02/12/2024

Edi Rama në Strasburg “e mbrojti” Kosovën prej Europës, por jo prej Serbisë!

0
Enver-Bytyci1

Nga Enver Bytyçi

Kishte kohë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po e pomponte opinionin publik me fjalën e tij “historike” që do të mbante më 12 tetot 2022 në Këshillin e Europës. Thoni ju se rastësisht u zhvillua fushata mediatike me temën “Edi Rama do të mbrojë UÇK-në në Këshillin e Europës”?! Naivët e justifikojnë këtë aksion mediatik të kryeministrit shqiptar dhe makinerisë së tij propagandistike, për të cilën shpenzohen miliona euro. Në fakt është krejt e kundërta.

Ky aksion propagandistik i tij niset nga principi se “Efekti është gjithçka, fjalimi e ngjarja, aq më pak veprimi, asgjë”! Fjala e tij duhej të kishte efekt. Duhej të pritej me kërshërinë më të madhe të mundëshme. Pastaj duhej duartrokitur, e duhej hiperbolizuar si në kohët e diktaturës u hiperbolizua fjala e diktatorit në mbledhjen e 81 partive komuniste në Moskë. Tridhjetë vite i mbijetoi ajo fjalë e diktatorit opinionit publik.

Por në ndryshim me kohën e para 60 vbiteve, sot Edi Rama zhvilloi gjithashtu strategjinë e krijimit të pritshmërive të jashtëzakonshme. Më pas e shiti fjalimin e tij si epilogun e “patriotizmit” të tij futurist. E gjitha sa ndodhi na bën me dije një fakt: – Fjala e Edi Ramës në Këshillin e Europës nuk qe ndihmë as për UÇK-në, as për atë që janë në Hagë, përfshirë ish-presidentin Thaçi, aq më pak për Kosovën, për Shqipërinë apo për shqiptarët. Ishte një aksion politik e mediatik, me të cilin regjizura e Beogradit she skenaristi i ekzekutivit të Tiranës donin të kamuflonin veprimtarinë anti-shqiptare të atij që quhet Edi Rama.

E gjitha sa pamë na çon edhe te një arsyetim tjetër: – Rama e ka shqetësim të madh të etiketohet si tradhtar. Truku i Strasburgut ishte makiazhi i rehabilitimit të tij. Por thelbi mbetet. Nuk do të jenë shqiptarët ata që Edi Ramën do ta quajnë tradhtar, derisa atij t’i ngrihet monumenti i madh në një nga sheshet kryesore të Beogradit. Në atë moment Edi Rama do të kurorëzohet me emërtimin e merituar të tradhtarit të kombit shqiptar. Strasburgu nuk do t’i vijë në ndihmë atij.

Në fund të fundit në gjithë fjalimin e Edi Ramës nuk gjen asnjë fjalë me të cilën fajësohet Serbia për raportin e Dick Martyn. Të gjithë ne e dimë se Dick Marty-n e furnizoi prokurori Special i Serbisë me materialiale të fallsifikuara, në të cilat ai u bazua për ta ndërtuar edhe akuzën e trafikimit të organeve. Por Edi Rama tha se kjo akuzë ishte përpunuar në Moskë. Nuk e përmendi të paktën si shtojcë të kryeaytetit rus Beogradin. Ai akuzoi të gjithë, Këshillin e Europës, vetë autorin e raportit, Marty, prokuroren Karla del Ponte, Rusinë dhe ish-kreun e delegacionit rus në Këshillin e Europës, por asnjë fjalë nuk tha se cila është përgjegjësia e Serbisë për këto akuza monstruoze. Asnjë fjalë për be! Beogradi dhe Serbia janë më afër zemrës së tij, sesa Kosova.

Kryeministri i Shqipërisë mbajti në Strasburg një fjalim manipulues e manipulatorësh. U rrek të “marrë në mbrojtje UÇK-në”, por në fakt gjithë diskursin e tij e solli rreth një individi, Hashim Thaçit. U përpoq të përdorë fjalë të mëdha si p.sh se Shqipëria e Kosova janë si trupi me shpirtin, por edhe gjatë atij fjalimi kritikoi Kosovën dhe u përpoq të shfajësojë Serbinë. Madje Serbisë i dha rol paqtues! Foli për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, por e tradhëtoi veten kur tha se “nuk duhet lejuar që gabimet të shndërrohen në mëkate”! Sikur vetëm këtë fjali ta analizonim, do të ishte e mjaftueshme të hidhej poshtë gjithçka butaforike që Edi Rama shprehu në atë fjalim. Çdo të thotë ideja se “nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, gabimet e saj do t’i shndërrohen në mëkate”?! A do të thotë se krimet e Serbisë në Kosovë na qenkan “gabime”?!

Kryeministri i Kosovës në deklaratën e tij rreth këtij fjalimi vuri në dukje thelbin e tij. Ai tërhoqi vëmendjen se me rëndësi është të dënohen krimet dhe genocidi serb në Kosovë! Kjo do të thotë se zoti Kurti ishte ndër të rrallët që vuri re kontradiktën midis pompozitetit dhe mungesës së vërtetësisë në fjalimin e Edi Ramës. Në fakt Rama u përpoq të përsërisë dhjetra herë fjalën se ai “I qëndron të vërtetës”! Por mohoi të vërtetën se ishte Serbia dhe Beogradi autor kryesorë të raportit të Dick Marty-t. Mohoi të vërtetën tjetër të padiskutueshme, se Serbia e Aleksandër Vuçiq deshi ta eleminojë fizikisht prokurorin zviceran, e më pas t’ia hidhte përgjegjësinë shqiptarëve, pikërisht ushtarëve të kësaj UÇK-je, që Edi Rama rreket ta mbrojë.

Përfundimisht Edi Rama u përpoq ta mbrojë UÇK-në dhe Kosovën prej Europës, por jo prej Serbisë! Për edi Ramën Serbia nuk ka asnjë përgjegjësi as për genocidin që kreu në Kosovë, as për raportin e Dick Marty-t, as për akuzat e ngritura kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Kjo është drama më e madhe e këtij fjalimi dhe nëse lexohet me vëmendje shqiptarët duhet të vajtojnë për kryeministrin që kanë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok