortor e virgjër, u largua krenarisht dhe e zemëruar nga i fejuari, madje edhe i rinte me inat, e zemëruar dhe nuk i fliste për disa muaj rresht. Në një moment Jozefi e thiri me fjalën “mëri”, me kuptimin: na moj “mëri”(“inatçeshë”,“zemërake”),(sa kohë s’do më flasësh…psh.). Qasja e fjalës “mëri” me emrin Mari dhe në respekt të besnikërisë së saj ndaj betimit të bërë te Zoti, bëri që ortodoksët ta thërisnin me emrin Shën Mëri dhe jo Shën Mari[1].

Në këtë kontekst paralelizmi të krenarisë së vajzës së dashuruar me krenarinë e Shën Mërisë poeti Kristo Çipa shkruan..”Ku e krehe krenarinë/ Që kalon kreshtat e malit?”.Tani, se si e “krehin” krenarinë vajzat pilurjote është tjetër hesap, por ju më mirë shihni shndrimin e emrit “trëndafil” në foljen “(më) trandafil-o” e cila nuk ka vetëm kuptimin që djalin t’a aromatizojë me aromën e trëndafilit dhe të dashurisë, por ka kuptimin që ta shënjtërojë me dashuri të konkretizuar. Kini lejen e potit që ti ftoni mikeshat me fjalën..Eja më trandafil-o!Pra përmëndja e kishës, ikonave, etj kanë kuptimin e një betimi[2] dashurie me Zotin dëshmitar.  Nëëkëtë kontekst poeti e quan vajzën:Shtatë – larta kambanare(Fq 30) dhe  puthjen e quan “kungim”…U bëmë bashkë, në gji të mora/ Ishte pashkë e u kungova. (Fq 34),Me buzët e saj, nafora,/ Më dha verë e u kungova!”(Fq 46) dhe kanë besimte dashuria e tyre e pastër, të bindur se nuk bëjnë “mëkat” pasi :Thanë Shën Mëria ka dalë /Mëkatet tona t’i falë (fq 44).

Pilurjotët shkruajnë shumë poezi dashurie dhe këndojnë shumë këngë për dashurinë sepse e shohin atë si një yll polar në jetën e tyre, i betohen dashurisëme gjithë forcën e “besës” dhe i besojnë asaj dhe i falen si perëndisë. Mund të harojnë të venë të ndezin qiri në kishë, por vajzën e dashuruar edhe…“Kur s’të kam në mendje/ Do të kem tek zemra!”.

VI-Ju thashë më sipër që Piluri i poetit Kristo Çipa është  gjithë Shqipëria dhe jo më kot. Te ky vëllim poetik, te ky Pilur poetikjanë gjithë heronjtëe Shqipërisë, ata që:“Lirisë tonë ja hapet portat/ Me çelësin tuaj të gjakut/ Dhe sido që erdhën kohërat/ Se latë të thahet zambakun” fq 25. Këtu është dhe Kruja e cila:“Si Jerusalemi, Kruja,/ U ringjall nga trimëria/ Preu shkëmb e ngjizi burra /Që si bën me historia”.dhe për atë burë themi e këndojmë se: ”S’na ka ngrohur dielli kurrë /Sa lavdi e këtij burri, /Emri i tij iu shfaq në gjumë/ Kombit, kur gjumi e zuri.” fq 27. Këtu e ka zanafillën edhe thirja: Ejani bashkë tek flamuri! Unë jam shtiza, Ded Gjon Luli (Në Deçiç trimat u mblodhën – fq 36).

Mund të flisja shumë për këtë libër të Kristo Çipës, madje mund t’i zeja me radhë gjithë poezitë, por nga droja se po ju imponoj mendimin tim, po ju le ta çfletoni vetë e ta …këndoni. Po ju duhet ndonjë zë për të mbajtur iso, më thërisni se erdha menjëherë.

 

Sarandë, më  09.01.2021

[1] Kujtojmë se dhe Iliada e Homerit fillon me fjalën shqipe “mëri” :Këndo ëngjëll “mërinë” e Aklile kordhëtarit…

[2]Kujtojmë se shqiptari betohet “për besë të Zotit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok