30/12/2024

Kemi rrënuar tabelat orientuese

0
Ndue-Ukaj

Nga Ndue Ukaj

Si popull, plot gropa të mëdha e bukur fatale, ia kemi çelë vetvetes, në to kemi ra e i kemi thye hundë e buzë, kemi jetuar mjerueshëm, në pikëpamje politike e kulturore, kemi vajtuar gjatë, siç bëjnë qaramanët. Dhe prej këtyre gropave fatale të historisë, na kanë nxjerrë një grusht atdhetaräsh e idealistësh, si dhe përpjekjet e të tjerëve, nganjëherë, mbase, më shumë se se dëshira ose vetëdija jonë për të dalë në dritë.

E vendi ynë, ka kohë që i ka çelë gropë vetvetes dhe prej gropës nuk po sheh asgjë qartësisht, kurse për ngritje në naltësi, as nuk bëhet fjalë.

Me gjasë, më duket se vendi ynë e ka bjerrë atë udhën e bukur e të sigurtë, që e shtruan të mençurit tanë, të lëvizjes së viteve të 90-ta, idealistët e luftëtaret që aspironin naltësi dhe kishin referenca të provuara empirikisht si të shëndetshme, të bukura, të dëshmuara si dritëdhënëse.

Ka kohë që jemi në udhë krejt të gabuar, pa asnjë referencë, në njëlloj kaosi krejt të përçudnuar, të cilin e kemi krijuar vetë dhe këtë duhet ta përsërisim shpesh, po, këtë kaos e ka krijuar politika e egër, e ndihmuar nga heshtja intelektuale, po, e kemi krijuar vetë ne, duke i dhënë krahë budallallëkut e ideologjive të përdala të urrejtjës. Dhe i kemi rrënuar po thuajse të gjitha tabelat orientuese, ato që janë të domosdoshme për qartësi, prandaj një pjesë e shoqërisë sonë sillet krejt e trullosur, ankohet dhe vetëm gjuan me gurë tek të tjerët, duart i ka plot gurë, gjuan atje ku nuk duhet, kah perëndimi, prej të cilit neve kurrë e keqe nuk na ka ardhë. Të këqijat, na kanë ardhë kur jemi këputë prej perëndimit, kur nuk kemi ecë me perëndimin, përgjatë aryre pesë shekujve të dominimit të osman dhe pastaj, në atë gjysmë shekullin e egër komunist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok