25/12/2024

Keshilli i Europes do te duhej te nxirrte rezolute per hedhjen poshte te akuzave per trafikim organesh

0
Alma-Lama

Nga Alma Lama

Gjykata Speciale nuk eshte themeluar per te hetuar akuzat e Dick Martit per trafikim organesh, pasi ato jane hedhur poshte nga  hetimet e prokurorit amerikan Williamson, por per krime te tjera lufte, qe kane dale nga hetimet, ku perfshihen 100 vrasje, tortura, rrembime dhe zhdukje.

Tani per tani jane vetem akuza qe duhet te vertetohen nga prokuroria.

Krijimi i narracionit te padrejtesise se Gjykates nuk e ndihmon askend, sidomos te akuzuarit, perkundrazi forcon bindjen se Kosova nuk ka mundur te beje vete drejtesi per viktimat e luftes.

Gjykata Speciale eshte themeluar nga Kuvendi i Kosoves, me mbeshtetje te drejtperdrejte nga ata qe akuzohen, dhe jo nga Rusia apo Serbia.

Keshilli i Europes, do te duhej te nxirrte rezolute per hedhjen poshte te akuzave per trafikim organesh, prej kohes se publikimit te raportit te Williamson, pasi kjo akuze ka demtuar rende imazhin e Kosoves ne arenen nderkombetare.

Kjo eshte dashur te kerkohet nga vete Kosova, duke kushtezuar bashkepunimin per themelimin e Gjykates.

Por akuzat e tjera mbi te cilat eshte themeluar GJS duhet te vertetohen ne Gjykate, sic eshte vepruar ne Gjykaten e Hages.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok