11/12/2024

Ju politikanë zuzarë, mos abuzoni me Mitrovicën e ndarë!

0
Florim-Zeqa1

Shkruan: Florim Zeqa

Mitrovica ishte krenaria jonë kombëtare rreth së ciles u bashkua e tërë Kosova pa dallim rajonal, fetar apo ideologjik. Kështu vazhdojë të jetë për një dekadë rresht, deri në përfundimin e luftës më 12 qershor 1999, kur edhe fillojë një epokë e re historike për Kosovën.

Mitrovica, dikur krenaria, sot plaga e Kosovës

Në fund të viteve të 80-ta, Minatorët e Trepçës më grevën tetëditëshe, më e madhja në historinë e minierave në mbarë Europen, dridhën thëmelet e ish Jugosllavisë. Kjo grevë kishte bërë që zëri i Kosovës të dëgjohej në të gjitha kancelaritë euro-perëndimore.

Greva e Minatorëve të Trepçës në shkurtin e 1989-s, ishte rezistencë e përmasave vetëflijuese për mbrojtjën e integritetit territorial e kushtetues të Kosovës.

Rezistenca e “heronjëve të nëntokës” siq quheshin asokohe minatorët e Trepçës, prodhojë efekte pozitive në unifikimin e solidarizimin e mbarë popullatës dhe faktorëve politik në Kosovën e atëhershme.

Epoka e lirisë dhe e pavarësisë së Kosovës që ngjalli shpresat e shqiptarëve të robëruar për jetë të dinjitetëshme në vendin e tyre, nuk erdhi njëjtë edhe për gjysmën Mitrovicasve të cilët mbetën nën hijën e errësirës së okupimit serb.

Narje fatkeqe dhe e planifikuar

Ndarja që i erdhi qytetit të Mitrovicës dhe veriut të Kosovës në përgjithësi pas 12 qershorit 1999, është një padrejtësi historike e radhës e ndërkombëtarëve, e cila edhe pas 23 viteve, jo vetëm që është akoma e tillë, por vazhdon të mbetët një “enigmë” e pa zgjidhur dhe pa sqaruar deri më sot nga asnjë politikan apo ushtarak i kohës sonë!

Mbetën të pa sqaruara rrethanat të cilat çuan në ndarjen e qytetit dhe pjesës veriore mbi Urën e lumit Ibër!

Ishte ky plan apo rastësi vendosja e forcave “paqëruajtëse” ruso-franceze mbi Urë më 12 qershor 1999!?

Ishte e rastësishme apo e obligueshme mos-shtrirja e trupave të UÇK-së në pjesën veriore pas çlirimit!?

Ishte ndarja pjesës veriore produkt i ndonjë marrëveshje të fshehtë apo e rastësishme!?

Janë këto pyetje, të cilat mbeten pa përgjigje tani e 23 vjet më parë, ashtu siq mbeti i ndarë veriu i vendit dhe qyteti i Mitrovicës në veçanti!

Mirëfilli dihet se për afro një javë pas çlirimit, pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës dhe veriut të Kosovës ka qenë e zbrazur tërësishtë nga serbët lokal!

Përderisa në të njëjtën kohë “çlirimtarët” e Kosovës vraponin pas zënjes së banesave dhe uzurpimit të pronave në kryeqytet e pjesë tjera të Kosovës, pjesa veriore mbeti e harruar nga të gjithë, nga ish politikanët e kohës dhe ish komandantët e luftës çlirimtare!

Ura simbol i ndarjes

Deri më 17 shkurt 2008, faji për ndarje (jo pa të drejtë) gjithnjë i vëhej bashkësisë ndërkombëtare, por pas kësaj date e tutje, përgjegjësia nuk është më vetëm e ndërkombëtarëve, për më tepër është e ‘Qeverive të Kosovës’, të cilat janë përgjegjëse për mos-shtrirjen e sovranitetit të shtetit në tërë territorin e vendit.

Aksionet sporadike të qeverive, për më tepër gjasonin në SHOW medial sesa në ndonjë përpjekjeje serioze për shtrirje të sovranitetit!

Tërheqja e qeverive tona nga veriu, nganjëherë edhe më pasoja tragjike, prodhojë efekte tejët negative për Kosovën. Përveq fuqizimit të serbëve, çojë në barrikadimin e plotë të pjesës veriore nga strukturat paramilitare dhe bandave kriminale serbe në veri të vendit.

Qasja e qeverive të Kosovës ndaj veriut në mënyrë sporadike e jo permanente, i ka sjellë dëme të pariparueshme veriut të vendit.

Pas çdo aksioni të paplanifikuar mirë dhe të pakoordinuar me partnerët ndërkombëtar, ka ndodhur një avansim i ri i serbëve në atë pjesë, qoftë me ndërrimin e formës së barrikadave apo të vendoesjes së shtatores së Car Lazarit në afërsi të Urës së lumit Ibër!

Përderisa në të kaluarën, Ura mbi lumin Ibër ishte sinonim i bashkimit të qytetit, tani është kthyer në një pikë të dhimbshme të ndarjes. Me ose pa barrikada, Ura është shndërruar në pikë të palegjitimuar kufitare mes pjesës jugore dhe veriore të Mitrovicës!

Ura është shndërruar në një simbol turpi të ndërkombëtarëve dhe qeveritarëve të Kosovës, të cilët nuk janë në gjëndje që ta sigurojnë lirinë e levizjes së lirë të njerëzve në të dy anët e qytetit si e drejtë universale, kur në të njëjten kohë e gënjejnë popullin më frazat utopike për integrime euro-atlantike, për bashkim kombëtarë, pa qenë në gjendje ta bashkojnë qytetin e ndarë!

Përderisa vazhdon të jetë kjo gjëndje në veriun e vendit, nuk ka arsye të mburret me lëvdata askush nga politikanët dhe as nga “patriotët”, për të marrë meritat e çlirimtarëve dhe shpëtimtarëve të vendit. Për më tepër se kaq, kush do që e thotë se vendi e ka fituar lirinë dhe pavarësinë e plotë, është një fyerje e rëndë për të gjithë banorët e pjesës veriore që tani e 23 vite jetojnë largë shtëpive të tyre si refugjat në Kosovën e “pavarur”!

Ju politikanë zuzarë, mos abuzoni me Mitrovicën e ndarë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok