Konferenca ndërkombëtare e donatorëve për ruajtjen dhe konservimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë 2004
Nga Qazim Namani, Dr. Arkeologji & Trashëgimi Kulturore
Konferenca ndërkombëtare për donatorë, e organizuar nga UNESKO, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, Misionin Administrativ në Kosovë UNMIK, Këshillin e Evropës dhe Komisionin Evropian, për ruajtjen dhe konservimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë, organizuar në vitin 2004, dhe botuara të përmbledhura në një libër në vitin 2005.
Në vijim të shohim si janë përshkruar monumentet e trashëgimisë kulturore e historike në Kosovë. Nëse i bëjmë një analizë këtij botimi vërejmë se historiku i përshkrimit të monumenteve është bërë tërësisht duke u mbështetur në literaturë dhe raporte serbe. Në këtë rast ofrojmë disa shembuj për të parë lëshimet serioze, me pasoja për historinë dhe identitetin tonë kombëtar.
Për tërheqjen e donatorëve në konferencë, është hartuar lista e monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe lokaliteteve, duke u bazuar në dy raporte të Misionit të UNESKO-s nga viti 2003 dhe prill 2004, dhënë katër raporte nga Këshilli i Evropës.
Të dhënat për të gjitha këto monumente u përpiluan në një dokument nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë, si: nga CHwB, Suedi: Francisco Mondanes, Alex Mills dhe znj. Susanne Wik, ekspertë të UNESCO-s: Alessandro Bianchi, dhe Horst Godicke, nga Këshilli i Evropës dhe Komisioni Evropian ekspertët: Alkiviades Nicolaos Prepis dhe David Johnson, nga Ministria e Kulturës së Republikës së Serbisë: Borislav Surdić, dhe nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit znj. Gjejlane Hoxha.
Dokumentet e përpiluara nga këta ekspertë u publikuan të përmbledhura në një libër që u botua në vitin 2005 në Parisë, në disa gjuhë të botës. Në vijim ofrojmë disa nga dokumentet e publikuara për disa nga monumentet e kulturës në Kosovë.

– Përshkrimi i monumenteve të kulturës të zgjedhura për konferencën e donatorëve
Nga analiza e këtij dokumenti, kuptohet se të dhënat historike për të gjitha monumentet e përshkruara sipas listës, janë marrë nga raportet dhe publikimet serbe. Pothuaj se gati të gjitha monumentet e kulturës përshkruhen si monumente serbe të ndërtuara në shekujt XI- XIV.
Po veçojmë dy shembuj nga përshkrimi i monumenteve të kësaj liste:
– Nënkalaja e Prizrenit edhe pse botimi është bërë në gjuhën angleze përshkruhet me fjalën serbe “PODKALAJA”, ndërsa për këtë lagje në këtë raport thuhet se është shumë e rëndësishme për identitetin e popullatës serbe në Prizren.
Mendoj se këto dokumente duhet analizuar, për ta kuptuar procesin e rëndë të bisedimeve të mëvonshme për pavarësinë e vendit, ku trashëgimia kulturore dhe bashkësia e komunave serbe në Kosovë ishin tema shumë të ndjeshme gjatë bisedimeve.
Duke u mbështetur në disa raporte të botuara në Beograd, në raportin e Qendrës koordinuese për UNESCO- të themeluar në Graçanicë në vitin 2003, dhe në publikimin e Institutit gjeopolitik të themeluar në Beograd në vitin 1997, ku për të ruajtur interesat e popullatës serbe në Kosovë gjatë bisedimeve me ndërkombëtarët ishin paraparë dy shtylla kryesore: Trashëgimia kulturore e historike serbe dhe Bashkësia e komunave serbe në Kosovë.
Ky publikim ishte bërë publik me 29 nëntor të vitit 1998, duke ju dërguar edhe Ktryetrit të Malit të Zi dhe Maqedonisë. Duke u bazuar në këto raporte e botime, është hartuar edhe Pakoja e Ahtisarit.
Shqiptarët deri në këtë periudhë nuk kishin arritur të dalin me një raport shkencor, për monumentet e trashëgimisë kulturore e historike të Kosovës.

– Përshkrimi i “Nën Kalasë” në qytetin e Prizrenit
– Kështjella e Zveçanit, për të cilën shkruan se është ndërtuar nga shekujt XI-XIV, dhe është shumë e rëndësishme për shtetin mesjetar serb dhe për dinastinë Nemanjide.
Këto publikime janë shumë të dëmshme, të pa sakta, mjafton vetëm për ta theksuar se kështjella në qytetin e Mitrovicës, dhe vet qyteti, kanë gjurmë të qytetërimit mijëravjeçare para dinastisë Nemanjide mesjetare.


– Dokumente te hartuara nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë
