21/12/2024

Këta edhe deklaratat i mbajnë me instrikusione nga Beogradi!

0
Enver-Bytyci1

Nga Enver Bytyçi

Edi Rama, Ali Ahmeti dhe Kovaçevski u bënë dje bashkë dhe nuk thanë asnjë fjalë për Srebrenicën, megjithëse ishte ditë përkutimore e genocidit serb kundër muslimanëve në BH. Ndërsa Abazoviç tha se ajo masakër nuk ishte kundër muslimanëve, por kundër njerëzve dhe nuk përmendi në asnjë rrjesht e asnjë fjalë përgjegjësinë e Serbisë! Për këtë të fundit Sonja Biserko shkroi se Dritan Abazoviç foli sipas instruksioneve të Beogradit.

Në fakt të katër këta refuzuan të përkujtojnë viktimat e këtij genocidi dhe të mbajnë me përgjegjësi Beogradin, sepse të katër morën instruksione nga Aleksandër Vuçiq. Nuk mund të dënojnë miqtë e presidentit serb genocidin në Srebrenicë, sepsse ajo masakër u krye vetëm 20 ditë mbasi Aleksandër Vuçiq bëri thirrje për masakra. Më 20 qershor 1995 ai deklaroi në parlamentin e Serbisë së “Për çdo serb të vrarë, njësitë ushtarake, policore dhe paramilitare serbe do të vrasin 100 muslimanë”! Më 11 korrik 1995, vetëm 20 ditë më pas, forcat serbe masakruan në një javë mbi 8300 muslimanë!

Prandaj dhe Ramës, Kovaçevskit, Abazoviçit, dhe Ali Ahmetit ua ka ndaluar Vuçiq që të flasin për Srebrenicën, për Kosovën e masakrat serbe kundër shqiptarëve dhe kundër çdo akti kriminal të presidentit të sotëm të Serbisë! Këta e thonë hapur: “E bëjnë në emër të së ardhmes”! Në fakt e bëjnë për t’i garantuar Serbisë edhe në të ardhmen hegjemoni në Ballkan!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok