27/12/2024

Krismat e Untergrupenbachut dhe enigma e pazgjidhur tash e 39 vite

0
Gervalla-Zeka

Nga Nue Oroshi

Vitët e shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta të shekullit të kaluar ishin vite kur diaspora shqiptare zhvillonte aktivitet kombëtar të pandërprerë, por edhe sigurimi shtetëror jugosllav kryente vrasje serike  të pandërprera e sidomos tek atdhetarët shqiptar. Një plan i sofistikuar ishte pergatitur edhe për vrasjen e atdhetarve Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka.  Më, 17 janar 1982 tash e 39 vite me parë në qytetin e Untergrupenbachut ku u vranë tre atdhetar shqiptar. Ajo që dihet se vrasja e tyre ishte vrasje politike për shkak të aktivitetit kombëtar që bënin. Por ajo që ka mbetur enigmë tash e 39 vite është fakti se kush ishin vrasësit?!

Kush kishte pasur lidhje me vrasësit dhe si është e mundur që sigurimi jugosllav të dinte lëvizjet e atdhetarëve shqiptar në shtetin mik në Gjermani?Kush e dinte se nga Zvicrra kishte ardhur Kadri Zeka për ta bërë bashkimin e grupeve në një front te përbashkët kundër serbosllavisë?

A kishte në mesin e veprimtarëve persona që kishin bashkëpunuar me sigurimin jugosllav në vrasjen e atdhetarve shqiptar. A ishte ndonjë shqiptar i përfshirë në këtë vrasje që ishte punëtor i lartë,  zyrtar i sigurimit shtetëror jugosllav që kishte përgatitur këtë vrasje. Janë shumë pyetje që kanë mbetur enigmë. Deri tash kemi përplasje të dy-tre përsonave që e akuzojnë njëri-tjetrin si pjesëmarrës në këtë vrasje, por që diçka konkrete ende nuk është thënë. Krismat në Untegrupenbach janë krisma që vranë tre atdhetar shqiptar por i ngritën moralin e vazhdimit të atdhetarizmit edhe mijëra të tjerëve.

Edhe Jusufi, Bardhoshi edhe Kadriu e donin jetën, poezinë, të bukurën dhe të madhërishmën por që jeta ju ndërpre në gjysmë se ata e donin Kosovën dhe Shqiptarin,  ata nuk heshtën por ishinë në ballë të popullit për lirinë e Kosovës. Por fati i keq tek ne shqiptarët, është se gjithmonë lisat e mëdhenj janë rrëzuar nga pykat e drunjëve të tyre. E fatkeqësia qëndron se edhe në mesin e bashkëpuntorve të tyre apo bashkëpuntorve të shpifur paska pasur përsona që paskan përcjellur veprimtarinë e tyre atdhetare,  dhe kanë lajmëruar sigurimin shtetëror jugosllav për lëvizjet atdhetare. Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu u vranë fizikisht por veprimtaria e tyre mbeti e shkruar në historin e atdhetarizmit shqiptar në përpjekjet shekullore për lirinë Arbërore. Tash eshtrat e tre atdhetarëve shqiptar pushojnë në vendlindjen e tyre në atdhe,  ku homazhe bëjnë mijëra qytetar. Tash e 39 vite në Kosovë ndodhën edhe shumë ngjarje historike fal qëndresës heroike shqiptare,  dhe përkrahjes së miqëve ndërkombëtar,  sot e kemi edhe shtetin e dytë shqiptar, por amaneti i heronjve te kombit ishte pak më i madh  se Pavarësia e Kosovës,  ata na lanë amanet bashkimin e trojeve shqiptare. Tre shqiptar atdhetar tash e 39 vite u vranë në Untegrupenbach por enigma mbeti e pazgjidhur. A do të zgjidhet kjo enigmë apo do të jetësohen fjalët e atdhetarit Jusuf Gervalla se nëse është shqiptar vrasësi mos u zbuloftë kurrë.

Vrasësit që vranë atdhetarët shqiptar Jusuf Gervallën, Kadri Zekën dhe Bardhosh Gervallën,  mund edhe mos të jenë shqiptar, por fakt i pamohushëm është,  se pati edhe  shqipfolës pjesë të këtij plani që u angazhuan si qenë besnik të sigurimit jugosllav,  për ti vrarë tre atdhetarët shqiptar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok