21/12/2024

Ja cili ishte fundi tragjik i albanologut Franc von Nopça, sipas gjermanokanadezit, Robert Elsie

0
Albert-Vataj

IN MEMORIAM

Nga Albert Vataj

Më datën 26 prill 1933 gazeta Neue Freie Presse e Vjenës botoi artikullin e mëposhtëm: Drama e përgjakshme në rrugën Singer Studiuesi si vrasës dhe vetëvrasës “Siç u njoftua, Privatdocent (Baron) Dr. Franc Nopça, pesëdhjetepesë-vjeçar, vrau dje paradite sekretarin e tij afatgjatë, shqiptarin 45-vjeçar Bajazid Elmas Doda, në banesën e tij në katin e tretë të shtëpisë së parë në rrugën Singer, numër 12, dhe pastaj vrau vetën para tavolinës së dhomës së punës me një të shtënë në gojë. Nga hulumtimi mjekësor zyrtar doli që sekretari kishte pësuar dy të shtëna gati në të njëjtin vend në tëmblën e majtë, të cilët e shpunë kafkën krejtësisht, kështu që fisheku, pas daljes nga koka, ngeli në jastëkun e karriges. Duket se Nopça e kishte përgatitur veprimin paraprakisht. U gjetën shumë letra lamtumirës të mbyllura për farefisin dhe për miqtë e tij si dhe një testament të mbyllur për një avokat vjenez dhe shënime të tjera. Mendohet që një arsye e veprimit të ketë qenë gjendja e vështirë financiare e tij, me qenë se shërbëtorja tha që ajo nuk e kishte marrë rrogën që prej katër muajsh. Dihet gjithashtu që Franc Nopça, i cili donte më shumë se çdo gjë tjetër librat dhe koleksionet e tij, kishte menduar për të shitur bibliotekën e tij të madhe me shumë vepra unikale. Një shkresë policisë shkruhet: “Arsyeja e vetëvrasjes sime është sistemi im nervor i hallakatur. Arsyeja që vrava mikun dhe sekretarin tim afatgjatë, Zotin Bajazid Elmas Doda, në tëmblën kur flinte gjumë, dhe pa dijeninë e tij, është që unë nuk doja ta braktisja të sëmurë, të shkretë dhe pa para në botë, duke qenë se ai do të kishte vuajtur shumë. Unë dëshiroj që trupi im të digjet.”

Kështu mbaroi jeta e vrullshme e Baronit Franc Nopça.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok