21/12/2024

Konsulli I Përgjithshëm I Kosovës Në  NY, Ambasadori Blerim Reka Midis Nxënësve Të Shkollës Shqipe “Alba Life”, Brooklyn

0
u6_Kozeta-Reka-Alba-Life1

Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh dëshirat e heshtura/ t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj… – Ali Podrimja

Nga Keze Kozeta Zylo

Shkollat Shqipe “Alba Life” janë model i mësimit të Gjuhës Shqipe dhe i kultivimit të vlerave kombëtare dhe atdhetare.  Ambasadori Reka

Mësues, Nxënës, prindër dhe stafi i Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasadori i Kombit në Brooklyn mirepritën me plot përzemërsi Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në New York, Ambasadorin Blerim Reka.  Ambasadori Blerim Reka shoqërohej nga bashkëhortja e tij, pedagogia Ymrane Reka dhe Diplomati Fatmir Zajmi.

Nxënësit të gëzuar e mirëpritën me duartrokitje Ambasadorin Reka dhe bashkatdhetarët nga Kosova dhe kjo është një traditë e mrekullueshme për gati 16 vjet brenda mjediseve tona në shkollë.  Në dërrasë shkëlqente si Dielli, Flamuri Kombëtar dhe Flamuri i shtetit të Kosovës. Nxënësit gjithmonë janë kurreshtar, ngacmues të kujtesës, truri i tyre kërkon sa më shumë të thithë historinë, kulturën, traditat tona.  Një nxënese me sy të shndritshëm blu më pyeti se pse ne kemi dy Flamuj ku ju i keni shfaqur në dërrasë?  Çdo Komb ka vetëm një Flamur?  Natyrshem ia spjegova me kujdes për aq sa i lejon mosha e tyre për ta kuptuar, por nga ana tjeër ju ngulitet mirë në kokë se Bashkimi Kombëtar është detyrë immediate dhe atëhere do të valojë vetëm Flamuri i Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ambasadori Reka përshëndeti gjithë të pranishmit, mëuesit, nxënësit, prindërit që i janë bashkuar Misionit Kombëtar.  Me një elekuencënë të folur dhe plot kulturë ai i falënderoi nxënësit dhe i porositi që të mos i harrojnë kurrë rrënjët nga kanë ardhur dhe të vazhdojnë të mësojnë Gjuhën Shqipe, pasi ai është identiteti ynë kombëtar.  Është kënaqësi të jem midis jush dhe t’i dorëzoj z. Qemal Zylo themeluesit dhe drejtuesit të Shkollave Shqipe në të gjithë Nju Jorkun dhe në Online Abetaren e unifikuar në një nga shkollat tuaja në Brooklyn.  Shkolla Shqipe “Alba Life” është një model i mësimit të Gjuhës Shqipe dhe i kultivimit të vlerave kombëtare dhe atdhetare.  Ju gjithmonë do ta keni përkrahjen e qeverisë së Kosovës e cila ka projektet e saj për të mbështetur dhe bashkërenduar me Diasporën.

  1. Qemal Zylo e falënderoi në emër të Bordit dhe gjithë mësuesëve Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në NY, Ambasadorin Blerim Reka për vizitën e tij në këtë shkollë.Dua të theksoj se Shkollat Shqipe “Alba Life” gjithmonë e kanë ndjerë përkrahjen dhe mbështetjen e qeverive të Kosovës dhe për këtë ju shprehim mirënjohjen tonë të pakufishme.

Më duhet të shtoj këtu se Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në vitin 2018 hapi siparin e 10-të Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës me nxënësit e Shkolles Shqipe “Alba Life”.

Disa nxënës e përshendetën me poezi të ndryshme ardhjen e Ambasadorit Reka.  Nxënësit e talentuar si Kelvin Rustani, Altea Bala, Henri Cami etj interpretuan poezi të ndryshme.  Psh Altea Bala interpretoi poezi me titull “Ëvetarin”, që i kushtohet Abetares së parë, më 1844 nga Naum Veqilharxhi.

…Është gjuhë e Perëndisë,

Me Ëvetarin e Veqilharxhit,

Veç ajo ty do të ndrisë,

Si një yll në mes të ballit.

Në mbyllje të vizitës nxënësit bënë fotografi me Birin e Kosovës, Ambasadorin Reka duke e falënderuar për dhuratën e çmuar që iu solli: Abetaren e unifikuar Shqipëri-Kosovë.

Duke bërë fotografi me vehte interpretoja poezinë e famshme të Ali Podrimes si:

Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh dëshirat e heshtura/ t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj…

Faleminderit Kosovë!

9 Dhjetor, 2022

Brooklyn, New York

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok