Konfliktet ndër kufitare në mes të Shqipërisë dhe Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene në vitin 1921

Nga Dr. Sc. Qazim Namani & Ma. sc. Emin Sallahu – Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Prishtinë
Pas Përfundimit të Luftës së Parë botërorë, Kosova prapë mbeti brenda kufijve të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, që u formua me 01. dhjetor 1918. Ushtria dhe xhandarmëria serbe, prapë filluan torturat dhe dhunën ndaj popullatës shqiptare.
Kosova do të ri okupohet gjatë tetorit të vitit 1918, nga njësitet e Armatës Dytë serbe e shoqëruar me një divizion i quajtur jugosllav. Këto njësi do të komandohen kryesisht nga oficerët e lartë francez. Lidhur me këtë, para se të hyjnë si okupatore në viset shqiptare, komanda ushtarake serbe ua drejtoi shqiptarëve një proklamatë më 29 shtator 1918, duke ua përkujtuar krimet që ishin manifestuar më 1915, duke i ftuar që të ngritën në luftë kundër bullgarëve, gjermanëve dhe austriakeve.
Gjatë nëntorit të vitit 1918 në Kosovë do të arrijnë përforcime të reja të ushtrisë serbe me qëllim që ta nënshtrojnë popullsinë kryengritëse, e cila nuk pajtohej me okupimin. Ushtria serbe, me propagandë për vendosjen e pushtetit dhe kontrollin në dhjetor të vitit 1918, do t`i përfshijë të gjitha viset e ri okupuara shqiptare.
Që nga viti 1919 e deri në vitin 1921, kolonizimi i tokave shqiptare do të bëhet duke kaluar nëpër tri faza, me metoda të ndryshme, por që e kishin të njëjtin qëllim, përvetësimin e pjesës më të madhe të tokave shqiptare. Kolonizimi nga qeveritarët e Beogradit, do të quhej “popullim” i Kosovës.[1]
Pas vendosjes së pushtetit serbë në Kosovë, në vitin 1918, dobësimin e përkatësisë etnike shqiptare e ndihmojë edhe ndarja administrative territoriale. Pas ndarjes organizative në qarqe dhe rrethe në vitin 1919, është bërë edhe ndarja territoriale ushtarake që zgjati deri në vitin 1922, ku sipas ndarjes së re me dekret ligj të Mbretërisë SKS, territoret shqiptare u ndanë në disa krahina si p. sh. Mitrovica, Vushtrria e Drenica ishin futur në krahinën e Rashkës, kurse rajoni i Dukagjinit në krahinën e Zetës.[2]
Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, u themelua më 1 maj 1918 me seli në qytetin e Shkodrës. Këshillin qendror të Komitetit MKK, e përbënin shtatë anëtar, të cilët e zgjidhnin kryetarin. Kryetar i komitetit ishte zgjedhur Kadri Prishtina. Gjatë viteve 1918-1920, ishte një ndër organizatat më të rëndësishme politike në Shqipëri. Me fillimin e masakrave serbe në vitin 1918 në vendbanimet shqiptare, komiteti mblodhi dëshmi nga terreni, për vrasjet dhe zhdukjen e 200.000 shqiptarëve. Duke e parë gjendjen në terren, Komiteti MKK, e përgatiti programin e përgjithshëm të përbërë nga dhjetë pika në vitin 1919, për kryengritje të armatosur në Kosovë.[3]
Bazuar në dokumente arkivore, për të realizuar programin e ripushtimit të tokave shqiptare, qeveria serbe së bashku me klerikë ortodoks serbë, në konferencës e Paqes në Versajë dërguan dokumente të falsifikuara, ashtu si dërguan, dokumente edhe në konferencën e Londrës në vitin 1912. Qeveria serbe së bashku me kishën hartuan të nënshkruara nga të gjithë prijësit katolik shqiptar të Malësisë së Shkodrës, të nënshkruar si përfaqësues të fiseve e familjeve, kinse ata dëshirojnë ti bashkohen Mbretërisë së SKS, dokumenti origjinal i publikuar nga Hakif Bajrami është: DASIP. B, Dos “Versaj i Albanci 1919-1920”, dosja sekrete 0.4.[4] Të njëjtat mashtrime në Versajë, janë bërë edhe për popullatën e Dibrës, ku dokumenti i shkruar në gjuhën frënge, me emra të lutëseve shqiptar i shkruar në alfabetin arab, shkruar nga një hoxhë, ku shkruan se popullate e asaj ane shprehë dëshirën që ato vise shqiptare të jenë pjesë e Mbretërisë SKS.[5]
Ideologët serbomëdhenj, gjenocidin që e kryenin ndaj popujve tjerë fqinjë, vepronin me metoda të ndryshme që të bindej populli serbë se “armiqtë” e tyre, qëndrojnë në një nivel më të ulët racor e kulturor, dhe se Serbia po e kryen një rol qytetërues, ndaj tyre, duke bërë propagandë kinse me të drejtën historike për ti pushtuar popujt tjerë të Gadishullit tonë.[6]
Qeveria e Beogradit, e kishte të qartë se ripushtimi i Kosovës, do ti hapte një mal me probleme, dhe ndër më e rëndësishmja do të ishte ideja e bashkimit të mundshëm të Kosovës me Shqipërinë. Serbia vendosi ti shtypte me forcë, këto qëllime kombëtare, të drejta për kah karakteri i tyre.
Më 07.03 1919, delegacioni shqiptar në Paris propozoj një memorandum për zhvillimin e një plebishiti, në rajonet me popullsi shqiptare nën kontrollin e SHBA.[7]
Një komision i përzier anglo-amerikan, u dërgua për ti verifikuar në terren mizoritë e kryera nga ushtria serbe. Raporti i komisionin përbënte fakte tronditëse, për një terrorizëm të vërtet, ndaj popullatës shqiptare në Kosovë, duke qenë se numri i të vrarëve i kalonte 30.000 vetë[8], shqiptarë etnik të pafajshëm, shkruar nga B. Bobev. Stefan Karastojanov shkruan se: Duhet sqaruar se B. Bobev, këto të dhëna i ka marrë nga vëllimi i XII, i materialeve të konferencës së Paqes në Paris. Kryetari i komisionit të përzier, nënkolonel Sherman Majls, pa asnjë dyshim ka qenë vëzhgues asnjanës. dhe për këtë arsye të dhënat e këtij komisioni kanë vlerë të madhe për çdo studiues.[9]
Sipas shkrimeve të Karastojanovit, i cili e përmend Belovin i cili ka dhënë të dhëna se në mes të dy luftërave botërore vendosja e serbëve dhe malazezve si kolon në tokat shqiptare, nuk mund të vihet në dyshim, sepse nëpërmjet të ashtuquajturës reforma agrare, rreth 14000 familje serbe, morën përafërsisht 200. 000 ha tokë të punueshme.[10]
Lidhur me kolonizimin e tokave shqiptare, Milovan Obradovici, ka dhënë shënime mjaftë të detajuara për familjet, sipërfaqen dhe fshatrat e kolonizuara, ai ka përdorur edhe statistikat e kohës kur kolonizimi u bë me ndihmën e ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe.[11]
Mbretëria Serbe-Kroate e Sllovene, bëri kërkese që të gjithë kundërshtarët e pushtetit të dorëzohen. Mirëpo, edhe pas afateve të përcaktuara për tu dorëzuar, ka pasur kaçakë që nuk janë dorëzuar. “Kaçakët e parë nuk janë dorëzuar edhe përkundër internimit të familjeve të tyre. Kjo masë e luftimit të kocakëve, nuk solli rezultatet e dëshiruara. Kështu, lufta kundër tyre u përfshi me aksione të armatosura për ta realizuar programin e kolonizimit, kocakët u quajtën irredentist të jashtëligjshëm: pronat e të jashtëligjshmëve u konfiskuan, familje të tëra u internuan në kampe speciale.
Toka, e cila, sipas dispozitave te mëparshme për përgatitjen e reformës agrare (paragrafi 9) dhe dekretit për shpronësimin e pjesshëm te tokës te datës 12. 11. 1920, ishte e ndare kryesisht nga pronësia private, dhe tokat të cilat pronarët i kanë braktisur.[12]
Sipas statistikave të mbajtura në Departamentin Teknik të komisionit kryesor agrar në Shkup, deri më 01 janar 1928, tokat prej 225.397 ha, ishin kufizuar për qëllime kolonizimi dhe vetëm 111.602 ha ishin pastruar, ndërsa pjesa tjetër mbeti pothuajse tërësisht në kontest. Vëmë re se në mesin e tokave të konfiskuara ishte edhe pasuria e të vdekurve. Nikolla Pashiqi prej rreth 3000 hektar, i kishte kolonizuar në afërsi të Tyrbes së sulltan Muratit në Kosovë.[13]Nikolla Pashiqi gjatë fazës së parë të kolonizimit, prej vitin 1918-1921, i kishte kolonizuar edhe 3000 hektarë tjerë, prona të shqiptarëve rreth manastirit të Gracanicës, duke e përfshirë edhe lokalitetin arkeologjik për rreth qytetit antik Ulpiana.
Kolonizimi i organizuar i Kosovës dhe viseve tjera shqiptare u intensifikua me dekret ligjin e 24 shtatorit të vitin 1920, i cili vlente vetëm për viset e jugut. Komisionet e organeve të reformave agrare, shpronësuan 10.000 prona të shqiptarëve, të cilësuara si kaçakë e jatak të tyre, dhe tokat e atyre shqiptarëve, që nga presionet e xhandarmërisë serbe me dhunë i braktisën.[14]
Në viset e Malit të Zi, e gjithë puna e komisionit agrar është mbikëqyrur nga gjenerali Veshoviq, i njohur për masakrat e kryera në Dukagjin, i cili me forcat e tij ushtarake ishte përqendruar në zonën kufitare me Shqipërinë, për shkaqe të sigurisë nacionale, por edhe për mbrojtjen e manastireve ortodokse në Deçan dhe Pejë, ku pronat rreth këtyre objekteve të kultit ishin paraparë që të bëhen zona të pastra serbe.[15]
Të gjithë udhëheqësit radikalë, mes tyre Nikolla Pashiqi dhe mbreti Aleksandër Karagjorgjevici, ishin pronarë të pronave të mëdha në Kosovë dhe Maqedoni, dhe kjo ishte një nga arsyet e pengimit të zbatimit të reformës agrare në rajonet jugore.[16]
kolonizimi
Nga literatura serbe kuptojmë se si ushtria serbe i nënshtronte shqiptarët dhe kjo mund të shihet nga përshkrimi i Dragisha Vasiqit, i cili e njihte mirë Shqipërinë e Veriut si një rezervist i dërguar në vitin 1920, në një fushatë ushtarake për pushtimin e tokave shqiptare. Vasiqi shkruan se fshatrat nëpër të cilat kaluam ishin të shkreta, sepse, para disa ditësh ishin djegur nga trupat tona, ne pasi fillimisht i kishim shkatërruar me artileri, dhe vetëm disa shtëpi tymosnin, gjë që tregonte se në to kishte ende njerëz. Këto janë shtëpitë e të besuarve tanë që u kursyen nga ushtria e jonë.[17]
Me dekretligjin nr.2119, të datës 12.02. 1920, themelohet në Beograd, Ministria e Reformave Agrare e Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene. Në kuadrin e kësaj ministrie u formuan dy seksione, ai i përgjithshëm dhe ai agrarë.[18]
Çetat e kaçakëve që vepronin në Kosovë, në vjeshtën e vitit 1919, dhe pranverën e vitit 1920, luftuan kundër valës së parë të kolonizimit me sllavë që vendoseshin me dhunë në shtëpitë dhe tokat shqiptare. Pushteti i vendosur sllav vepronte me mjete dhune për ti dëbuar shqiptarët nga trojet e tyre etnike, dhe emëroi një komisar të jashtëzakonshëm për të qeverisur me anë të pushkës, zjarrit dhe terrorit gjatë procesit të kolonizimit të tokave shqiptare.[19]
Mbretëria SKS, si komisar të jashtëzakonshëm për kolonizimin e tokave shqiptare e kishte emëruar Mihajlo Cerovicin, me seli në Mitrovicë. Detyra dhe veprimtaria e komisarit ishte që të përpiloj lista me familje të mëdha shqiptare nga Shkupi, Prishtina, Peja, Tetova, dhe Prizreni, dhe këto lista i aprovonte komisari. Pas nënshkrimit nga komisari Shtabi i armatës së III-të, ku qendrën e kishte në qytetin e Shkupit, i lëshonte fletë ndjekjet për këto familje. Kundër këtyre familjeve organizoheshin forca xhandarmërie – ushtarake të cilat ndërmerrnin aksione frontale, kinse po i çarmatosin. Bazuar në një dokument zyrtar të kohës, autori i këtij punimi e ka publikuar një listë prej 190 emrave nga Qarku i Prizrenit, të personave të njohur me familjet e tyre. Të gjithë këta u shpërngulen gjatë viteve 1919-1922, në Turqi, Bullgari dhe Shqipëri.[20]
Në fillim të vitit 1919 në Kosovë filloj kryengritja kundër okupimit serb. Për një kohë shumë të shkurtër nëpër male në frontet e luftës do të mobilizohen afro 10 000 kryengritës, që i drejtonte Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Vetëm në Krahinën e Llapit e Galabit do të veprojnë mbi 2000 kryengritës. Ushtria serbe e drejtuar nga Radovan Radoviqi do t` i bombardoi 14 fshatra të Llapit, duke e rrënuar në tërësi fshatin Prapashticë dhe duke lënë me mija të vrarë.[21]
Por kundër çdo të drejte të popullatës shqiptare, në konferencën që u mbajt në Versajë do të shquhet diplomacia e shtetit të Francës.
Me që popullsia shqiptare e Shqipërisë Kontinentale, ishte në kryengritje, për ta lokalizuar dhunën me prapavijë diplomatike, do të themelohet “Zona Neutrale Junikut” më 9 tetor 1920.
Në këto rrethana të vështira, për fatin e mirë të kombit tonë, më 17 dhjetor 1920 Shqipëria pranohet anëtare e Shoqatës së Kombeve me seli në Gjenevë.
Në sigurimin e shqiptarëve dhe Kosovës në aspektin diplomatik do të ndikojë Marrëveshja e nënshkruar me Italinë më 2 gusht 1920, për largimin e forcave italiane nga Vlora, dhe pranimi i pavarësisë së Shqipërisë.
Nga 20 gushti 1920, menjëherë pas shuarjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, qeveria shqiptare u përball me një problem të madh, pikërisht konfliktin me Serbinë.
Ushtria serbe, që nga viti 1918, kishin pushtuar territorin që i përkiste Shqipërisë të njohur në traktatin e Londrës, të vitit 1913. Serbia kishte shkelur kufirin në rrethinën e Shkodrës, edhe në atë të Dibrës, dhe vise tjera në Shqipërinë Veriore dhe Verilindore. Mirëpo, si në rrethin e Shkodrës ashtu edhe në atë të Dibrës, ata u zmbrapsën me shumë sukses nga popullata. Ushtria serbe hynte duke lëvizur çdo ditë në brendësi të Shqipërisë. Qeveria shqiptare nuk kishte asnjë rol në këtë situatë, por rezistencën kundër ushtrisë serbe e bënte popullata e varfër e brezit kufitar. Popullata e fshatrave të Dibrës më në fund i ktheu ushtarët serbë në kufirin e vitit 1913, madje i larguan ushtarët serb deri në qytetin e Dibrës. Shqiptarët nuk tentuan ta pushtonin këtë qytet, edhe pse aty nuk jeton asnjë serb, për faktin se ai iu caktua Serbisë nga Konferenca e Londrës më 1913, si dhe nga frika se mund të ndodhte ndonjë ndërlikim i padëshirueshëm ndërkombëtar.
Megjithatë, ky nuk ishte plani i serbëve, të cilët u rikthyen me një ushtri të madhe, kaluan kufijtë shqiptarë afër Dibrës dhe shkretuan 142 fshatra shqiptare, duke masakruar popullsinë fatkeqe gratë, fëmijë dhe pleq që nuk ishin në gjendje të ikin me pjesën tjetër të banorëve të rajonit të shkatërruar. (Kjo është konfirmuar nga shtypi serb.) Pasi përfunduan këtë masakër, e cila është përtej çdo përshkrimi, serbët marshuan drejt kryeqytetit shqiptar dhe tentuan të kërcënojnë qeverinë shqiptare. Falë përpjekjeve patriotike të shfaqura nga mbarë populli shqiptar, u pengua përparimi i serbëve drejt kryeqytetit shqiptar.
Menjëherë pas kësaj ngjarje qeveria shqiptare hyri në negociata me qeverinë serbe. Mirëpo, bisedimet nuk çuan në rezultat, sepse serbët nuk donin të evakuonin territorin që kishin pushtuar së fundmi, dhe kështu lindi një ngërç në marrëdhëniet serbo-shqiptare. Qeveria shqiptare i ka dërguar së fundi një notë zyrtare Beogradit duke kërkuar evakuimin e brezit të territorit shqiptar i cili që nga momenti i armëpushimit ka qenë nën pushtimin serb, duke njoftuar se në rast se Serbia nuk përmbush këtë kërkesë, çështja do të dorëzohet. në Lidhjen e Kombeve, në të cilën të dyja palët janë anëtare. Gjithashtu, qeveria shqiptare ka deklaruar synimin e saj për të dërguar një delegacion në Beograd, me qëllim zgjidhjen e çështjeve në mosmarrëveshje mes dy vendeve.
Sipas gazetës “Hak dhe “Pravda”, vetëm gjatë janarit të vitit 1921, në fshatin Keqekollë nga ushtria e rregullt serbe janë vrarë 490 shqiptarë, në fshatin Prapashticë u vranë 1020 shqiptar të pafajshëm, në Sharban u dogjën mbi 34 shtëpi, rreth 30 banorë që u vranë, shumica prej tyre fëmijë, gra e pleq dhe foshnje tre muajsh u dogjën në zjarre.[22] Përveç këtyre fshatrave gjatë këtij viti masakra dhe vrasje u kryen edhe në fshatrat dhe qytete tjera shqiptare që mbetën Brenda kufijve të MSKS si: Prishtinë, Istog, Rahovicë, Pollatë, Brainë, Orllan, Repë, Nishec, Gërdoc, Lepajë, Beguncë, Koshutovë, Kërpimehë, Braboniq, Lubozhdë, Rusinoc, NekocPrugoc, Pejë, Hajkobillë, Lubeniq, Kotor, Ucë, Padalishtë,Leqinë, Jabllanicë e Madhe, Sharban, Bellopojë, Decan, Isniq, Vitak, Strofc, Orrobërd, Kodra e Cërkolezit, Kovragë, Kërrninë, e shumë vendbanime tjera shqiptare në Malin e Zi dhe Maqedoninë e sotme.[23]
Me shuarjen e kryengritjes së shqiptarëve në vitin 1919, ushtria serbe vetëm në rrethin e Rahavecit bëri krime të rënda në fshatrat: Në Gjurgjevik të Madh u vranë 9 burra, u dogjën 42 shtëpi duke u plaçkitur e tërë pasuria. Në Gjurgjevik të Vogël, u vranë 3 burra dhe i tëri fshati u djegë. Në Jashanicë u vranë 16 burra, u plaçkiten dhe dogjën fshatrat Gllarevë, Përcevë, Sverkë të Gashit, Volljakë. Në fshatin Çupevë, i tërë fshati me burra gra e fëmijë u pushkatuan, fshati u djegë i tëri. Në Domanek, u pushkatuan 48 burra, në Turjakë 5 burra, në fshatin Zatriq me bajoneta u theren 27 burra dhe një grua me fëmijë, në Drenoc, u vranë 3 burra, në kollë të Vushtrrisë 45 burra.[24]
Siç shihet vrasja dhe kolonizimi i tokave shqiptare u bë me projekte dhe ligje të posaçme në të gjitha fshatrat dhe vendbanimet shqiptare që kishin mbetur nën sundimin serbë.
Vitit 1921 ishte një periudhë e turbullt për Shqipërinë, me gjashtë, ndryshime të qeverive dhe konflikte të brendshme dhe lufta me fqinjët e saj.
Me marrëveshjet imperialiste për paqen (mendohet në Paqen e Versajit 1919), ka mbetur pas luftës rreth gjysma e popullit shqiptar nën pushtetin e borgjezisë serbomadhe, kundër të cilës ushtron rrëgjim robërues sikurse në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni. Përpos kësaj, borgjezia serbomadhe aspiron ta okupojë Shqipërinë veriore, përmes “çetave shqiptare” të organizuara nga Jugosllavia
Ky argument forcohej kur Shqipëria si shtet sovran, pranon mbrojtjen e pakicave kombëtare brenda kufijve të saj. Ky orientim i krijoi Shqipërisë kapital politik dhe diplomatik, për t` u përkujdesur njëherë, për Shqipërinë Kontinentale (shqiptarët e mbetur jashtë kufijve të pranuar ndërkombëtar).
Shqiptarët tani ishin ma të vetëdijesuar dhe ma të vendosur se kurrë që mos ta pranojnë asnjë lloj pushteti të huaj.[25]
Shqiptarët e parë që u ngritën në armë ishin ata të trevës së Vushtrrisë, duke e cukatuar një kufi në lumin Sitnicë në mes Serbisë dhe Shqipërisë. Pastaj kryengritja kundër ushtrisë serbe do të zgjerohet në Rugovë, Plavë, Gusi dhe sidomos në Llap, duke u internacionalizuar në shtypin e tërë Evropës.
Komiteti Mbrojtja Kaçake Kombëtare e Kosovës, përveç veprimtarisë luftarake, vepronte edhe për vetëdijesimin politik të popullit, që mos ti lëshojnë trojet e veta, të kundërshtonin kolonizimin e tokave shqiptare dhe të denonconin bashkëpunëtorët e pushtetit. Çetat sipas udhëzimeve të komitetit, mbanin tubime politike me qëllim të koordinimit të veprimeve në terren. Një tubim i tillë me sugjerimin e komitetit është mbajtur më datën 16 e 17 korrik 1920, pranë fshatit Murgullë në Llap. Në këtë tubim morën pjesë çetat ë Llapit, Drenicës, Dukagjinit, Rrafshit të Kosovës, Shalës, Karadakut.[26]
Një pjesë jo e vogël e oficerëve francezë, plus oficerët mercenar rus që ishin arratisur nga Rusia, mbeti apo erdhi në Kosovën kryengritëse si mercenarë. Këtyre iu bashkuan edhe mercenarët rus dhe bjellorus që ishin dëbuar prej andej. Kjo shtresë e oficerëve do të sillet me metoda xhelatësh ndaj Rugovës, Plavës dhe Gucisë; Pas një kohe këto forca mercenare do të transferohen si vrastar profesional edhe në Drenicë dhe Llap për ta shtypur çdo ndjenjë kombëtare shqiptare.
Instruksionet i merrnin nga oficerët serbë, ndërsa profesionalisht kjo forcë ishte e aftë të kryej krime pa asnjë hezitim, sepse si vrojtues ishin edhe ca oficerë të lartë francezë).
Lidhur me këtë faktori ndërkombëtar, sidomos në Evropë i dominuar nga Franca do ta trimërojë dinastinë serbe që të përdorë metodat më barbare në Kosovë me qëllim që ta krijojë realitetin e Toplicës më 1878, që do të thotë kriteri i krijimit të tokës së mbetur shkret dhe pastaj përmes kolonizimit të sllavëve dhe shpërnguljes së shqiptarëve në Anadoll të krijohet realiteti i ri, për të cilin Fuqitë nuk do të reagojnë çka do që të ndodhë. Megjithëkëtë, dukuri do ta kritikojë me të gjitha mjetet shtypi i Kominternit dhe ai me ideologji majtiste në tërë Evropën.[27]
Reagimet e Mitahat Frashërit, reagimet e Fan Nolit, Reagimet e Komitetit Kosovës në frëngjishte nuk ndikuan që të ndalen masakrat serbe ndaj popullatës së pa mbrojtur shqiptare.
Spastrimi etnik i myslimanëve osmanë 1821-1922) të autorit Justin Mc Carthy,e që sjellë të dhëna rrëqethëse sidomos gjatë viteve 1912-1922, duke argumentuar një katastrofë etnike , ka të bëjë kryesisht me fatin e shqiptarëve që i okupuan Serbia, Mali i Zi dhe Greqia. opinioni anglez mjaftohej vetëm me informatën se me mija shqiptarë të Kosovës janë detyruar nga terrori shtetëror serb të stacionohen në rrugët e Bullgarisë dhe në fushën e Edrenesë. Shumica po vdesin nga tifoja dhe sëmundjet tjera infektive, por askush nga Shoqata e Kombeve dhe Kryqi i Kuq, nuk është i shqetësuar për këtë tragjedi popullore të popullit të ish Vilajetit Kosovës dhe Vilajetit Manastirit. [28]
Pas mbarimit të Luftës së Parë botërore, nga presioni i xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe, për ti zbatuar planet e qeverisë për kolonizimin e tokave shqiptare, vetëm gjatë vitit 1919, për në Anadoll, u detyruan të shpërngulen 23.508 shqiptar, në vitin 1920 u shpërngulën 8536, ndërsa në vitin 1921 u shpërngulën 24. 532 shqiptarë.[29]Po kështu dëbimi i shqiptarëve me dhunë me po kaq shifra të larta për në Turqi ka vazhduar deri në fund të viteve gjashtëdhjeta të shekullit XX, me përjashtim të viteve 1941-1944.
Sipas regjistrimit të popullsisë të kryer në vitin 1921 nga Mbretëria SKS, gjatë këtij viti brenda kufijve aktual të Kosovës, jetonin gjithsejtë 439. 000 banorë, nga të cilët rreth 359.000 ishin shqiptar, duke konstatuar se kjo shifër ishte dukshëm më e madhe para pushtimit të tokave shqiptare në vitin 1912.[30]
Në fund të dhjetorit të vitit 1920 dhe në fillim të janarit 1921, filluan operacionet ushtarake në fshatrat e Llapi e Gallapit, ku krimet më të rënda u kryen në fshatin Prapashticë, më datën 11 janar 1921, nën komandën e majorit Radovan Radojeviq.[31]
Shqipëria pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore filloi të vendoste një autoritet efektiv në të gjithë zonën, territorin zyrtar shqiptar, por kishte pengesa për shkak të veprimeve të krerëve të Mirëditës.
Shqiptarët e konsideronin të pamundur “që ne po vinim si pushtues për t’i nënshtruar”, dhe ishin të bindur se “do të dilnim kundër ushtrisë turke, të cilën edhe ata i urrenin”. Prenk Bib Doda, plaku i fisit të Mirditës, komandant i 4000 burrave të armatosura, e la të kalonte në paqe çetën tonë të parë, vetëm me marrëveshjen se do të sigurojmë dhe japim fjalën e nderit se ne nuk kishim ndërmend të pushtonim Shqipërinë.[32]
Marrëveshja me serbët dhe kundërshtimi i Tiranës zyrtare dhe pasi që ishte i gatshëm për çfarëdo ndihme të hyjnë në marrëdhënie me serbët krijoi kundërshtar ndër shqiptar. Këto ishin gabimet e Prenk Bib Dodës, kryetar (Kapedan) katolik të fisit Mirdita , i cili u vra në vitin 1919 pranë kënetave të Lezhës. Pozitën e tij e zuri Mark Gjoni, një i afërm i tij.
Mbretëria Serbe-Kroate-Sllovene, me një përvojë për zbatimin e projekteve për pushtimin e tokave shqiptare që nga shekulli i XIX, në muajin gusht të vitit 1919, e themeloi një seksion shqiptar të posaçëm, në politikat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, që ishte nën autoritetin e drejtpërdrejtë të presidentit. Ky seksion ishte në departamentin e katërt të shtetit, ku e drejtonte Tihomir Popovici, ndërsa “puna në terren” iu besua përfaqësuesit mbretëror në Cetinje. Lubomir Neshiqit, delegat i ministrisë së jashtme në Shkodër, Nikolla Jovanoviqit, zëvendës konsull në Dibër dhe shefit në rrethin e Prizrenit Todoroviqit. [33]
Bazuar në pikëpamjet e Nikolla Pashiqit, Kryeministri i atëhershëm dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë MSKS krijimi i republikës së Mirditës ishte me interesa strategjike për politikat e tij.
Kryetar i Qarkut të Prizrenit Z. Todoroviq, përkatësisht “në një raport të gjatë” të bërë më 12 gusht
Më 1920 përshkruan një takim me Zef Ndoçin, përfaqësues i Mirditës, i cili theksoi: “Mirdita është kundër politikës së pushtetit në Tiranë, dhe kurrë nuk mund të jetë në bashkim me Durrësin dhe Tiranën.[34]
Në pranverën e vitit 1921, filluan konfliktet e para të armatosura në mes të mirditorëve dhe forcave qeveritare të Tiranës, që kishin pasoja të rënda për të dy palët.
Mirditorët i zhvilluan negociatat në Prizren ndërmjet kapitenit Marka Gjoni dhe Ljubomir Neshiqit, përfaqësues të qeverisë Mbretëria e MSKS. Në marrëveshje ata kishin nënshkruar një kontratë prej shtatë nene, ku parashihej krijimi i një Republike shqiptare me emrin “Shteti Shqiptar në Shqipërinë e Veriut”. Jashtë vendit do të ishte përfaqësonte Beogradin, ndërsa njësitë ushtarake të Mbretërisë SHS do të ishin në territorin e saj, me përparësi në shfrytëzimin e xeheve dhe ndërtimin e hekurudhave. Kontrata është shkruar në një kopje me 18 firma, vula ose gjurmë gishtash. [35]
Mark Gjoni në Prizren, mori mbështetje nga Mbretëria SKS, për armë, para, dhe mbi të gjitha edhe nga Ushtria e Bardhë Ruse e Vrangel, që ishin në shërbim të tij për realizimin e planeve për pavarësi të mirditorëve nga Tirana dhe viset tjera shqiptare..
Ljubomir Neshiq nuk ishte i kënaqur me atë që u arrit, pasi që qeveria në Tiranë nga fuqitë e kohës u lejua të konsolidohej.
Pas negociatave në Prizren, Mark Gjoni në fillim të korrikut 1921 shkoi fshehurazi dhe qëndroi në Beograd, ku u takua me Nikolla Pashiqin për të diskutuar detajet nuk përgatiti themelet e një shteti të ri. Sipas Nikolla Pashiqit, mbështetja e Republikës së Mirditës si njësi autonom nën kontrollin e Mbretërisë së MSKS, ishte një goditje e rëndë drejt Shqipërisë myslimane nën kontrollin e Italisë.[36]
Krijimi i Republikës së Mirditës në praktikë do të ishte një protektorat i Mbretërisë së SKS. Marrëveshja financiare e mëvonshme e 1921, donte të thoshte se Mbretëria e SKS jep dy mijë xhandarë në muaj me pagesë “tre napolona secilit”, për organet e “administratës qendrore”, 600 napolona ndërsa për shkollat 100, që do të arrinin në “vetëm 7300 napolona në muaj.[37]
Mbështetja e dhënë nga Nikola Pashiq për themelimin e Republikës se Mirditës ishte pjesë e politikës së përgjithshme ndaj demarkacionit me Shqipërinë që duhej të siguronte një pozitë më të favorshme për Mbretërinë e SKS.
Pas qëndrimit në Beograd, Marko Gjoni shkoi në Prizren më 17 korrik 1921. shpalli pavarësinë e Republikës Mirdite dhe atë në cilësinë e saj presidenti. Në fund të tetorit, forcat ushtarake të Mbretërisë e SKS e pushtuan Oroshin.[38]
Konferenca e Fuqive të Mëdha në Paris, dhe përfaqësuesit nga Italia, Britania e Madhe, Franca dhe Japonia, dhe Lidhja e Kombeve më 9 nëntor 1921, miratoi një vendim për njohjen Kufijtë shqiptarë nga viti 1913, me ndryshime në favor të Mbretërisë SHS.[39]
Kundër Shqipërisë, vepronin së bashku Mbretëria SKS dhe Greqia, përfaqësuesit e këtyre dy shteteve u përpoqën pa argumente ti shfuqizojnë vendimet e konferencës së Londrës mbi kufijtë e Shqipërisë, dhe që kjo çështje të mos shqyrtohet nga Këshilli i Lidhjes së kombeve, por nga konferenca e ambasadorëve në Parisë. Në qershor të vitit 1921, në Këshillin e Lidhjes së Kombeve, çështja shqiptare u mor në rend dite për shqyrtim të argumenteve.[40]
Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në dhjetor 1920, dhe vendimi i Konferencës së Ambasadorëve, i 9 nëntorit 1921 për Shqipërinë, ishin dy akte ndërkombëtare të cilat shërbyen për forcimin e pozitës ndërkombëtare të shtetit shqiptar.[41]
Më 09 dhjetor Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve, në bazë të angazhimit të Komitetit të Kosovës, e formoi zonën neutrale të Junikut, me nëntë fshatra, që qeveriseshin nga organet lokale, pa ndikimin e Tiranës dhe Beogradit, andaj kjo zonë u bë çerdhe e lëvizjes nacional-çlirimtare e Kosovës.[42]
Jusuf Buxhovi shkruan se kjo zonë, nga pikëpamja juridike, ishte me një vetëqeverisje vendore, të natyrës fisnore, me një pleqësi, nën mbikëqyrjen e një bajraktari.[43]
Armata e III serbe, do të urdhëroi komandën e zonës kufitare me qendër në Prizren, të gjejë ndonjë pretekst për tu futur në Junik. Që nga marsi i vitit 1921, Ahmet Zogu, do të kthehet kundër krerëve kosovar, të cilët u pozicionuan kundër tij gjatë muajit janar e shkurt të atij viti. Në fillim të janarit të vitit 1922, qeveria e Xhafer Ypit, e krijoi gjyqin e lartë të shtetit, për çarmatosjen e popullatës në kufi me Mbretërinë SKS.[44] Më 27 janar, ushtria shqiptare e komanduar nga Prenk Jaku, hyri në zonën e Junikut, pas një rezistence të vogël kaçaket u larguan nga Juniku.[45] Me të hyrë në Junik, kaçakët u shpartalluan disa kaluan në territorin e Shqipërisë, disa në zona të thella malore, ndërsa çetat e Azem Bejtës dhe të Mehmet Konjuhit, u kthyen në Drenicë e Llap, ku i kishin jatakët e tyre. [46]Armata e Mbretërisë SKS, i autorizoj forcat e çetnikëve, të udhëhequra nga Miliq Kërstiqi dhe Dimitrije Braceviqi, (të dytë kolonel rezervist), me xhandarmëri e artileri, më 17-19 qershorit 1922, të futen në Junik.[47]Nëse i bëjmë një analizë, themelimi i kësaj zone neutrale, në atë periudhë të krizave qeveritare, dhe ofensivës së ushtrisë serbe brenda zonës së kufijve të paraparë me konferencën e Londrës, aspak nuk ishte e nevojshme për këto arsye: Kaçakët u koncentruan në një zonë të vogël, duke ju krijuar hapësirë forcave ushtarake serbe që të djegin fshatra të tëra e të vrasin shqiptar, pa ndonjë rezistencë. Kjo zonë udhëhiqej sipas traditës fisnore, që shumë shpejt u panë edhe përçarjet brenda kaçakëve. Si zonë neutrale edhe ndaj Shqipërisë dhe Serbisë nuk kishte shanse të mbijetoi gjatë pa u sulmuar nga ushtritë e të dy shteteve, ashtu si edhe ndodhi kur u shua dhe kaçakët u detyruan të largohen.
Problemi i Mirditës mbeti e hapur deri në fund të nëntorit 1921, kur trupat e qeverisë shqiptare të komanduara nga Ahmet Zogu hynë në Orosh pa asnjë incident dhe e vendosën autoritetin e shtetit shqiptar në Mirditë. Më 28 nëntor 1921, qeveria shqiptare dekretoi një amnisti të përgjithshme.[48]
Gjatë vitit 1921, sulmet e ushtrisë serbe të mbështetura nga artileria, në përmasa të një operacioni të gjerë, të ndihmuara nga bandat bjellogardiste të Vargelit, ndërmorën fushatë për vrasjen e shqiptarëve dhe djegien e fshatrave të tyre. Duke e bërë bilancin e masakrave në Dibër me rrethinë gjatë viteve 1912-1921, janë djegur 203 fshatra, u vranë 1698 qytetar të pafajshëm. Prej tyre 260 fëmijë dhe 285 gra.[49]
Një masë tjetër e diskriminimit të shqiptarëve ishte edhe konfiskimi i pronave të Kocakëve, kjo bëhej me qëllim të shpërnguljes së popullatës shqiptare në Turqi. Ndër Masat më të rënda ndëshkimore, ishte internimi i familjarëve të kocakëve jashtë territorit të Kosovës. Pas shpalljes së ligjit për amnisti të vitit 1921, të cilit i përgjigjen një numër i vogël i kocakëve, qeveria e Beogradit do të filloj zbatimin e masave ndaj të padëgjueshmëve internimi në burgun e Nishit. Në kampin e Nishit u internuan familje të tëra nga të gjitha qarqet e Kosovës[50]
Reprezaljet zbatoheshin edhe në fshatra nëse kaçakët po ndihmonin, ose nëse lufta me kaçakët bëhej vetëm në zonën e tyre. Familjeve të jashtëligjshme u konfiskohej e gjithë pasuria dhe ndonjëherë u digjeshin shtëpitë. Fshatrat nga doli rezistenca u pushtuan me aksionin e përbashkët të ushtrisë dhe xhandarmërisë, me shtimin e artilerisë. U regjistruan edhe trazira më të mëdha, si “Trazirat e Llapit” (1920), e cila u shtyp brutalisht në fshatin Prapashticë, shkruan Dimitrije Bogdsanovic[51] Nga shkrimi i këtij autori, edhe pse mundohet ta arsyetoj aksionin dhe terrorin kundër popullatës së pafajshme shqiptare, kinse kjo behej për krijimin e rendit dhe luftën kundër kocakëve, këtu e pranon se aksioni për vrasjen e popullatës civile dhe djegia e fshatrave në vitin 1921 është bërë nga ushtria e rregullte e ushtrisë e pajisur me artileri dhe xhandarmërinë e Mbretërisë serbo-kroate e sllovene.
Pas kësaj masakre në popull u bë propagandë përmes klerikëve fetar, se krimet dhe djegiet e fshatrave shqiptare i ka kryer “Rrëfia” (Grupe paramilitare jashtë organizimit institucional të ushtrisë dhe xhandarmërisë), shprehje kjo me qëllim që të largohet nga përgjegjësia ushtria dhe xhandarmëria serbe. Këtë fjalë e gjejmë në bisedat e rastit me të moshuarit e këtyre fshatrave por edhe në shkrimet e studiuesve shqiptar të cilët kanë shkruar për krimet e ushtrisë së MSKS, që i bëri armata e rregullt e qeverisë së Beogradit.
Kjo temë është trajtuar mjaftë mirë në librin Masakra ne Prapashticë dhe Keqekollë e shkruar nga Ramadan N. Ibrahimit, 1996[52], ribotim 2011[53], pastaj në librin “Monografia e fshatit Prapashticë”[54], botim nga i njëjti autor në vitin 2008, në librin e Ali Berishës “Gallapi i Prishtinës III 1912-1941”[55]
Në fshatin Prapashticë, komuna e Prishtinës, pas djegies së fshatit u sollën 22 familje kolonësh në pronat edhe të disa pronarëve shqiptar që kishin mbijetuar. Përpjekjet shtatëvjeçare të shqiptarëve nga ky fshat, në kërkim të së drejtave në të gjitha instancat e organeve juridike të Mbretërisë SKS, nuk dhanë asnjë rezultat. Përfundimisht ata u detyruan të ktheheshin në qiramarrës ose në argat mëditës.[56]
Luftëtarët e armatosur që kundërshtonin ripushtimin nga Serbia, filluan të quhen me fjalë Kocak nga serbët. Për të shkombëtarizuar popullatën shqiptare serbët e dërguan një divizion me ushtarë në Kosovë. Gjatë muajve janar 1921 e deri në muajin gusht, vazhdoi një fushatë terrori ndaj popullatës shqiptare. Në të gjitha trevat shqiptare filloj vrasja dhuna çarmatosja dhe shpërngulja e shqiptarëve.[57]
Komiteti i Kosovës më në krye Kadri Prishtinën, duke e vlerësuar gjendjen kritike në terren, dhanë udhëzime që çetat të mos angazhoheshin në luftë frontale me xhandarmërinë dhe ushtrinë serbe që numëronte më mijëra ushtarë të mobilizuar, por të vepronin me formacione të vogla, të lëvizshme, për të kryer aksione në befasi ndaj ushtrisë serbe. Në opinionin botëror komiteti me argumente raportonte dhe demantonte për aksionet e ushtrisë serbe dhe krimet që i bënte kundër popullatës civile. Në një protestë të organizuar nga Komiteti thuhej se në rrethet e Prishtinës ushtria serbe qindra fshatra i ka djegur, duke therë 4800 foshnja, gra e pleq, me qëllim të kolonizimit të tokave shqiptare.[58]
Qeveria e ish Mbretërisë SKS, aplikonte forma të ndryshme të gjenocidit ndaj popullatës shqiptare. Programi serbë për gjenocid ndaj shqiptarëve i datës 16.04. 1920, me përpikëri e zbatuan toma Popovici, Punisha Raciqi, Bozhidar Paunoviqi, Miliq Kërsta e shumë kriminel tjerë aktiv në xhandarmërinë dhe ushtrinë serbe.[59]
Në këto rrethana të vështira për popullatën shqiptare, serbët shpërndanin misionar dhe para të përvetësuar sa më shumë krerë politik të rretheve, duke e shfrytëzuar edhe organizimin fisnor e fetar të shqiptarëve. Pre e këtyre politikave ruso-serbe, të udhëhequra nga Nikolla Pashiqi, ra edhe kapedani i Mirditës Marka Gjoni. Kadri Prishtina me anë të një letre që ia dërgoj Aqif Elbasanit, i kritikonte për sjellje të turpshme të disa anëtarëve të qeverisë, dhe rivalitetin italo-serbë, që i nxitnin që të vihen në shërbim të tyre. Në këtë periudhë për të prishur qetësinë e vendit, qeveria e përdori Preng Calin.[60]
Xhandarmëria e komanduar nga Bozhidar Paunovici, më 06 janar 2021, i filluan vrasjet e popullatës shqiptare në fshatin Karaqë, Zagorje, të Vushtrrisë, pastaj vazhduan masakrat në Segashë, Popovë, Majacë, Bellopoje, Gërdocë, Tërnavë, Sharban, Koliqë, Keqekollë dhe Prapashticë. Vrasje të shqiptarëve gjatë kësaj ekspedite, janë bërë edhe në disa fshatrat tjera. Gjatë marshimit të kësaj ekspedite ushtarake, shqiptar u vranë edhe në Ballaban, Nishec, Orllan, Kalaticë etj. Në të gjitha këto fshatra u vranë shumë fëmijë dhe të moshuar, por masakra më e madhe gjatë atij viti, është bërë në fshatrat Keqekollë e Prapashticë.[61]
Me 10 janar të vitit 1921, arriti në Keqekllë dhe Prapashticë. Me të arritur në Keqekollë e masakruan familjen e Mulla Ademit. Në Prapashticë ushtria serbe i fton të gjithë meshkujt e moshës mbi 15 vite që të shkojnë në një takim te xhamia e fshatit. Ata urdhërohen që secili fshatarë të sjellë më vete ndonjë bagëti të imët për të ju afruar ushqim ushtrisë serbe.
Në fshatin Prapashticë ishin vrarë, djegur dhe masakruar më shumë se 1000 banorë, shumë familje të tëra ishin djegur, shumë të tjerë ishin zhdukur pa gjurmë dhe disa shpëtuan të plagosur. Për një kohë të gjatë duke mos lënë familjarë dhe duke mos pasur kush të përkujdeset për varrezat e të vrarëve, shumë pakë i dinë varrezat e familjarëve. Nga disa familje shpëtuan, vetëm ata të cilët nuk kishin qene në familje natën kritike, pra ata që atë natë kishin qene për vizita të rastësishme të familjarët e tyre në fshatrat tjera.[62]
Nazim Gafurri, një personalitet i njohur shqiptar që jetonte në Prishtinë, në ato vite ishte zgjedhur përfaqësues i shqiptarëve të rrethit të Prishtinës, në parlamentin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Nazimi mbledhë informata nga terreni, shet një pjesë të pasurisë së tij, dhe shkon në Shkup, që përmes telegramit të njoftojë mjetet e informimit dhe institucionet qeveritare në Beograd, dhe Ligën e Kombeve. Për këtë tragjedi Nazimi e njoftojë edhe Komitetin për çlirimin e Kosovës. Të dhënat e grumbulluara nga terreni, për masakrat në fshatrat shqiptare, së pari u publikuan në gazetën “Hak”, të cilën e nxirrte Xhemjeti. Për këtë rast kanë shkruar edhe disa gazeta serbe dhe të huaja. Këto krime serbe ndaj shqiptarëve u përmenden edhe në disa parlamente të shteteve evropiane. Pas angazhimit të Nazim Gafurrit për ta ndërkombëtarizuar krimet serbe ndaj popullatës shqiptare, shërbimet serbe organizojnë shërbëtoret e tyre që Nazimi të ofendohet, të izolohet, anashkalohet. Shërbimet serbe i shtynin fëmijët që ta ofendojnë Nazimin edhe kur ecte rrugë, fëmijët e gjuanin me domate, vezë, gurë me të vetmin qëllim që Nazimi të reagoj ndaj tyre, në mënyrë që pushteti të merr masa ndaj tij. Serbët duke e parë Nazimin si njëri të rrezikshëm për pushtetin e tyre, si zakonisht e paguajnë një shqiptar që ta vrajë Nazim Gafurrin.
Siç shihet masakra e Prapashticës, është njëra ndër masakrat më të mëdha të planifikuara nga ushtria e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, ndaj një popullate të pa mbrojtur, ku vetëm për një ditë arriti të masakroje fëmije, gra e pleq vetëm se ishin shqiptarë.[63]
Nazim Gafurri ishte përfaqësues nga rrethi i Prishtinës në Parlamentin Mbretëror në Beograd, shiti pasurinë e tij dhe shkoi në Shkup, duke reaguar përmes telegramit në Beograd dhe i njoftoi mediat përmes gazetës “Hak”, organ i Xhemjetit. Për këto masakra më datën 16.02, ka shkruar edhe gazeta “Pravda”e “Radnicke Novine”, pastaj “Besa Shqyptare” në Shkodër. ‘Dajti” në Tiranë etj . Ai mblodhi të dhëna nga terreni për të njoftuar Komitetin për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës dhe ligën e Kombeve.[64] “La Jeune République”, ka botuar, të dielën e 25 shtatorit 1921, në faqen e tretë, rrëfimin e shkrimtares zvicerane për krimet serbe ndaj shqiptarëve. Terrori shtetëror mbi shqiptarë po përhapej si lajm kudo neper Evropë, përmes shtypit socialdemokrat i cili alarmonte: “ Deri me tash mbi 90 fshatra janë djegë, ndërsa popullsia është masakruar .[65]
Në vijim dokumentet theksojnë se në Kosovë po digjen fshatra të tëra, po vriten njerëzit në masë. i tërë pushteti serb, shkruante shtypi i majtë, është vërsul mbi shqiptarë.[66]
Nga viti 1922, revista Serbe “Ilustrovani List” sjellë fotografi dhe përshkrim të formës së ekzekutimit të luftëtarëve shqiptarë! Pushkatimi i grupit të udhëhequr prej Faik Saidi, nga rrethi i Prilepit në Maqedoni.[67]Duhet kuptuar se këto lajme ishin të pakta, sepse në fshatrat shqiptare, pranë lumit Morava e Vardar, krimet ishin të tmerrshme dhe shumë më të mëdha, që nuk do të zbulohen kurrë.
Opinioni ndërkombëtar e kishte argumentin se si po sillet pushteti okupues serb ndaj shqiptarëve, në përgjithësi, por ndërmerrnin ndonjë aksion për ti ndalur.
Terrori shtetëror mbi shqiptarë po përhapej si lajm kudo neper Evropë, përmes shtypit socialdemokrat i cili alarmonte: Deri me tash mbi 90 fshatra janë djegë, ndërsa popullsia është masakruar shkruante shtypi i kohës .[68]
Tom Mrijaj, për planet e qeverisë serbe mes dy luftërave botërorë, që të shpërngulë dhe kolonizoj tokat shqiptare e citon thënien e hartuesit të njërit nga këto projekte Vasa Cubrilovicit i cili ka shkruar se: “Arnautët është e pamundur për ti thyer, vetëm me anë të kolonizimit gradual….Mënyra e vetme dhe mjeti i vetëm për këtë është forca brutale e një pushteti të organizuar shtetëror, në të cilin ne jemi gjithmonë mbi ta”.[69]
Pas shpërnguljes nga trevat etnike dhe vrasjes së popullatës shqiptare, Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, i kolonizojë tokat e shqiptarëve me serbë e malazezë. Për këto masakra të kryera ndaj shqiptarëve, ka reaguar edhe Kryetari i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes , që u mbajt në Parisë më 29.04 2021.[70] Për këto krime u diskutua edhe në parlamentin e Britanisë së Madhe, ku Albrey Herbert, i përmendi masakrat serbe ndaj shqiptarëve kur dy batalione të komanduara nga një major masakruan fshatrat e shalës, , Llpit e Galabit duke i përmendur fshatrat Prapashticë e Keqekollë. Në vitin 1922, reagojnë edhe fshatarët e Prapashticës që kishin mbijetuar, për masakrën e kryer nga ushtria serbe dhe kolonizimin e tokave të tyre.[71]
Prapashtica gjashtë herë e djegur brenda 87 viteve të shekullit XX, me mbi 1500 banorë të vrarë, dhe të masakruar nga forcat ushtarake serbe, mbetet sot ndër vendbanimet shqiptare më të djegura, dhe me numrin më të madh të viktimave gjatë shekullit XX.
Në këtë fshat banorët u theren me bajoneta, u dogjën të gjallë, disa u zhdukën pa gjurmë dhe për fatin e tyre nuk kemi mësuar kurrë. Ndër rastet prekëse për mbijetesë e banorëve të Prapashticës e Keqekollës, që janë treguar nga të mbijetuarit, pa dyshim se është foshnja e vogël Selim Salihu, i cili kishte mbetur gjallë në mes të borës dhe acarit të atij dimri. Sipas rrëfimeve, kur fillon masakra ndaj popullatës civile, e ëma e Selmit, me foshnjën e vogël në djep, dhe dy gra tjera të familjes së Veli Salihut, dalin prej shtëpisë së tyre dhe tentojnë të largohen praj fshatit. Pa u larguar as 200 m nga shtëpitë e tyre, ushtria serbe fillon që ti gjuaj me armë. Du gratë tjera vriten në vend ndërsa e ëma e Selimit, mbetet rëndë e plagosur. Ashtu e plagosur bie për toke pranë një shkëmbi gati të mbuluar me borë. Me dorën e saj e largon sa mundet borën nga shkëmbi, duke e rrotulluar djepin, me foshnjën e vogël, duke e vendosur “Kaptellin” (Gjysmë rrethin, që përdorej për të përkundur foshnjat) e djepit në shkëmb, në mënyrë që fytyra e foshnjës të mos ketë kontakt me borën. Pas pak çastesh edhe e ëma e Selimit ndërron jetë. Selimi mbetet i vetëm në mes të borës. Një ditë më vonë, disa serbë ë malazezë nga rajoni i Medvegjës e kishin kaluar kufirin dhe ishin futur në Prapashticë me qëllim që të plaçkitin dhe rrëmbejnë çdo gjë të vlefshme që mundë të gjenin. Serbët i kishin marrë me vete edhe disa gra. Bazuar në rrëfimet që kanë dalë më vonë nga vetë serbët pjesëmarrës në këtë ekspeditë për të plaçkitur thuhet se por sa janë ofruar afër atyre kufomave e kanë dëgjuar vajin dhe klithmën e Selimit të vogël. Serbët e urdhërojnë njërin prej tyre dhe një grua serbe, që të ofrohet te foshnja dhe të shikojë se a është vajzë apo djalë. Serbin që shkojë te foshnja e kishin porositur që nëse është vajzë ta marrin foshnjën me vete, ndërsa nëse është djalë ta vrasin me një plumb. Gruaja serbe kur ofrohet dhe e shikon foshnjën në atë gjendje dhe tri gratë shqiptare të vrara pranë djepit, thotë se djalë qenka, Serbi e kthen pushkën dhe e shkrep një plumb jashtë djepit, por nuk e vranë Selimin sepse e sheh që edhe ashtu ai do të vdiste.[72]
Pasi që kalon kjo ekspeditë e serbëve, pranë këtyre kufomave kalojnë disa kaçak shqiptar. Kaçakët hasin në kufoma dhe në djepin e mbështetur në gurë. Kaçakët e marrin djepin dhe zbresin në një shtëpi të braktisur në fshatin Keqekollë. Porsa hyjnë në atë shtëpi, në mesin e shtëpisë e ndezin një zjarr. Kur e ndezin zjarrin e qesin një xhezve me ujë e sheqer që të ngrohet. Njëri nga kaçakët e merr xhezven dhe përmes gishtit të tij, fillon që ti lagë buzët e njoma të Selimit. Pas pak çastesh Selimi fillon të lëvizë gjuhën dhe buzët e tij, për të thithur sherbetin përmes gishtit të kaçakut, Selimi pasi ngrohet dhe e pinë sherbetin fillon të këndellet. Kaçakët fillojnë që ta zhveshin Selimin, por sipas rrëfimeve lëkura e njomë e tij në disa pjesë të trupit, mbetej në veshjet e Selimit. Selimin pasi e ngrohin, e mbështjellin prapë me veshjen e tij, dhe e lënë të vetëm, pranë zjarrit në atë shtëpi.
Kaçakët pasi ë lënë foshnjën në atë gjendje dalin në fshatin Koliq, dhe tregojnë rastin. Në Koliq kishte qenë axha i Selamit, Veliu i cili niset me vrap për ta gjetur Selimin. Veliu e merr Selimin dhe e dërgon në fshatin Koliq. Selimi qëndron në Koliq, rreth 3 muaj, më pas u ri kthye në vendlindje, u rrit me vuajtje të mëdha, por krijoi familjen, dhe sot jetojnë pasardhësit e tij.[73]
Për këto masakra në kujtesën e banorëve për të mbijetuarit mbetën rrëfime të ndryshme dhe shumë prekëse të cilat u publikuan nga shumë historian: Adem Ajvazi, shkruan se në fshatin Prapashticë, në familjen e një Musës, kishte shpëtuar një vajzë 8 vjeçare e cila në momentin kur fillojnë masakrat në familjen e saj ajo kishte hyrë në magje, dhe aty kishte qëndruar 7 orë, deri sa ushtria serbe ishte larguar.[74]
Një rast tjetër prekës, që është zbuluar më vonë pas Luftës së Dytë Botërore, ishte një vajzë e moshës rreth 15 vjeçare në fshatin Keqekollë. Vajza kishte qene shume e bukur, shtatlarte sykaltër, kur ushtria serbe në vitin 1921 e masakrojnë familjen e saj, udhëheqësi i ushtrisë serbe e ndan nga familja me qëllim që ta merr me vete. Kalojnë shumë vite dhe nuk dihej për fatin e saj. Në vitet gjashtëdhjeta të shekullit XX, disa tregtar nga Llapi, shkojnë për të blerë kumbulla në fshatrat e Kushumlisë, dhe qëllojnë në familjen e saj. Por sa ofrohet mbrëmja dhe këta nuk arrijnë që ti vjelin të gjitha kumbëllat, ju ofrojnë shqiptarëve që të flenë një natë në shtëpinë ë tyre për të vazhduar punën ditën tjetër. Ndërkohë ajo grua e shfrytëzon rastin të bisedoj me blerësit e kumbullave, duke ju treguar rastin, si ushtaraku serbë e kishte marrë për grua. Gruaja i kishte lutur që këtë tem mos ta bisedojnë me djalin e saj, pasi që ai këtë nuk e dinte dhe nga krenaria për të atin, dhe urrejtja që e kishte për shqiptarët, do ta vriste edhe pse e kishte nënë. Gruaja i porositë blerësit e kumbullave që të shkojnë në fshatin Keqekollë, në truallin e saj të lindjes, të shohin a ekziston ende dardha ku kishte lozur si fëmijë në oborre, afër pusit, dhe kur të vinë herën tjetër ta njoftojnë për pamjen e truallit ku kishte lindur dhe kaluar fëmijërinë. Ky rrëfim dëshmon se hordhitë barbare të ushtrisë serbe në vitin 1921, kishin marrë me vete gra dhe vajza të reja, ku për fatin dhe përjetimet e tyre nuk do të mësojmë kurrë.
Se mbijetesa e shqiptarëve në brezin kufitar të sotëm me Serbinë, por edhe atyre që në vitin 1878 mbetën nën sundimin serbë, ishte shumë e vështirë dëshmojnë edhe rasti i Azize Namanir-Krasniqi (1916) e lindur në fshatin Prapashticë. Azizja në vitin 1921, kishte qenë 4 vjeçare, kur ushtria serbe ja vranë babanë. E ëma e Azizes me 3 fëmijë të vegjël, kishte arritur që të ik e strehohet thelle në malet e fshatit Marec. Azizja ishte rritur jetime dhe me shume vuajtje në jetë. Ajo martohet për Sadri Krasniqin (1916) në fshatin Makoc. Pikërisht pas 80 viteve, ushtria serbe në muajin prill 1999, e vranë Azizen në shtëpinë e saj, së bashku me burrin e saj Sadriun, kunatin Fetiun (1921), dhe pasi i vrasin i djegin kufomat së bashku me shtëpinë, duke e lënë të vrarë edhe Nexhmedinin (1958), djalin e Fetiut, i cili kujdesej për pleqtë e sëmurë.
Për dhunën dhe terrorin që ushtria serbe e ushtroi prej vitit 1878-1999, ndaj popullatës shqiptare në malësinë e Prishtinës, nuk mundemi pa e përmendur edhe një rast, të cilin unë së bashku me kolegun tim Emin Sallahu, gjatë, gjatë përnjohjes së terrenit e kemi regjistruar në fshatin Koliq, komuna e Prishtinës nga vëllezërit Fetah dhe Gani Latifi në lagjen “Qoku”. Fetahu, rrëfen se gjatë luftës së fundit në mal, kishte hasur në kufomën e një vajze të re shqiptare, të cilën ushtria serbe, pasi që e kishin dhunuar, e kishin shpuar me një dru (hu), prej organit të saj gjenital e deri në gojë! Ai rrëfente i emocionuar dhe i trishtuar si ja kishte hequr drurin dhe e kishte varrosur atë vajzë të re. Ky ishte njëri nga rastet e shumta i cili paraqet mizorinë dhe barbarinë e forcave policore ushtarake dhe paramilitare serbe, të cilat forca nuk kursyen moshë gjini apo kategori njerëzish (invalidë) të popullatës shqiptare.
Në këtë shkrim, ne ofruam vetëm disa nga mijëra raste të viktimave shqiptare që u vranë dhe masakruan nga ushtria serbe, që lexuesi të përjetoj në ndjenjat e tij, keqardhje dhe dhimbje për viktima të pafajshme.
Të gjitha periudhat historike na shpjegojnë se serbët për dy shekuj me radhë ushtruan gjenocid sipas platformave të programuara në bashkëpunim të qeverisë serbe dhe kishës ortodokse, në të shumtën e rasteve të nxitura dhe përkrahura nga Rusia. Serbët tani e kanë formuar një mendësi me bazë gjenetike, për shfarosjen e popullatës shqiptare, me metoda më barbare dhe antinjerëzore, pasi që ata kurrë nuk u ndëshkuan për krimet e bëra, por përkundrazi gjenin përkrahje dhe mbrojtje nga shume shtete të fuqishme evropiane.
Foto 1. Sadri, Feti, Azize e Nexhmedin Krasniqi, të vrarë në fshatin Makoc.[75], Foto 2. Fetah Latifi, duke rrëfente si e kishte gjetur kufomën e vajzës me një dru (hu), të shpuar përgjatë tërë trupit të sajë, nga organi i saj gjenitale deti në gojë.[76]
Literatura dhe burimet:
- Marenglen Verli: Kosova në funksion të historisë, studime,analiza, dokumente dhe 231
ilustrime, Vëllimi i dytë, “Botimpex”, Tiranë, 2003
- Lush Culaj, Programet, Rregullorja dhe Organizimi i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e
Kosovës: Instituti Albanologjik i Prishtinës, Seria e shkencave historike 25-1995, Prishtinë,
1997
- Hakif Bajrami: “Antimemorandum”, Klerofashizmi serbomadh, serish në ofensivë për
gjenocid të mëtejmë në Kosovë, reagim ndaj memorandumit të Kishës Ortodokse Serbe
(KOS), Shtypshkronja “Shkrola”, Prishtinë, 2004
- Anton Panchev: Baza ideologjike e politikës gjenocidiale të shtetit serbë,”, Konferenca
shkencore, 7 dhe 8 pill 2022, Gjenocidi serbë kundër shqiptarëve gjatë shekujve XIX-XX,
Instituti i Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, 2024
- Stefan Karastojanov: Kosova një analizë gjeopolitike, “Serembe”, Shkup, 2007
- Spasoje Gjakoviq: “Sukobi na Kosovu”, “Narodna knjiga”, Beograd, 1984
- Jusuf Buxhovi: “Kosova 1912-1945”, “Jalifat Publishing”- Houston, “Faik Konica”,
Prishtinë, 2015
- Milovan Obradovic: Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu, 1918-1941, Shtypshkronja
“Progres”, S. Gjorgjevic, Mitrovicë, Prishtinë, 1981
- Branko Horvat: Kosovska Pitanje, “Globus” Zagreb, 1988
- Jusuf Osmani: Kolonizimi, reforma agrare dhe shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova 1918-
1941- Dokumente kolonizimi, Vëllimi I, Shtypshkronja, Dukagjini Pejë, 2016
- Liman Rushiti: Vjetri i Arkivit të KosovësXXVII-XXVIII, viti 2002, dëbimi i shqiptarëve
nga Qarku I Prizrenit 1919-1922, Prishtinë, 2002, Prishtinë
- Stephen Schëartz, “Kosova – Prejardhja e një lufte”, Ribotim në gjuhën shqipe, “Rrokullia”
Prishtinë 2006
- Rrustem R. Berisha: Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999,
vëllimi II, shtypshkronja “Grafical house- Faik Konica”, Prishtinë, 2019
- Liman Rushiti: Krimi-gjenocidi ndaj shqiptarëve më 1912-1915 në funksion të pastrimit
etnik dhe vazhdimi i tij më 1918-1921. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës,
simpozium i mbajtur më 20-21 janar 1994, Prishtinë 1995
- Ramiz Abdyli: Shpronësimi i fshatarësisë dhe kolonizimi serbo-malazez i trojeve etnike
shqiptare 1912-1841, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, simpozium i mbajtur
më 20-21 janar 1994, Prishtinë 1995
- Adem Ajvazi; Masakrat dhe krimet serbe e malazeze dhe të tjerve në trojet shqiptare 1912-
1944, vëllimi I, Shtypshkronja, Lumëbardhi, Prizren, 2023
- Bogumil Hrabak, Dragosllav Jankoviq, “Srbija 1918, Sedma Sila”,Beograd, 1968
- Hakif Bajrami: “Antimemorandum”, Klerofashizmi serbomadh, serish në ofensivë për
gjenocid të mëtejmë në Kosovë, reagim ndaj memorandumit të Kishës Ortodokse Serbe
(KOS), Shtypshkronja “Shkrola”, Prishtinë
- Marenglen Verli: Reduktimi drastik i popullatës shqiptare në Kosovë dhe vise tjera gjatë
viteve 1912-1921, Konferenca shkencore, 7 dhe 8 pill 2022, Gjenocidi serbë kundër
shqiptarëve gjatë shekujve XIX-XX, Instituti i Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, 2024
- Armend Mehmeti; Krimet e forcave serbe në Kosovë ndërmjet dy luftërave botërore 1918-
1941, Konferenca shkencore, 7 dhe 8 pill 2022, Gjenocidi serbë kundër shqiptarëve gjatë
shekujve XIX-XX, Instituti i Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, 2024, fq. 126, M. Ndreca: 87,
vjet terror dhe gjenocid shtetëror… fq. 53
- Душан ФУНДИЋ: Краљевина Срба, Хрвата и Словенаца и Мирдитска република
(1921), Балканолошки институт САНУ, Београд, 2024
- Xheladin Shala, Ndërhyrja e Mbretërisë SKS, në cështjen e “Republikës së Mirëditës”, dhe
rrethanat gjatë intervenimit më 1921, Instituti Albanologjik i Prishtinës, seria e shkencave
historike, X-1980, Prishtinë, 1981
- Akademia e Shkencave të Shqipërisë: Historia e popullit shqiptar III, Botimet Toena, Tiranë,
2007, fq. 204
- Liman Rushiti, Vjetari i Arkivit të Kosovës 39-40, komiteti Mbrojtja kocakekombëtare e
Kosovës dhe lëvizha kacake, Prishtinë, 2008
- Jusuf Buxhovi: “Kosova 1912-1945”, “Jalifat Publishing”- Houston, “Faik Konica”,
Prishtinë, 2015
- Sali Kadria: Shpërngulja me dhunë e popullsisë së Dibrës nga ushtria jugosllave në vitet 1920-
1921, Pasojat për shqiptarët dhe Shqipërinë, Konferenca shkencore, 7 dhe 8 pill 2022,
Gjenocidi serbë kundër shqiptarëve gjatë shekujve XIX-XX, Instituti I Historisë “Ali Hadri”
Prishtinë, 2024
- Adem Bunguri: Krimet serbe në Dibër gjatë viteve 1912-1921, Konferenca shkencore, 7 dhe
8 pill 2022, Gjenocidi serbë kundër shqiptarëve gjatë shekujve XIX-XX, Instituti I Historisë
“Ali Hadri” Prishtinë, 2024
- Milovan Obradovic: Agrarna Reforma I kolonizacija na Kosovu (1918-1941), “Progress- S.
Gjorgjevica”- Kosovska Mitrovica, 1981
- Dimitrije Bogdanovic, “Knjiga o Kosovu”,СРПСКА АКАДЕМИЈА НАУКА И
УМЕТНОСТИ ПОСЕБНА ИЗДАЊА Књига DLXVI ПРЕДСЕДНИШТВО Књига 2
Примљено на VII скупу Одељења језика и књижевности, 25. децембра 1984, на основу
приказа самог аутора. Уредник: академик АНТОНИЈЕ ИСАКОВИЋ БЕОГРАД, 1986
- Ramadan N. Ibrahimi: Masakra në Prapashticë dhe Keqekollë, janar 2021, shtypshkronja,
“Blend”, Prishtinë,1996
- Ramadan N. Ibrahimi: Masakra në Prapashticë dhe Keqekollë, janar 2021, Gallapi, Prishtinë,
2011
- Ajvaz Abazi, Qazim Namani, Ismail Ismaili, Ramadan N, Ibrahimi; Prapashtica Monografi,
Prishtinë, 2008,
- Ali Sh. Berisha- Arben Berisha, Gallapi i Prishtinës III, 1912-1941, “Printing Press”-
Prishtinë 2009
- Marenglen Verli, Reforma agrare kolonizuese në Kosovë 1918- 1941, Akademia e
Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Ndërmarrja botuese “Iliria” Bonn-Tiranë, 1991
- Eqber Skëndi; Hoxhë Kadriu (Kadri Prishtina), Ndërmarrja Botuese “Rilindja”, Prishtinë
1992
- Hakif Bajrami: Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi gjatë viteve 1912-1941, Akademia e
Shkencave dhe Arteve të Kosovës, simpozium i mbajtur më 20-21 janar 1994, Prishtinë 1995
- Pal Doci: Hoxhë Kadri Prishtina jeta dhe vepra, “Art Grafik”, “Shtypur Geer”, Tiranë,2005
- Qazim Namani: Masakrat dhe Krimet serbe, malazeze dhe tjerëve ne trojet shqiptare 1912-
1944, Prizren 2023
- Tom Mrijaj: Plani shovinist i qeverisë serbe në periudhën mes dy luftërave botërore për
kolonizimin e Kosovës gjatë viteve 1918-1941, Vëllimi I, Shtypshkronja, Lumëbardhi,
Prizren, 2023
- Izber Hoti: Shtypi i kohës në rrethanat shoqërore dhe politike në Prishtinë, me rrethinë në
mes dy luftërave botërore, Revista e Institutit të historisë “ Kosova”, 1988, nr.17, fq. 806
- Ali Sh.Berisha: Bashkia e Llukarit, – Monografi II – Masakrat serbe në Bashkinë e Lukarit,
Prishtinë, 2000
- Liman Rushiti, Lëvizja Kaçake në Kosovë (1918-1928): Instituti i Historisë, Prishtinë 1981
- Srbijai Albanci, II, f. 49; Treça Internacionala, libri i tretë
- InforCulture.info,December 21, 2022
- Fetah Latifi, fshati Koliq, komuna e Prishtinës, intervistuar 03. 05. 2013
[1] Jusuf Buxhovi: “Kosova 1912-1945”, “Jalifat Publishing”-Houston, “Faik Konica”- Prishtinë, 2015, fq. 220
[2] Marenglen Verli: Kosova në funksion të historisë, studime, analiza, dokumente dhe 231 ilustrime, Vëllimi I dytë, “Botimpex”, Tiranë, 2003, fq. 216
[3] Lush Culaj, Programet, Rregullorja dhe Organizimi i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës: Instituti
Albanologjik i Prishtinës, Seria e shkencave historike 25-1995, Prishtinë, 1997, fq. 161-178
[4] Hakif Bajrami: “Antimemorandum”, Klerofashizmi serbomadh, serish në ofensivë për gjenocid të mëtejmë në
Kosovë, reagim ndaj memorandumit të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Shtypshkronja “Shkrola”, Prishtinë, 2004,
fq.44
[5] Po aty, fq. 44
[6] Anton Panchev: Baza ideologjike e politikës gjenocidiale të shtetit serbë,”, Konferenca shkencore, 7 dhe 8 pill
2022, Gjenocidi serbë kundër shqiptarëve gjatë shekujve XIX-XX, Instituti i Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, 2024,
fq.27
[7] Stefan Karastojanov: Kosova një analizë gjeopolitike, “Serembe”, Shkup, 2007, fq. 131
[8] Po aty, fq. 131
[9] Po aty, fq. 131
[10] Po aty, fq. 140
[11] Milovan obradovic: Agrarna Reforma I kolonizacija na Kosovu (1918-1941), “Progress- S. Gjorgjevica”-
Kosovska Mitrovica, 1981
[12] Spasoje Gjakoviq: “Sukobi na Kosovu”, “Narodna knjiga”, Beograd, 1984, fq.18
[13] Po aty, fq. 19
[14] Ramiz Abdyli: Shpronësimi i fshatarësisë dhe kolonizimi serbo-malazez i trojeve etnike shqiptare 1912-1841.
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, simpozium i mbajtur më 20-21 janar 1994, Prishtinë 1995, fq. 120
[15] Jusuf Buxhovi: “Kosova 1912-1945”, “Jalifat Publishing”- Houston, “Faik Konica”, Prishtinë, 2015, fq. 2018-
2019
[16] Milovan Obradovic: Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu, 1918-1941, Shtypshkronja “Progres”, S.
Gjorgjevic, Mitrovicë, Prishtinë, 1981, fq. 67: Për ne shqiptarët është me rëndësi të dimë se të parët e
Nikolla Pashiqit, ishin me origjinë shqiptaro-vllahe nga rrethina e Tetovës, ndërsa origjina e familjes
mbretërore serbe ishte me origjinë shqiptare e fisit Kelmend.
[17] Branko Horvat: Kosovska Pitanje, “Globus” Zagreb, 1988, fq. 38-39
[18] Jusuf Osmani: Kolonizimi, reforma agrare dhe shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova 1918-1941- Dokumente
kolonizimi, Vëllimi I, Shtypshkronja, Dukagjini Pejë, 2016, fq. 50
[19] Liman Rushiti: Vjetri i Arkivit të Kosovës, XXVII-XXVIII, viti 2002, dëbimi i shqiptarëve nga Qarku i Prizrenit
1919-1922, Prishtinë, 2002, Prishtinë, fq. 312
[20] Po aty, fq. 312
[21] Stephen Schëartz, “Kosova – Prejardhja e një lufte”, Ribotim në gjuhën shqipe, “Rrokullia” Prishtinë 2006. Fq, 76
[22] Rrustem R. Berisha: Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999, vëllimi II,
shtypshkronja “Grafical house- Faik Konica”, Prishtinë, 2019, fq.183
[23] Po aty, fq. 183-215
[24] Liman Rushiti: Krimi-gjenocidi ndaj shqiptarëve më 1912-1915 në funksion të pastrimit etnik dhe vazhdimi I tij
më 1918-1921. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, simpozium i mbajtur më 20-21 janar 1994,
Prishtinë 1995, fq. 93
[25] Bogumil Hrabak, Dragosllav Jankoviq, “Srbija 1918, Sedma Sila”, Beograd, 1968 f. 183
[26] Liman Rushiti, Vjetari i Arkivit të Kosovës 39-40, komiteti Mbrojtja kaçake kombëtare e Kosovës dhe
lëvizja kaçake, Prishtinë, 2008, fq. 414
[27] Srbija i Albanci, II, f. 49; Treça Internacionala, libri i tretë
[28] Arkivi i Londrës: Public Record Iffice, FO 371-8712-6846; KMKK dhe Shoqata “Dëshira” e Sofjes më 1924,
Reagim drejtuar Shoqatës Kombeve dhe Kryqit Kuq Ndërkombëtar
[29] Hakif Bajrami: “Antimemorandum”, Klerofashizmi serbomadh, serish në ofensivë për gjenocid të mëtejmë në
Kosovë, reagim ndaj memorandumit të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Shtypshkronja “Shkrola”, Prishtinë, 2004,
fq.46
[30] Marenglen Verli: Reduktimi drastik i popullatës shqiptare në Kosovë dhe vise tjera gjatë viteve 1912-1921,
Konferenca shkencore, 7 dhe 8 pill 2022, Gjenocidi serbë kundër shqiptarëve gjatë shekujve XIX-XX, Instituti i
Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, 2024, fq.93
[31] Armend Mehmeti; Krimet e forcave serbe në kosovë ndërmjet dy luftërave botërore 1918-1941, Konferenca
shkencore, 7 dhe 8 pill 2022, Gjenocidi serbë kundër shqiptarëve gjatë shekujve XIX-XX, Instituti I Historisë “Ali
Hadri” Prishtinë, 2024, fq. 126, M. Ndreca: 87, vjet terror dhe gjenocid shtetëror… fq. 53
[32] Branko Horvat: Kosovska Pitanje, “Globus” Zagreb, 1988, fq.36
[33] Душан ФУНДИЋ: Краљевина Срба, Хрвата и Словенаца и Мирдитска република (1921), Балканолошки
институт САНУ, Београд, 2024, fq. 39-62
[34] Po aty,
[35] Po aty
[36] Po aty
[37] Po aty
[38] Po aty
[39] Po aty
[40] Xheladin Shala, Ndërhyrja e Mbretërisë SKS, në çështjen e “Republikës së Mirditës”, dhe rrethanat gjatë
intervenimit më 1921, Instituti Albanologjik i Prishtinës, seria e shkencave historike, X-1980, Prishtinë, 1981,
- 154
[41] Akademia e Shkencave të Shqipërisë: Historia e popullit shqiptar III, Botimet Toena, tiranë, 2007, fq. 204
[42] Liman Rushiti, Vjetari i Arkivit të Kosovës 39-40, komiteti Mbrojtja kaçake kombëtare e Kosovës dhe
lëvizja kaçake, Prishtinë, 2008, fq. 413
[43] Jusuf Buxhovi: “Kosova 1912-1945”, “Jalifat Publishing”- Houston, “Faik Konica”, Prishtinë, 2015, fq. 1999
[44] Po aty, fq.200
[45] Po aty, fq.203
[46] Po aty, fq.205
[47] Po, aty, fq.201
[48] Sali Kadria: Shpërngulja me dhunë e popullsisë së Dibrës nga ushtria jugosllave në vitet 1920-1921, Pasojat për
shqiptarët dhe Shqipërinë, Konferenca shkencore, 7 dhe 8 pill 2022, Gjenocidi serbë kundër shqiptarëve gjatë
shekujve XIX-XX, Instituti I Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, 2024, fq. 152
[49]Adem Bunguri: Krimet serbe në Dibër gjatë viteve 1912-1921, Konferenca shkencore, 7 dhe 8 pill 2022, Gjenocidi
serbë kundër shqiptarëve gjatë shekujve XIX-XX, Instituti I Historisë “Ali Hadri” Prishtinë, 2024, fq. 109
[50] Po aty, fq. 223
[51] Dimitrije Bogdanovic, “Knjiga o Kosovu”, СРПСКА АКАДЕМИЈА НАУКА И УМЕТНОСТИ ПОСЕБНА
ИЗДАЊА Књига DLXVI ПРЕДСЕДНИШТВО Књига 2 Примљено на VII скупу Одељења језика и
књижевности, 25. децембра 1984, на основу приказа самог аутора. Уредник: академик АНТОНИЈЕ
ИСАКОВИЋ БЕОГРАД, 1986, fq 137
[52] Ramadan N. Ibrahimi: Masakra në Prapashticë dhe Keqekollë, janar 2021, shtypshkronja “Blend”, Prishtinë
[53] Ramadan N. Ibrahimi: Masakra në Prapashticë dhe Keqekollë, janar 2021, Gallapi, Prishtinë 2011
[54] Ajvaz Abazi, Qazim Namani, Ismail Ismaili, Ramadan N, Ibrahimi; Prapashtica Monografi, Prishtinë, 2008, fq.52
[55] Ali Sh. Berisha- Arben Berisha, Gallapi I Prishtinës III, 1912-1941, “Printing Press”- Prishtinë 2009, fq. 114-195
[56] Marenglen Verli, Reforma agrare kolonizuese në Kosovë 1918- 1941, Akademia e Shkencave të Republikës së
Shqipërisë, Ndërmarrja botuese “Iliria” Bonn-Tiranë, 1991, fq.54
[57] Eqber Skëndi; Hoxhë Kadriu (Kadri Prishtina), Ndërmarrja Botuese “Rilindja”, Prishtinë 1992, fq. 133
[58] Po aty, fq. 134
[59] Hakif Bajrami: Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi gjatë viteve 1912-1941, Akademia e Shkencave dhe Arteve të
Kosovës, simpozium i mbajtur më 20-21 janar 1994, Prishtinë 1995, fq. 145
[60] Pal Doci: Hoxhë Kadri Prishtina jeta dhe vepra, “Art Grafik”, “Shtypur Geer”, Tiranë, 2005, fq. 62
[61] Qazim Namani: Masakrat dhe Krimet serbe, malazeze dhe tjerve ne trojet shqiptare 1912-1944, Prizren 2023,
Fq.89
[62] Po aty, fq.92
[63] Po aty, fq, 95
[64] Ramadan N. Ibrahimi: Masakra në Prapashticqë dhe Keqekollë, janar 2021, Prishtinë 2011, fq. 49
[65] Radniçke Novine”, 20 VI 1920; Comite unis des Albanais irredents, Les droits de l` Albanie a ses frontieres
naturel, Apel aux Natons du Monde Civilise,Valone, 1921, f. 1-75
[66] “R. Novine”:, Slozno po Aranutima, 3 X 1920
[67] InforCulture.info, December 21, 2022
[68] Radniçke Novine”, 20 VI 1920; Comite unis des Albanais irredents, Les droits de l` Albanie a ses frontieres
naturel, Apel aux Natons du Monde Civilise,Valone, 1921, f. 1-75
[69] Tom Mrijaj: Plani shovinist i qeverisë serbe në periudhën mes dy luftërave botërore për kolonizimin e Kosovës
gjatë viteve 1918-1941, Vëllimi I, Shtypshkronja, Lumëbardhi, Prizren, 2023, fq
[70] Izber Hoti: Shtypi i kohës në rrethanat shoqërore dhe politike në Prishtinë, me rrethinë në mes dy luftërave
botërore, Revista e Institutit të historisë “ Kosova”, 1988, nr.17, fq. 806
[71] Ramadan N. Ibrahimi: Masakra në Papashticqë dhe Keqekollë, janar 2021, Prishtinë 2011, fq. 53
[72] Qazim Namani: Masakrat dhe Krimet serbe, malazeze dhe tjerve ne trojet shqiptare 1912-1944, Prizren 2023,
fq 93
[73] Po aty fq, 94
[74] Adem Ajvazi; Masakrat dhe krimet serbe e malazeze dhe të tjerve në trojet shqiptare 1912-1944, vëllimi I,
Shtypshkronja, Lumëbardhi, Prizren, 2023, fq.202
[75] Foto: Ali Sh.Berisha:Bashkia e Llukarit,-Monografi II-Masakrat serbe në Bashkinë e Lukarit, f, 96.Prishtinë 2000
[76] Fotografuar nga Emin Sallahu, 2013