23/12/2024

Ja si arriti Gjergj Kastrioti të ndërtojë Shtetin e Arbërit, t’i bashkojë arbërorët dhe ta gjunjëzojë një perandori

0
u6_Kastrioti-Skenderbeu6

Nga Gjon Keka

Ja si arriti Gjergj Kastrioti të ndërtoi Shtetin e Arbërit, t’i bashkojë arbërorët dhe ta gjunjëzojë një perandori:

  1. Kur u kthye ai gjeti arbëror që nuk e kishin shitur as shpirt e as trup e as identitet te armiku, por ishin të etur për liri e të flakët për ta mbrojtur atë, si dhe për ta bërë atdheun e tyre të lirë e të pavarur.
  2. Ai i bashkoi Arbërorët në një Kuvend, një bashkim ky që mbeti në historinë e Arbërisë si një vulë, si një akt i natyrshëm, si një model për të gjitha kombet europiane, por për kohën kur ai i ftojë për bashkim ishte e vështirë të bëhej një bashkim i tillë, sepse secili nga kryefisnorët e shikonte interesin e vetë dhe të krahinës së tij, por vetëm një Gjergj Kastriot me urtësin, me shpirtin e tij magnetik arriti t’i bëjë edhe një herë vëllezërit arbëror bashkë në një Kuvend për t’i dalë në ballë atdheut së bashku.Ai e shihte që me anë të bashkimit të arbërorëve të arrinte natyrshëm qëllimin e paraardhësve për një Arbëri në unitet dhe harmoni me veten dhe me Qiellin e Zotin.
  3. Gjergj Kastrioti i vendosi në institucionet e rëndësishme të Shtetit të Arbërit njerëzit e dijes, të urtë e vizionar, humanist, që kishin kulturë të lartë, të qytetëruar, e që ishin poliglot sikur që ishte këshilltari i tij dhe sekretari i politikës së jashtme Pal Engjelli,  ambasadorët të shquar si Gjergj Pelini, Gjon Gazulli etj,  të cilët ishin të dërguarit e tij në vendet europian dhe më gjerë, pastaj në ushtri ai kishte njerëz të specializuar si Vrana Konti,  Moisi Golemi etj.
  4. Duke qenë si i vogël në oborrin e Sulltanit, Gjergj Kastrioti mësoi atje të gjitha, madje ai njihte të gjitha artet, taktikat, strategjitë, planet e sekretet e Sulltanit dhe të Ushtrisë së tij.Ndërkaq kur u kthye në atdheun e tij ai bëri luftë të vazhdueshme defanzive duke i shkaktuar humbje të mëdha armikut të cilit ia njihte në thellësi zemrën tiranike të sulltanit dhe planet demoniake të ideologjisë dhe ushtrisë së tij, prandaj ai doli fitimtar në të gjitha betejat e tij me armikun.
  5. Ai pati aleanca me vendet e fuqishme europian të asaj kohe si me Raguzën, me Hungarinë, Romën, Napolin dhe vendet tjera europian.Sikur që dihet emri i Gjergj Kastriotit në atë kohë ishte më i nderuari dhe admiruari në Europë e Botë, sepse verpa e tij kishte bërë jehonë dhe se emri i tij ishte bërë një me veprat e tij të pavdekshme dhe heroike.
  6. Gjergj Kastrioti e vendosi atdheun e tij në rend të parë, për të liria dhe mbretëria e atdheut të tij ishin gjithçka, sepse vetë veprat e tij treguan se kjo ishte ashtu.Në fjalimet e tij, e mbi të gjitha në Testamentin e tij ai tregon se luftoi për Arbërinë dhe vetëm për Arbërinë e për asnjë dogmë apo ideologji tjetër.Mund të thuhet se ai ishte i vetmi Arbëror që i riktheu popullit identitetin e tij dhe lirinë për të jetuar ashtu sikur ia lanë paraardhësit testament. Duhet ditur se Gjergj Kastrioti ishte njohës i mirë i të kaluarës së Arbërisë e dinte se populli i tij arbëror është popull i lashtë që i ka rrënjët në thellësin e themeleve të këtij gadishulli e kontinenti të lashtë.[Gjon Keka]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok