22/12/2024

KFORI  TA RIKTHEJË ZONËN E SIGURISË  PËRGJATË KUFIRIT TË KOSOVËS ME SERBINË

0
Adil-Fetahu

Nga Adil FETAHU

Problemi i targave të automjeteve  për sa nuk u shndërrua në luftë të armatosur

Prej përfundimit të luftës dhe shkëputjes së Kosovës nga Serbia (1999), problemi i lëvizjës së qytetarëve midis këtyre dy vendeve është bërë problem i patejkalueshëm, sidomos i lëvizjes së shqiptarëve nëpër Serbi. Me insistimin dhe ndërmjetësimin e faktorëve ndërkombëtarë, janë bërë disa përpërjekje për zgjidhjen e këtij problmi dhe për mundësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe të mallërave midis dy vendeve, por Serbia gjithnjë i ka sabotuar dhe shkelë marrëveshjet.

Në vitin 2011 u nënshkrua në Bruksel Marrëveshja për lërizjen e lirë. Sipas asaj Marrëveshje  prej 11 pikash, ishte përcaktuar që banorët e të dy palëve të jenë të lirë të udhëtojnë e lëvizin brënda ose nëpër territorin e palës tjetër,me dokumnetin (lejen e njohtimit) dhe dokumentin e hyrje-daljes kur janë tranzit për në vende tjera, si dhe me leje të vozitjës.

Në pikën 6 të asaj Marrëveshje ishte përcaktuar se: “Si masë të përkohëshme,pushteti në Kosovës do ta vazhdojë vlefshmëriën e  targave  KS të regjistrimit të automjeteve, për një periudhë fillestare prej pesë (5) vjetëve, pas së cilës të dy palët do ta shqyrtojnë përsëri këtë çështje (nëse është e nevojshme edhe me ndërmjetësimin e BE-së)”.

Por, pushteti i Serbisë nuk i ka pranuar targat e regjistrimit të automjeteve me regjstrimin RKS (Republika e Kosovës), veçse me rastin e kalimit të kufirit për të hyrë në territorin e Serbisë, duhej t’i hiqnin tabelat me registrim RKS, dhe në vend të tyre t’i venin tabelat e regjistrimit të përkohëshëm(“Proba”) të Serbisë. Ky problem vazhdoi tërë kohën.

Pas kalimit të periudhës pesëvjeçare, të përcaktuar në pikën 6 të Marrëveshjes së vitit 2011, më 14 shtator 2016,  përësri me ndërmjetësimin e BE-së, u arrit njëfar marrëveshje dhe u nënshkrua në Bruksel i ashtuquajturi Aranzhmani lidhur me finalizimin e implementimit të Marrëveshjes mbi lëvizjen e liëe, të vitit 2011. Teksti i Aranzhmanit ka këtë përmbajtje (prej 9 pikash):

1 Palët kontraktuese janë pajtuar që pjesët relevante të targave të automjeteve të mbulohen me dy fletë-letre të bardhë ngjitëse.

  1. Ky sistem me letër-ngjitëse hyn në fuqi më 15 nëntor 2016.

3.Infrastruktura administrative për dhënien e të gjitha dokumenteve të nevojshme për regjistrimin e automjeteveme targat e lëshuara nga pushteti i Kosovës hyn në fuqi më nëntor të vitit 2016.

4.Regjistrimi i të gjitha automjeteve me targat e lëshuara nga organet kompetente të Kosovës (KS / RKS), do të fillojë më 15 janar 2017 dhe do të zgjtë 12 muaj, pas të cilit afat do të bëhet vlerësimi nga të dy palët, me ndërmjetësimin e BE-dë.

  1. Kosova do t’i vazhdojë të vlejnë targat KS edhe 5 vjet,dhe në fund çështja do të rishqyrtohet nga të dy palët (me ndimën e BE-së poqese është e nevojshme).
  2. Përjashtimi nga tatimi dhe obligimet tjera për regjistrimin e automjeteve do të garantohet nga ana eKosovës,në të njëjtën mënyrë sikur ishte në rastin paraprak. Do të krijohet një bashkëpunim i afërt dhe i shpejtë midis dy palëve për të verifikuar pronësinëe automjeteve.
  3. Fushatën për informimin eopinionit për t’iu shpjeguar se cilat modalitete janë të nevojshme për riregjistrimin e automjeteve do ta zhvillojnë të dy palët dhe BE-ja. Shqyrtimet e tjera mbi fushëveprimin dhe modalitetet e asaj fushate do të shqyrtohën në Grupin për Implementim.
  4. Në targat e automjeteve që iu nënshtrohen procesit të riregjistrimit, nuk do të aplikohet sistemit i letrës ngjitëse.
  5. Për shkak të ndjeshmërisë në lidhje me pikat e mësipërme, palët janë pajtuarqë ta shqyrtojnë implementimin e këtyre konkluzave në afat prej tre muajve.

* * *

Çka shpërfaqi problemi i targave

Afati  pesëvjeçar për rishqyartimin e problemit të targave ka skaduar më 15 shtator 2021, por edhe Serbia edhe BE-ja e kanë heshtur këtë çështje, ndërsa Serbia ka vazhduar me politikën e saj të mospranimit të targave të Kosovës, me regjistrim RKS. Në këtë situat, Qeveria e Kosovës me plot të drejtë ndërmori hapin e saj të reciprocitetit ndaj Serbisë, që as targat e Serbisë të mos pranohen në Kosovë, veçse të gjitha automjetet me regjistrim të Serbisë, me rastin e hyrjes brenda territorit të Kosovës, të pajisen me targa të përkohëshme të lëshuara nga organet kompetente të Kosovës. Këtë reciprocitet Kosova e aplikoi duke filluar prej 20 shtator 2021,në të gjitha pikat e kalimit të kufirit midis Kosovës e Serbisë. Kryetari Aleksandar Vuçiq, Qeveria  dhe strukturat tjera kriminale të Serbisë, i ndërsyen kriminelët serbë në Veri të Kosovës që ta kundërshtojnë reciprocitetin lidhur me targat, të bllokojnë rrugët dhe të mos lejojnë zbatimin e reciprocitetit. Qeveria e Kosovës angazhoi Njesinë Soeciale të Policisë së Kosovës që të ndihmojnë zyrtarët e kufirit për implementimin e reciprocitetit.Pasoi bllokimi i plotë i rrugëve në vendkalimet në Bërnjakë e Jarinjë, provokimi i policisë speciale të Kosovës nga banditët serbë, me qëllim të shkaktimit të incidenteve.Policia e Kosovës me u soll me mençuri, duke mos reaguar daj provokimeve të banditëve serbë.

Pushteti i Serbisë, në stilin e tij të kapardisjes së të fortit, gjoja për mbrojtjen e popullsisë serbe në atë pjesë të Kosovës, të cilën nuk e rrezikonte askush dhe ma asgjë, dërgoi e koncentroi forca të mëdha ushtarake, me teknikë luftarake, tanke, automjete të blinduara, helikopterë, drone dhe aeroplanë luftarakë, kundër një force policore të Kosovës,të përbërë prej nja 30 policësh të Njësisë Soeciale. Natyrisht, aty ishin edhe qindra serbë të barikaduar me automjete të rënda për të blokuar rrugët. Çështja e targave  umor vetëm si pretekst, për të demonstruar forcën dhe kërcënuar sovranitetin e Kosovës nga ana e Serbisë. Sepse, në pikat tjera kufitare: në Merdar, te Dheu i Bardhe dhe gjetkë, aplikimi i reciprocitetit zhvillohej pa asnjë problem, pengesë as vonesë.

Gjatë tërë kohës sa zgjatë bllokimi i kufirit në Jarinjë e Bërnjakë, propaganda  mediale serbe dhe ajo ruse dërgonin informata e raporte alarmante e nxitëse, sa që pritej se në çdo moment do të përlcasë lufta e armatosur.Për të ndihmuar këtë propagandaë, helikopterët,dronët dhe aeroplanët luftarakë të ushtrisë së Serbisë fluturonin ulët mbi vijën kufirit.

Duke parë rrezikun e eskalimit të situatës së sigurisë, KFOR-i dërgoi njësitet e tij në Bërnjakë e Jarinjë për të mbikëqyrë vijën e kufirit dhe evituar rrezikun e shpërthiimit të një konflikti të armatosur,siç kërcënohej Serbia me forcat e saj të dërguara pranë kufirit. Nga ana tjetër, diplomacia evropiane, përmes përfaqësuesit të saj për dialogun midis Kosovës e Serbisë, Mirosllav Llajçak, ndërmori një ofansivë diplomatike për të arritur një marrëveshje midis palëve dhe për të shtendosë situatën e krijuar me pretekst të targave.

Më 30 shtator2021,në bisedimet që ndërmjetësoi Llajçaku në Bruksel, midis përfaqësuesit të Kosovës dhe atij Serbisë, u arrit njëfar marrëveshje e përkohëshme,  vetëmsa për ta tejkaluar eskalimin e rrezikut të konfliktit,por jo edhe një zgjidhje e problemit. Tejkalimi i rrezikut momental u zgjidh me marrëveshjen për tërheqjen e Njsësisë Speciale të Policisë së Kosovës nga pikat kufitare  të Jarinjës e Bërnjakës, vendosjen e përkohëshme, për dy javë, të njësisë së KFOR-it në ato pika kufitare, heqjen e barikadave të bandave serbe; nga 4 tetori të nis aplikimi i vendosjes së letrave ngjitëse mbi targat e automjeteve që hyjnë në nga Serbia në Kosovë dhe atyre që hyjnë nga Kosva në Serbi. Kjo është konsideruar si zgjidhje epërkohëshme, derisa një ekip i përbërë nga zyrtarë të BE-së, të Kosovës dhe të Serbisë të merrën vesh për një zgjidhje të përhershme që do të arrihet në formatin e dialogut të nivelit të lartë.

Kriza e targave shpërfaqi problemin e ditur,  se konflikti i ngrirë, të cilin e preferon Serbia, në çdo moment  edhe për rastin më banal mund “të shkrihet” e të shndërrohet në konflikt të armatosur midis dy vendeve e me rrezikim të përhapjes në tërë rajonin. Sepse këtë konflikt e dëshiron dhe nxitë poliitika ruse, përmes Serbisë. Kjo u vërejtë qartë në dekadën e fundit të shtatorit, kur Serbia  iu kërcnua haptas Kosovës me të gjitha mjetet dhe forcat ushtarake të cilat i aktivizoi dhe i koncentroi në kufi me Kosovën.

Kfori ta rikthejë Zonën e Sigurisë përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë

Kërcënimi më i hapur i Serbisë me luftë të armatosu në këto 21 vjet pas çlirimit të Kosovës, është një mësim i qartë për Kosovën dhe për bashkësinë ndërkombëtare, se Serbia  nuk ka hequr dorë nga pretendimet territoriale dhe nga ripushtimi i Kosovës. Me këtë pretendim Serbia manovron me të gjitha mundësitë për të mos arritë marrëveshje për gjidhjen e përhershme të problemit me Kosovën.Në këto pretendime e ka përkrahjen, nxitjen dhe ndihmën e Rusisë,sikur u pa edhe në këtë rast të “krizës së targave”.  Përpveç propagandës mediale dhe diplomatike, me retorikën më të vrazhdë, që zhvillonte Rusia kundër Kosovës dhe shqiptarëve gjatë asaj krize,sikurse edhe tërë kohën para saj, forcat e ushtrisë serbe të koncentruara pranë kufirit me Kosovës, i inspektoi ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harçenko, tok me minstrin dhe me shefin e Shtatmadhorisë sëUshtrisë së Serbisë, dhe lavdëroheshin se si aeroplanët luftarakë të Rusisë, që i ka blerë Serbia, po fluturonin mbi kufirin Kosovë-Serbi!

Ky është rasti që duhet ta shtyjë Kforin ta rikthejë Zonën e Sigurisë  përgjatë tërë kufirit të Kosovës me Serbinë, ashtu siç ka qenë i caktuar me Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake të Kumanovës:  Zona tokësore e sigurisë në 5 km gjërësi të rripit tokësor brenda territorit të Serbisë nga kufiri me Kosovën, Zona e Sigurisë Ajrore 25 km  prej  kufirit.  Politika e Serbisë nuk ka ndryshuar ndaj Kosovës; është e njëjta politikë, me të njëjtit njerëz, sikur ajo e para vitit 1999, vetëm se realiteti dhe rrethanat kanë ndryshuar.

Sipas autorizimeve nga Marrëveshja  e Kumanovës (neni 2 par.6),   “Komandanti i KFOR-it e kontrollon dhe koordinon përdorimin e hapësirës ajrorembi Kosovën dhe mbi Zonën e Mbrojtes ajrore. Shkelja e cilësdo nga dispozitat e Marrëveshjes së Kumanovës,duke përfshirë edhe rregullat e procedurës së Komandantit të KFOR-it për administrimin e hapësirës ajrorembi Kosovën,si dhe fluturimet e paautorizuara ose aktivizimi i Mbrojtjes së integruar kundërajrore të RFJ, brenda Zonës së Mbrojtje Ajrore,- do të jenë cak i aksionit të KFOR-it, duke përfshirë edhe forcën e domosdoshme…”.

Zonën e Mbrojtjes Tokësore e ka hequr KFOR-i në vitin 2001, ndërsa Zonën e Mbrojtjes Ajrore e ka reduktuar në 5 km. Por, me rastin e “Krizës së targave”, u pa se ka qenë gabim i KFOR-it heqja e zonave të sigurisë, të përcaktuara me Marrëveshjen e Kumanovës.

Prandaj, Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës duhet të bisedojnë, të kërkojnë dhe  ta bindin Komandantin e KFOR-it dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s,  që t’i rikthejë zonat mbrojtëse përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë, siç kanë qenë para vitit 2001, duke hequr ato zona vetëm ndaj kufirit me Malin e Zi, që ishin caktuar kur Mali Zi ishte në përbërje të  të vetëquajturës RFJ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok