“KOSOVA” në SHBA në betejë të vazhdueshme me falsifikimet dhe mashtrimet e historigrafisë serbe
Nga Jusuf Buxhovi
Nga viti 2014, ” KOSOVA” nga SHBA-ja, më konkretisht nga Houstoni i Teksasit, aty ku ka qendrën botuesi “Jalifat Publishing”, filloi “betejën” kundër mashtrimeve dhe gënjeshtrave të historiografisë serbe rreth shqiptarëve “ardhacakë”, “Kosovës djep mesjetar i shtetit serb” si dhe autoqefalisë së kishës ortodokse serbe nga mesjeta prej nga shqiptarët janë përjashtuar nga trashëgimia e krishterë, ndonëse e kanë pranuar ndër të parët në shekullin katër kur sllavët ishin në Karpate.
Pot, “beteja” e filluar në Kosovë, në vitin 2012 me rastin e botimit në shqip të “Kosovës” në tri vëllime, që përfundoi me kompletimin në tetë vëllime, do të ishte e pamjafueshme pa përkthimin në anglisht dhe shpërndarjen e saj nëpër institucionet shkencore, bibliotekat dhe universitet anembanë botës.
Botuesi amerikan “Jalifat Publishing” dhe drejtuesi i saj Ramiz Tafilaj, ia dolën që këtë punë ta kryejnë brenda dy vitesh në saje të një përkushtimi të madh, veçmas të përkthyesve Avni Spahiu, Geotar Mjeku dhe Faton Bislimi si dhe disa lektorëve amerikanë që u angazhuan në këtë veprimtari të parën e llojit dhe përmasave të tillë.
Krahas kësaj, botuesi amerikan, bëri punë të madhe në shpërndarje e librit ( mbi gjashtë mijë komplete me 18 mijë ekzemplarë librash) në të gjitha institucionet shkencore amerikane si dhe bibliotekat univetsitare. Kurora e kësaj punë u arrit me futjen e librit në Bibliotekën e Kongresit Amerikan dhe në radhën e teksteve të rekomanduara si literaturë për studimin e historiografisë dë Europës juglindore, ku kanë munguar autorët shqiptarë, ndërkohë që historiografua serbe ka plasuar mbi njëqind libra.
Sidoqoftë, “Kosova” në tri vëllime, ndonëse e vetmuar, ia ka dalë që të trazojë mashtrimet e historiografisë serbe, me ç’rast, si joshkencor, deri më tash është dekonspiruar libri “Zakonik Stefana Dusana iz 1335 – cara srpskog” si dhe gjashtë vëllimet e Akademisë Jugosllave të Shkencave “Vizantinski izvori za istoriju naroda Jugoslavije”, ku sistematikisht dhe në mënyrë flagrante bëhet konvertimi i Tribalëve në serbë.
Natyrisht se “beteja” me mashtrimet e historiografisë serbe u vazhdua me botimin e librit voluminoz “Maqedonia nga antika deri te koha jonë” të përkthyet nga Avni Spahiu si dhe me botimin e librit të sapobotuar “Dardania – antika, mesjeta”, që shqetësuan shumë historianët serbë dhe me të drejtë madje nga shkaku i vetëm se këto libra në anglisht, me argumente të shumta nga burime bizantine dhe të tjera, dekonspirojnë mashtrimet e historianëve serbë, që kanë pi ujë ngaqë nuk janë kontestuat nga askush, ndërkohë që historiografia institucionale në Tiranë dhe Prishtinë jo vetëm që i ka pranuar, por edhe i ka shpërndarë deri te tekstet shkollore dhe po vazhdon këtë avaz!