24/12/2024

Kolë Berisha – emblemë e pavarësisë së Kosovës

0
Kole-Berisha

Shkruan: Gani Mehmetaj

Vdiq Kolë Berisha, njëri ndër personalitetet më të fuqishme në tridhjetë vjeteshin e fundit. Me shuarjen e Kolë Berishës, demokratin emblematik, burrit të qëndrueshëm, luftëtarit të guximshëm dhe rrezatuesit të mirësisë, po shuhen pothuajse personalitetet që i shërbyen me devotshmëri pavarësisë së Dardanisë.

Kryetar i Kuvendit të Kosovës, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovë, bashkëpunëtori më i afërt i presidentit historik, Ibrahim Rugovës, Kolë Berisha ishte simbol i qëndresës, guximit, vendosmërisë. Ishte figurë karizmatike që rrezatonte mirësi, kurajo dhe ndjeshmëri të lartë emotive. Vuante ma ata që vuanin nga terrori i Serbisë, i përjetoi rëndë vrasjet e pasluftës, u bëri ballë kërcënimeve e shantazheve para dhe pas lufte si asnjë personalitet tjetër, doli faqebardhë në postet që i udhëhoqi.

“Ditari i një izolanti” i Kolë Berishës është njëra ndër dëshmitë më të fuqishme për terrorin e krimet serbe ndaj intelektualëve shqiptarë. Është një ditar që të rrëqeth, të tronditë dhe të le pa gjumë, është dëshmi që kurrë nuk të shqitet nga mendja, ndërsa është fatkeqësi që fragmentet a brumi i këtij ditari nuk u bë film artistik a film dokumentar, Kishte aq shumë pamje që të tronditnin, kishte fate intelektualësh shqiptarë, që pësuan nga makineria vrastare e policisë serbe.

Kolë Berishën, e kam njohur nga afër, kemi bërë biseda të gjata, kisha respekt të veçantë ndaj tij, me jepte kurajo të vazhdoja me shkrimet e mia, e respektonin të gjithë, sepse ishte i lehët në komunikim, i afërt me njerëz, parimor në vendime.

Panteoni po rrallohet, burrat që i dhanë kombit po ikin. I pastë shpirti dritë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok