02/05/2024

Kosovës i është ndalë rrita

0

Nga Ndue Ukaj

Kosova tash e sa kohë prodhon vazhdimisht lajme të këqija, sepse udhëhiqet nga mendjekëqij.

Dhe në vazhdën e deformimeve të shumta që i janë shkaktuar rritës së vendit – në fakt Kosovës i është ndalë rrita  – është edhe goditja e sotme, e cila ngjan si episod e një skenari të makthshëm për të shtrirë pushtetin e asaj që quhet liri ideologjike e që është e kundërta e lirisë së njëmend demokratike.

Po, Kosova është futë në vorbullën e një marrëzie politike dhe epshorët ideologjikë, kurrë s’ njohin faj e dështim, kurrë s’ njohin limite, sepse kurrë s’e shikojnë shëmtinë e tyre në pasqyrë, por shohin vetëm aureolën e fjalëve të mira që u dëftojnë budallenjët që u rrinë pranë dhe i  dehin me lavde.

Vërtet, duhet të zotnosh tepër forcë destruktive që të godadësh vendin tënd kaq brutalisht.

Duhet të kesh tepër forcë rrënimtate që të prishësh urat e bashkimit të shqiptarëve me perëndimin.

Po, duhet të jesh tepër brutal të tentosh të kufizosh lirinë e mediave.

Përballë kësaj force destruktive, secili njeri normal i vendit tonë duhet të turpërohet.

Sepse vendj ynë është duke prodhuar lajme të turpshme.

Prej nga vjen kjo forcë kaq rrënimtar dhe ky tërbim kaq i madh?

Me siguri jo prej dashnisë për vendin e as prej ndonjë shtytje për drejtësi.

Dihet, të gjitha regjimet që sundojnë me epsh autoritar, synimet e tyre i realizojnë duke bërë spektakle në emër të drejtësisë.

Sot, pushteti e realizoi një spektakël të tillë, duke përmbushë atë që thonte George Orwell- të vendosë fuqinë aty ku duhet të jetë drejtësia.

Ama krimet ma të tmerrshme njerëzore përherë janë bërë e bëhen në në emër të epsheve për drejtësi e dofarë dokrrave patriotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok