05/12/2025

Kosova nuk mund te aplikoje per anetaresim ne BE, pas pasur njohjen e te gjitha shteteve brenda Unionit

0
Alma-Lama

Nga Alma Lama

Kosova nuk mund te aplikoje per anetaresim ne BE, pas pasur njohjen e te gjitha shteteve brenda Unionit. E kam fjalen per aplikimin si poces serioz, qe ndjek procedurat qe kane ndjekur te gjitha shtetet qe jane bere anetare.  Ne dokumentat e BE-se thuhet saktesisht se anetaresimi duhet te kete dakordimin e institucioneve te BE-se dhe shteteve anetare.

Ne rastin e  Ballkanit Perendimor BE kane vendosur kushte shtese qe eshte procesi i Stabilizim-Asocimit, qe bazohet me se shumti ne bashkepunimin rajonal dhe fqinjesine e mire.

E shprehja e vullnetit per anetaresim eshte dicka tjeter, por ky vullnet eshte shprehur qe ne Samitin e Selanikut 2001, si prej BE-se, ashtu edhe prej Kosoves, atehere e administruar nga UNMIK.

Po keshtu Parlamenti i Kosoves ka miratuar disa rezoluta ku shprehet vullneti i popullit te Kosoves per tu bere pjese e BE-se.

Aplikimi i sotem, pa dakordimin e BE-se, mund te rezultoje ne nje veprim politik te pamatur, qe mund te perfundoje ne sirtaret e institucioneve te BE-se pa u shqyrtuar, per shkak te pese shteteve qe nuk e njohin Kosoven.

Nga ana tjeter nuk eshte mire qe qytetaret te ushqehen me shpresa te rreme. Shteti i Kosoves kete kohe, duhet te merret me plotesimin e standardeve per BE, nje proces qe monitorohet nga Komisioni Europian, deri sa te krijohen rrethanat politike per aplikim per anetaresim.

Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok