27/12/2024

KATËR SHKRIMTARË SHQIPTARË ME PSEUDONIME TË SHUMTA

0
Frasheri-Fishta-Konica-Noli

Nga Sinan GASHI

Fjala pseudonim është me prejardhje greke: pseudo – shqip rrenë dhe gr. onoma – shq. emër, pra është emër i trilluar ose mbiemër që letrarët ose krijuesit e ndryshëm i vejnë vetes, dhe si të tillë mësyjnë fushat e artit.

Kemi raste kur mashkulli përdor për pseudonim emër femre, që quhet pseudoginim (gr. ginim – shq. femër), ndërsa nëse krijuesja femër nën – shkruhet me emër të fantazuar burri, ai quhet pseudondronim (gr. aner, andros – shq. burrë, mashkull).

Pseudonime apo emra të fantazuar kanë përdor më së shumti në të kaluarën krijues, të cilët janë njohur në përmasa kombëtare, madje disa edhe ndërkombëtare vetëm si të tillë, duke e lënë nën hije emrin e tyre të vërtetë, atë zyrtar, me të cilin kanë pas obligime të ndryshme të nevojave jetësore e familjare.

Megjithatë, në bazë të të dhënave që i gjetëm, pseudonimi i parë historikisht e ka vendlindjen në Kinë, kur poeti social Pe Jo Tjen do të firmos pseudonimin Po Çi – Ji, aty rreth vitit 752, ndërsa këtë e ndjek shkrimtari arab, që si duket ju ka kushtëzuar praktikisht emri tjetër, nga Abu Osman Amr Ibn Bahr ibn Mahbub al-Kinani al-Basri me firmë më të shkurtër Xhahiz, rreth vitit 775.

Në pyetjen se pse vendosen pseudonime pas punimeve në periodik apo edhe për autor veprash të plota, shpjegimi mund të gjendet te arsyet e ndryshme, si: psikologjike, e modës, e frikës, e modestisë, e atdhedashurisë, e dashurisë dhe e krenarisë. (Shih më gjerësisht: Sinan Gashi: “Pseudonimet e shkrimtarëve shqiptarë”, Prishtinë 2009, f. 14-20)

Në letërsinë shqipe

Ndër më se 546 shkrimtarë dhe publicistë që kanë përdor pseudonime, janë katër shkrimtarë të shquar, të cilët më së shumti kanë venë këso emrash të trilluar: Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Faik Konica dhe Fan S. Noli.

  1. FRASHËRI, Naim (1846 – 1900)

Ky poet, poemën greqisht “O eros”, botuar në Konstantinopol më 1895, kurse vetëm pjesërisht pas vdekjes së tij, e ka nënshkruar me M.(ehmed) Naim Frasari, si dhe veprën tjetër në gjuhën perse “Tehayyülat”, botuar në Istanbul më 1301 (1884). Vjersha gjuhën greke “O alithis pothos ton Skipetaron”, botohet pa emër, më 1866, qysh do të jenë të pa autor edhe veprat “Gjithësia” dhe “Historia e Skënderbeut”, të cilat më vonë i firmos me siglat N. F. dhe N.H.F.

Siglën N.H.F. (Naim Halit Frashëri) do ta mbajnë në syprinë në fillbotimin e tyre edhe veprat më serioze të tij “Istori e Skënderbeut” (1898), me N. F. firmos veprat “Parajsa dhe Fjalët Fluturake” (Bukuresht, 1894), “Luletë e Verësë” (Bukuresht, 1890), “Vjersha për mësonjëtoret e para” e tjerë.

Si Naim Be Frashëri është shënuar për autor të poezisë “Shqipëria”, botuar në “Mbrothësia” e Sofjes, më 1902. Kështu vepronte kur u drejtohej

qeveritarëve turq.

Vjershat, fabulat dhe prozat e karakterit mësimor në të përkohshmet “Drita – Dituria” të Stambo -llit, Naimi i nënshkruante vetëm me “D”. Vjen pyetja prej nga erdhi kjo D, e cila nuk është askund në amër e as mbiemër të tij. Kjo mund të shpjegohet me shkronjën e parë të D-urollarëve, mbiemër i hershëm i tyre, apo edhe me D-angëllinë, krahinë prej nga vinte ai. Kur i botoi dy libra turqisht, në bibliotekën Libër xhepi: “Ihtira’at ve kesfiyyat” dhe “Fusul-i erbe’a”, të dyja në Istanbul më 1881, përkatësisht më 1891,

autor është Mehmed Naim. Po me këtë emër njihet autorësia e vëllimit poetik në gjuhën perse

“Tehayyülat”, Istanbul, 1884, me shtesë pas me një Frasari, për herë të parë. Po me këtë emër njihet si autori gramatikës së gjuhës perse “Kavaid-i Farisyye ber tarz-i nevin”, Dersaadet, 1871.

Njëherë kishte firmos edhe me pseudonimin Bir’ i Shqipërisë, kur në gazetën e Bukureshtit “Iris”, më 1884, boton vjershën “Nga dolli Shqipëtari”.

Emrin e tij Naim Bei Frashëri e hasim në ‘La Nazione Albanese’, Catanzaro, 30.V. 1899; Naim beg Frashëri ‘Kalendari kombiar’, 1901 dhe në “Kalendari i shoqëris ‘Dija’”, 1907, e tjerë

Edhe pse nuk është atraktiv në këtë veçori, Naim Frashëri sa është i vlertë me krijimtarinë letrare, rëndësi ka të dihen edhe këto imtësi, që është refleksion i gjendjes së gjithë shqiptarëve në dhe të huaj, e veçanërisht është pasqyra e jetës plotë travaje të poetit.

  1. Gjergj FISHTA (1871 – 1940)

Krijuesi më vëllimor dhe më i larmishëm i letërsisë së kohës së vet, Gjergj Fishta (emrin e pagëzimit e kishte Zef i Ndokë Simon Ndocit), kishte vënë pseudonime jo të pakta për punime natyrash të ndryshme, duke ua përshtatur ato edhe llojit të artikullit. Kur shkoi për studiumer në Bosnje, atë e regjistruan Johannes Fishta (dok. 573, 15.X.1886), të cilin emër e mban gjatë gjithë shkollimit. Ndërsa në një letër të 2.IX.1892, ku kërkon formimin e një grupi letrar shqiptar, Fishta nënshkruhet me Enea-Silvio-Giorgio Fishta. Të sy emrat e parë, mbase në gjasim të emrit të Papa Pio II-Enea, që ishte edhe personazh i Iliadës së Homerit, dhe Piccolominit-Sivlio, ose emri i shkrimtarit e mikut të tij Strahimir Kranjçeviq, emri i tretë i ngeli, që kishte të njëjtin kuptim të përjetshëm, por në shqiptim sipas gjuhëve të tjera: Giorgio -greqisht, Jure -kroatisht,  Johannes -latinisht dhe Gjergj -shqip.

T’i njohim ato njëherë radhazi: Criticus (“Hylli i dritës”, 1914-38), Mar’ Pepa, Castrigat ridendo

që nga latinishtja ka kuptimin: Qorto duke qeshur (“Albania”, 1903, “H.i D.”, 1914), Suta, Fush n’dushk (“Albania”, Bruxelles, “Dituria”, Sela – nik, 1909), Gegë Toska, Sapho, Prej popullit (“Albania”, Bruxelles, 1901), Chronologus (“Hylli i dritës”, 1913 – ’14, 1939), Rrushman Sokoli (“Albania”, Bruxelles, 1901), Rrushmani (“Albania”, Bruxelles), Rr., Rr. P. Gj. F., S. (“Hylli i dritës”, 1939), S. S. (“Republika”, Shk. 1924), Drejtimi (“Hylli i dritës”, 1913, “Grueja shqip – tare”), Palemoni (“Leka”, Shk. 1931), P. Gj. (“Hylli i dritës”, Shk.), FPG OFM (“Elçija e Zemrës t’J. Krishtit”, Shk.), E përndyshuemun prej popullit, N’emën t’Shqyptarëve çi duen vendin e vet (“Albania”, B. 1900), Prej nji meshtari shqyptar (“Komisija- Kleri katolik”, Shk. 1907, “Hylli i dritës”), Hylli i Dritës (“Hylli i dritës”, Shk.), U, e një herë në një artikull të përbashkët me dy shokë, janë siglat X.Y.Z., që pas të parit është Fishta ose edhe vetëm me a.

Nga këto dihet vetëm për Rrushman Sokolin, që ishte personazh nga “Lahuta e Malcisë”, te kënga e XXV, titulluar “Gjaku i marrun”. Si Criticus nën – shkruhet pas një recenzioni që i dedikohej novelave të Ernest Koliqit, te “Hylli i dritës”, Shkodër, 1930, nr. II, f.114-120, titulluar “Hija e maleve” (E. Koliqi, Zana, E. D. Schefeld 1929); si X.Y.Z.“Ora e maleve”, me punimin “Ora ndër male – Për kollona elektorale”. Si Criticus ishte në “Posta e Shqypnis” (16.11.1918), pos punimit “Nji libër i ri shqyp” ose recensionin ”Tue lexue sonetet Lirija (1901 – 1911) të Don Ndre Mjedës“ (“Drita”, 20.III.1937), apo po për D.N.Mjedjen në “Zâni i Shkodrës” të 7.VII.1937. Me Palejmoni shkroi në “Leka” Shkodër, 1931, kurse me Drejtimi kishte firmos në “Hylli i Dri – tës”, 1913 dhe në “Grueja shqyptare”.

Për veprat e plota poetike, me sa dihet, Gjergj Fishta kishte firmos me emër të vërtetë.

Kushtimisht te Fishta pseudonimet merren për largim monotonie nga lexuesi, për të mos e parë emrin e njëjtë gjithherë. Është botuar një numër i ‘Hyllit…’ ku të gjitha punimet janë të tij, madje të llojeve të larmishme të artit, por me pseudonime të ndryshme.

Ndoshta ato ishte edhe “respekti” pak më i vogël ndaj artikujve në raport me veprat tjera madhore të tij. Ku i dihet e tëra.

  1. Faik KONICA (1875 – 1942)

Njohësi i kulturës së madhe evropiane, por krijues shumë vëllimvogël në realitet, kishte nënshkruar, me sa duket për arsye mode, me 29 pseudonime: Tépéléni, Trank Spiro Beg (“Albania”, 1898 -1905), Trank Spiro Berg Spirobeg Konitza, Faik Bega i Konicës, Frank S. B., Trhank, Faik Bey Konitza, Faik bey Komenica, Kicka, Fk. B., K., F.B.K., Fk. Konitza, K – nitza, T.S., Tr. Sp. (“Albania”), T.S. Vangelas, Laraska, Redaksia, Dreqtori, Hasan Aga, Shaqir Zabzunasi, Ek K-ca (“Albania”, 1901 – 4), Rrapo Palla, Phyrrus, Bardyli, Dr. Gjilpëra, Pyrrhus Bardyli (“Esse për gjuhët artificiale”), Benjamin De Casseres, Haju (“Dielli”, Boston 1934) .

Pseudonimin e parë, Tépéléni me sa dihet, e muar nga një personazh kryesor i romanit “Hassan la Jannisaire” i shkrimtarit frëng Leon Kohin, që

kishte temamatikë shqiptare, për publikimin e broshurës “L’Albanie et les Turcs”, në “Libre parole”, Paris, 26 déc. 1985.

Kurse, sipas studiuesit Sh. Shkodra kishte vënë pseudonimin Pyhrrus Bardyli, pas punimit “Examen critique du dictionnaire etimologique de Gustav Meyer”, si dhe veprën e plotë “A Treatise on Artificial Languages”. Emri tjetër Benjamin De Casseres haset në letrën “Prélude et dédié à tous ceux qu’a repoussé mon egoïsme militant”, dërguar G. Apolinerit nga Neë Yorku, më 8 maj 1913, botuar në revistën ‘Mecure de France’, që është në të vërtetë një lloj studimi.

Nënshkruhet me F. Konitza për punimin “Ca kujtime mbi At Gjechovin”, botuar te “Dielli” në Boston, 18 mars 1930, si dhe në “Hylli i dritës”, Shkodër, v.VI, nr.4, prill 1930, f. 227-230.

Artikullin “Për themelin e nja gjuhës letrarishtës shqip”, botuar në “Albania”, nr. 1, 1897, f.4-5, nënshkruhet Frank S. B. Vetëm si Trhank Konica nënshkruhet për një prozë poetike kushtuar Gegë Postripës, titulluar “Anës liqenit”. Në një letër të K. Tashkos dërguar Fan Nolit në Boston, më 1928, zihet në gojë njëfarë Kicka, që mendohet të jetë fjala për Faik Konicën. Pseudonimin Trank Spiro Bey e kishte marr nga personazhi kryesor, që në të vërtetë ishte shqiptar, i romanit  “Hassan le Janissaire” e shkrimtarit freng Lén  Cahun.  Me këtë pseudonim e nënshkruan punimin “Esquisse d’une méthode pour se faire applandir des bourgeais”, në revistën e përmmu-ajshme kritike-letrare “Le Festin d’Esope”, Paris, janar – gusht 1904, si dhe për artikullit “Outline of a Method of Hoe to succeed in Einning Applause  from Bourgeois”, dhe “The Most Colossal Mystification in the History of the Human Species”, e po me këtë pseudonim nënshkroi punimin “La question de l’ecture albanaise”, në “Albania”, Bruxelles, 1897, v.I, nr. 7, f. 111-113 apo dhe për punimin “Les dialectes albanais et la nécessité de leur fusion” po aty, 1898, v.II, nr.10, f. 173-174. Trank Spiro Beg është emër autori për punimin: “Armiqt’ e Shqipërisë”, “Albania”, Bruxelles, 25 mars 1897, v. I, nr.1, f.1-2; në letërkëmbimet që i pati me mikun e tij të ngushtë francez Guillaume Apollinaire, ai i shtoi këtij pseudonimi vetë një ‘r’ fjalës be, duke e menduar si të demoduar më, andaj pseudonimi ishte ThrankSpiroberg, për letrën shkalur nga Londra, më 28 tetor 1903, podhe për letrën tjetër të datës  20 nëntor 1903, 15 mars 1904 etj.: si Hasan Aga është pas punimit “Lulia e malevet”, po aty, f.3; si Rrapo Palla për punimin “Të vimë nër mënt”, po aty v.I, nr.1, f.16; si T.S. pas punimit “Etymologies et jeux de mots”, po aty, v.I, nr.6, f.100-101; si Redaksia, te punimi “Puna e letrave”, po aty, v.I, nr.6, f.103-104; Shaqir Zabzunasi për punimin “Trimnia e Gegve”, po aty, v.I, nr.8, f.121-122 dhe për artikullin “Bukuria e Shqypnis”, po aty. V. II, nr.12, f. 207; Faik Bega i Konicës për punimin “Gjuha e jon”, po aty, v.I, nr.8, f.123; Faik be Konica: “Albania” dhe shtypi i Evropës”, po aty, v.I, nr.8, f.126; Faik Bey Konitza: “Le mouvement albana- is n’est pa un mouvement séparatiste”, Albania, Bruxelles, 1898, v.II, nr.9, f.157; Faik bé Konica: “Dy fjalë për bujqësinë dhe tregëtinë”, po aty, v.II, nr.10, f. 165-167;  R.: ”Vënt i hapur për të gjithë, po atry, v.II, nr.12, f. 208; Fk.K.: “Ca këshilla mi artin e shkrimit”, po aty, v.II, nr.11, f. 182-207, e tjerë

Kurse, në një letër dërguar Nikolla Naços, Faik Koniva ndë të tjera i shkruan: “Emri im është :”Beg Faik – Dominik –Konica” nga Parisi, më 24 të Janarit 1898, të cilën letër e përmbyll me Shërbëtori beg F.D. Konica – Tépéléni, dhe këshillon që përgjigjen t’i dërgon në adresën Monsinior le beg F.D. Konica, 10 rue dux ours, 10 Paris. Dhe, në një letër tjetë dërguar po N. Naços në Rumani nga Parisi, më 1 prill 1896, e nënshkruan F. Dominik F. Konica. Emrin Donimik ai e kishte pasi që ishte konvertuar në katolik, ndërsa në një letër tjetër të njëjtit, nënshkruhet Beg F.D.Konica – Tepeleni. Është  me inters të theksohet se Faik Konica edhe për veprat lëna në dorëshkrim, ishte nënshkruar me pseudo – nim, si Jean de Kroïa (Gjoni i Krujës), për romanet e tij “Martesa e Lejlës” dhe “Sotiri e Mitka”.  Edhe një pseudonim i Konicës është Haju (që nga gjuha kucovllahe e ka kuptimin Ay), është vënë për prozën satirike “Mendimet e Filopimin Trukuleskut”, botuar në të përkoh – shmen “Dielli” –SHBA, më 24 gusht dhe  vazhdimi më 14 shtator 1934.

  1. Fan Stilian NOLI (1882 – 1965)

Krijuesi i rrallë, që kishte shumësi aftësish e poliglotizëm njohurish, nënshkroi me numër të madh pseudonimesh. Ato më tepër i përdori me rastin e botimit të poezive të shqipëruara nga gjuhë të ndryshme. Në “Dielli” të Bostonit nga viti 1961- 1963 nënshkroi autorësinë me Namik Namazi, për vjershën e Hygoit: “Lule mbi varr”, “Vajtime për bijen” e “Ëaterloo”; vjershën e Kiplingut “Në munç (if)”; të Arversit “Dashuria e fshehtë”, katër poezi të Gëtes, poezinë e Haines “Grenadierët e Napoleonit”; atë të Bodlerit “Kapaku i tenxheres”; të Naidusit “E dua pyllin”; të Knoksit “Kotësia njerëzore”, të Tikbornit “Në vendgjilën e vdekjes” si dhe poezi nga gjuha perse – pa autor.

Nënshkruhej me pseudonimin Th. Mavromatis për esetë e botuara në greqisht në të përkohshmen e Athinës “Numas”, si “Sufleri i madh”, më 6.VII.1903, “Dhe u zhyta në lexim”, po aty, më 27.VII. 1903, “Lutja ime”, më 27.VII.1903 dhe “Në majën e Shën Bernardit”, më 17.VIII.1903.

Me Theofan Mavromati (gr. Mavromati – në shq. Syziu), kishte dëshmuar autorësinë e përkthyesit në greqisht të veprës së Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhetë?”, të cilën punë e kishte përfunduar ku ishte në Kairo. Edhe punime tjera në greqishte e mbajnë këtë autorësi.

Me Bajram Domosdova boton vjershën origjinale “Plak topall dhe ashik” si dhe vjershën tjetër “Sofokliu”.

Me Ali baba Qyteza (nga simpatia për Ali pashë Tepelenën si dhe malli i pashuar për Qytezën e fëmijërisë), në “Kombi” të Bostonit gjejmë vjershën “Fryej mos erë” të datës 25 janar 1907.

Me Robo Rogozhina nënshkroi poezinë “Anës lumenjëve të Babyllonës” që e pat shkruar në Hamburg (28.Xi.1928), kurse më A.B.C. ka botuar artikullin politik në “Kombi” të datës 8 shkurt 1907, nr.26. Me Diximus (prej lat. thashë ose fjalë e fundit), kishte botuar në “Dielli” (nr.7,1909) si dhe një polemikë në gazetën “Lirija” e Selanikut.

Me Ali Asllan Qyteza është e firmosur një letër dërguar Thanas Tashkos nga Bostoni Mass, më 25 Shëndre 1906. Me Theofan Papa Qyteza poashtu nënshkruan letra vlerës shoqërore e politike si dhe artikuj në periodik.

Me Pessimisti firmos artikullin me vlerë politiko-shoqërore “Vigjëlloni”“Kombi” (nr.88-89, 1908, 21-28 gusht). Ky do të jetë një pseudonim ironik ndaj një gazetari që Nolin e quan pesimist pse nuk ka besim te xhonturqit. Me të njëjtin ka botuar edhe përkthime nga Peter Egge “Dy farë force”, në “Dielli”, 5 nëntor 1909, nga Jorgen Moe “Plaku Hans Grenadieri”, në “Dielli”, 26 nëntor 1909, e tjerë.

Me Ton Elinikotaton  Ghymnasiarhsis (shqip: Drejtori tepër grek i gjimnazit), ishte nënshkruar në “Drita” e Sofjes, që e botonte Shahin Kolonja, gjatë viteve 1905- 1906. si në nr.66, 15 shtator 1905, kur nënshkruan artikullin “Budallallëqe greko-turke”, e po më vonë në të njëjtën gazetë me të njëjtin emër, artikullin “Mendime të kripura”, artikuj në gjuhën greke, të natyrës kryesisht politike.

Për letrat dërguar motrës Sulltana nga Roma më 1923, nga Amerika më 1927, nga Berlini më 1929, nga Bostoni më 1930, nënshkruhet Theofanis; për letrat dërguar po së motrës nga Vlora më 1924, dhe nga Tirana më 1924, nënshkruhet Theofan Durrësaku, ndërsa letrat që mbajnë datën 1955 e 1958 është nënshkruar Theofan Bostoni. Emrin Theofan, që ka kuptimin  fetar reflektues i Dritës Hyjnore, e kishte marrë më 17 nëntor 1918 në SHBA, kur avancohet në gradën ortodokse të Arkimedritit.

Noli kishte përdor edhe shumë pseudonime tjera si askush, në raste të ndryshme, si: Ali Dyshmysh Qyteza, Rushit Bilbil Gramshi (Gramshi vendlindje e të parëve të Nolit). Për këtë pseudonim, ka një anekdotë. Kur Noli iku nga Shqipëria, e kishte harruar në zyrën kryeministrore dorëshkrimin e “Rubairave” të Omer Khajamit, për të cilin deshi të rrezikonte dhe të kthehej për ta marrë. Një nga truproje e tij, Rushit Biblil Gramshi, i cili e adhuronte shumë Nolin, e kreu vetë këtë shërbim. Kështu, në shenjë falënderimi e sakrifice, Noli ia ‘fali’ autorësinë e shqipëruesit atij; pastaj Lëmsh Hedhësi, A.b.Q… (“Kombi”, 1906 -7), Protagora (“Dielli”), S.D.S. (autor i përkthimit të veprës së Stendalit “Vanina – Vanini”“Dielli”, 1-3, 1901) dhe Ullastra për artikullin “Feudalët dhe fajdexhinjtë e Shqipërisë po modernizohen” (“Republika”, Mot I, nr. 28, Boston, 7 maj 1931, f.1). Kishte raste kur punimet i publikonte anonime, por nga stili i shkrimit e problematika e trajtuar, dihej se janë të Nolit. Si shembull do merrej artikulli “Topi i lidhur” botuar te “Dielli” i 20 janarit 1916. Për disa përkthime, Noli kishte përdor pseudonime ose sigla, si p.sh.: M.T.Ma. për një shkrim të Leon Tolstojit “Gëzimi i mbaruar”, botuar në “Kombi”,15 korrik 1906, kurse me F.S.N. ishte nënshkruar si përkthyes i veprës së.Molierit “Martesaa me pahir”, botuar në “Dielli”, 4 mars 1910. Përkthimin e poezisë së shkrimtarit anglez Rudyard Kipling “Sikur (if)” e kishte botuar në gazetën “Dielli” të Bostonit, më 3 janar 1962, nënshkruar me pseudonimin Gur’ i Shkabës, me të cilin pseudonim e kishte firmosur edhe poezia e tij  “Kisha në mal”, botuar po aty, në shkurt të po atij viti.

Edhe emri Nol shpjegohet si emër i vjetër i stërgjyshërve të Theofanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok