22/12/2024

Kosova në zgripin e saj më të rrezikshëm

0
Heronjte-e-Kosoves

Shkruan Fahri Xharra

Populli shqiptar në zgrip; po përsëritet e keqja . “Në fund të shekullit te 19-të kur na u dobësua Turqia,(dhe mbetem përfundimisht nën Serbi ) shkuan disa fshatar te pleqnari Xhemajl Abrija dhe e pyeten? Xhemajl Aga… Po na pysin per regjistrim ” A jeni Shqiptar a musliman” e nuk po dimë si me u pergjigj! Shkrunu kurrkusha ju tha Xhemajl aga.. Si bre kurrkusha i than fshataret!

-Po, kur nuk e dini se c’ka jeni ,ma mire me u shkru si kurrkusha.”

Buza e një gremine dhe i një shkëmbi të thepisur quhet :Zgrip . A jemi ne në zgrip?

Kur flasin politikanët tanë të  Kosovës, me siguri që eshtrat e të rënëve për liri , për një Kosovë si duhet; shtet i pavarur ! iu dridhen. Por nuk e ka lejuar natyra, sepse këta ishin zgjuar dhe kush e di se si kishin reaguar.

Çfarë absurdi i llojit të vet: lufuan për Kosovë , NATO-ja e bombardoi Serbinë për 78 ditë e ne i falim Serbisë ato që ajo i deshi.

Ta kishim ditë që Veriu do t`i kthehet Serbisë , Ujmani gjithashtu. Ta kishim ditë që do ta cungojmë hartën e Kosovës, atëherë pse luftuam ? Pse nuk e ngritëm flamurin e bardhë dhe t`iu  thoshim: Merrni  çka të doni, por mos na shtini që një milion shqiptar të ikim, mos na i dhunoni 25 gra, vajza dhe burra,, të mos vdesin 16 mijë të pafajshëm . Ndoshta do e pranonin ofertën tonë.

Por jo, nuk u dorëzuam dhe me ndihmën shumë të madhe të Euro- Amerikës e arritëm atë që është ëndërruar dhe dëshiruar me shekuj.

Nuk e dinim që kishim biseda të fshehta për copëtimin e ëndrrës sonë; nuk e dishim që që dikush nga apo  më shumë nga ne po merret me Serbinë që ;

– të falet Veriu i Kosovës

– të falet Liqeni i Ujmanit,

– të krijohet “zajednica “ serbe, jo si OJQ si e thoshin por të krijohet një Serbi në Kosovë.

– të falet trashëgimia historike  e shqiptarëve të Kosovës.

Jo dhe jo, këtë nuk e kemi pritur! E pa besuar të nënshkruhet nga vet ne. Pse kjo ndodhi, askush nuk na dha përgjigje.

Zgripi i humnerës kombëtare është shumë afër. Zgripi është pika e fundit, fundi, mbarimi i diçkaje Sa jemi ne në zgrip? Kush është vënë në krahun antikombëtar duke gdhendur (gërryer) në tokën e etnisë së vet në emër të çkafit ?

A duhet të flasim nga froni, fron ky që e braktisëm me shekuj, a duhet të flasim nga malli për zërin tonë burimor shqiptar?

Thënja “patriotizmi, streha më e fundit e horrave”, ishte ajo që, më shumë se çdo tjetër, do të përdorej në kronikën shqiptare.(I.Kadare)

Por strehsat nuk po dorëzohen lehtë. Ata e kanë kuptuar se do të ishte më mirë të përdorin më pak sharje e më shumë logjikë. Kështu, në vend që të kuptojnë se po e tronditin botën, duke shpallur se sa skandaloze ishte amësia ose atësia e rreme e jonë, po vihen në zhbirimin e ca dokumenteve dhe ca hartave të ca arkivave, me ngulm të vërtetojnë pasurinë tonë.

Zgripi moral ,historik dhe identitar i një kombi të lashtë.

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se nëse kryeministrit Albin Kurti nuk i pëlqejnë marrëveshjet e deritanishme që i ka arritur Kosova, le t’i sjellë ato në Kuvend dhe le t’i shfuqizojë.

Hoxhaj, thotë se thënë beson në dialogun Kosovë-Serbi dhe e sheh atë si platformë për ta përmbyllë shtetndërtimin e Kosovës.

Ai, tutje ka shtuar se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne e kemi ndërtuar një shtet nga themelet bashkë me partnerët tanë amerikanë, kushdo që beson që Kosova duhet të ngritë flamurin në OKB dhe duhet ta mbyllë shtetndërtimin do të duhej ta sheh dialogun si platformë zgjidhëse.”, ka thënë Hoxhaj tutje. (https://www.epokaere.com/nese-kurtit-nuk-i-pelqejne-marreveshjet-e-deritanishme-le-ti-sjell-ne-kuvend-ti-shfuqizoje/

Athua çka kishte me thanë pleqnari Xhemal Abrija , pas kësaj deklarate .

Foto credit ; gazeta “Epoka e Re”

Fahri Xharra,01.02.22

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok