21/12/2024

Kosova – djepi i shqiptarizmit, i lëvizjeve dhe ngjarjeve të mëdha kombëtare

0
Jusuf-Buxhovi-Rugova

Nga Skënder Sadri KAPITI

Këtë titull më nxiti për ta shkruar duke marrë shkas dhe arsyetim nga zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021 në Kosovë, si zgjedhje model e shëmbull demokracie jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë  si dhe duke parë se si edhe demokracisë amerikane iu tronditet themelet në zgjedhjet e fundit presidenciale mbajtur atje.

Shkurtimisht vetëm po t’i hedhim një sy vështrimi Historisë së Shqipërisë dhe të shqiptarëve rezulton se Kosova është djepi i shqiptarizmit, sepse në Kosovë janë zhvilluar ngjarjet më të mëdha me rëndësi kombëtare dhe  jetike për shqiptarët.

Së pari: ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit ajo e cila i dha shtysën kryesore Rilindjes Shqiptare dhe ngjarja me e madhe është po  ajo në historinë moderne  e cila e bëri problem ndërkombëtar Çështjen dhe ekzistencën e kombit shqiptar.

Së dyti: janë kryengritjet në Kosovë dhe lufta e sakrifica e popullit shqiptar të Kosovës, Kryengritja e Përgjithshme në Kosovë ajo e cila çoi në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Së treti: është qëndresa e pamposhtur e Kosovës për liri, pavarësi dhe për Bashkim Kombëtar e cila ishte edhe pengesa kryesore për planet gllabëruese sllavo-greke edhe të Shqipërisë londineze.

Së katërti: ngjarje tjetër e madhe me rëndësi kombëtare është qëndresa heroike e popullit shqiptar të Kosovës gjatë 100 viteve kundër kolonizatorit sllavo-serb, në vitet e pas Shpalljes se Pavarësisë së Shqipërisë  dhe gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërmjet dy luftrave botërore si dhe në vitet  1945, 1968, 1980 si dhe ajo e lëvizjes rugoviane për demokraci, liri dhe shtetësi të Kosovës të cilat iu kundërvunë edhe regjimit komunisto – titist dhe atij fashisto-komunist te Millosheviçit.

Së pesti: Ishte Rugova dhe LDK-ja e drejtuar prej tij shëmbull edhe për demokracinë në Shqipëri që çoi në  rënien e komunizmit antihuman stalinisto-enverist në Shqipëri në vitet ‘90.

Së gjashti: Ngjarja tjetër kulmore në Historinë tone kombëtare, është Lufta heroike e UÇK-së, është  ajo e cila e ndërkombëtarizoi si kurrë më parë në Histori Çështjen e Kosovës shqiptare  dhe atë të problemit gjithkombëtar shqiptar e cila çoi në Pavarësinë e Kosovës dhe që e  vendosi në agjendën edhe  ndërkombëtare zgjidhjen e problemit shqiptar , atë të Bashkimit Kombëtar.

Dhe tani së fundmi janë edhe zgjedhjet e lira dhe demokratike të 14 Shkurtit 2021 ato të cilat vulosën triumfin e demokracisë reale e të vërtetë: atë të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike duke plotësuar standadet moderne të demokracisë, të cilat edhe e  ndanë Kosovën nga sundimi i elitës së vjetër politike të korrupsionit, duke i hapur kështu Kosovës perspektivën e pakthyeshme  eurointegruese, demokratike dhe zhvillimore e cila do të inkurajojë dhe shëmbullojë  që edhe në Shqipëri, më në fund edhe ajo, të zhvillojë demokracinë e zgjedhjeve të lira dhe me standarde në mënyrë që edhe Shqipëria  të ndahet nga tranzicioni traumatik 30 vjeçar.

Sot në  Shtetin e Ri shqiptar të Kosovës, populli shqiptar ia ka besuar qeverisjen dhe pushtetin  VETËVENDOSJES dhe reformatorëve e patriotëve Albin Kurti e Vjosa Osmani   për ta konsoliduar, forcuar dhe ndërkombëtarizuar akoma më shumë shtetin e Kosovës dhe Çështjen kombëtare shqiptare akoma të pazgjidhur.

Me Shtetin e Ri shqiptar të Kosovës  shqiptarët tashmë janë faktor dhe lujnë rol kyç në Ballkan. Kosova gjithmonë dhe historikisht ka qenë në anën e duhur të historisë për interesin gjithkombëtar, por për Shqipërinë politike, politikisht  nuk mund të thuhet një gjë e tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok