22/12/2024

Kisha Ortodokse Shqiptare dhe Janullatos

0
Dasareti

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Gjyshi im ka takuar disa herë një nga intelektualët dhe patriotët më të mëdhenj që ka pasur kombi shqiptar në dekadat e fundit, zotin Ali Podrimja. Dhe ai më tha për këtë.

***

“Ali Podrimja ishte një poet shumë i njohur shqiptar nga Kosova. Ai konsiderohet si poeti shqiptar i Kosovës që ka marrë më shumë njohje ndërkombëtare. Përmbledhja e tij e parë me poezi Thirrje u botua në vitin 1961 kur Podrimja ishte në shkollë të mesme. Në vitin 1982 doli përmbledhja me poezi Lum Lumi, e cila ishte një nderim për djalin e tij Lumi, i cili vdiq nga kanceri.

Lindur: më 28 gusht 1942, Gjakovë

Vdiq: 21 korrik 2012, Lodève, Francë”

***

Në librin e tij “Tkurrja e Atdheut”, faqe 152-153, tashmë i ndjeri Ali Podrimja, shkruan një tekst për shkatërruesin e Kishës Ortodokse Shqiptare, qoftëlargun/mumien Anastaz Janullatos.

  1. Më poshtë po citoj të gjithë tekstin, pa asnjë ndryshim:

Kisha Ortodokse Shqiptare dhe Janullatos

Nuk ma merrte mendja në midis të Tiranës, pikërisht më 25 dhjetor, në Natën e Kërshëndellave, kur të dy kishat tona kremtonin Ngjalljen e Krishtit, një peshkop grek të lutej edhe për ata që më së rëndi kanë rrënuar ose rrënojnë etninë tonë. Përcillja TV shqiptar. Kisha, përplot vizitorë. Asgjë e keqe nga ai pelegrin. Njeriu ka nevojë edhe për lutje, edhe për kërkimin e zotit; njeriu ka nevojë bile edhe për mashtrim. Por në Kishën Ortodokse Shqiptare dëgjoja nga goja e peshkopit grek Janullatos diç befasuese, shqetësuese: Lutemi për Serafimin e Athinës, lutemi për Pavlin e Beogradit, për atë të Moskës… Por, i bekuari, një lutje nuk e tha për popullin shqiptar në të dy anët e Murit, as për Kishën  Ortodokse Shqiptare, as për shtetin e Presidentin shqiptar, që ia mundësojnë qëndrimin e tij. Dhe kush mund të thotë se Shqipëria nuk është demokratike; bile demokratizimi i saj shkoi aq larg sa të heq dorë edhe nga pavarësia e kishës së vet! Nën diktatin bizantin ndërrohen edhe tekstet fetare të përkthyera ose të përpiluara nga Noli. Janullatosi, ashtu do. Dënimit të tij nuk mund t`i iku as Noli i famshëm, ai që ia solli krenarinë kombëtare kishës sonë. Kulmi i këtij turpi kombëtar ishte Mesha, e cila u tha në gjuhën greke! Tërë ai popull, brenda e jashtë, i lutej zotit në një gjuhë të huaj, e cila me shekuj bën përpjekje të na mashtrojë.

Mirëpo, atë që nuk mund e bën Qeveria shqiptare (E di ajo pse), kohëve të fundit ka filluar ta bëjë vetë kisha. Në Livadhi të Sarandës, në kufi me Greqinë, priftërinjtë shqiptarë nuk e lejuan të hyjë Janullatosin në kishën tonë. Në pavarësinë dhe kthimin e dinjitetit kombëtar ecën edhe kisha ortodokse në Elbasan. Me gjasë kështu do të veprohet edhe në mjedise të tjera. Por nuk di kur peshkopi grek do ta kuptojë se vërtet gjendet në vend të huaj dhe mikpritjen e popullit dhe Qeverisë shqiptare nëpërkëmbi?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok