Ja çfarë thoshte Garibaldi për Arbërorët
Nga Gjon Keka
Për Garibaldin është shkruar pakë tek ne, por fakti se ai i vlerësonte shumë arbërorët dhe njihte historinë tonë, këtë ai e dëshmon përmes këtyre rreshtave që po ndaj me ju si më poshtë.
Madje ai, jo vetëm se njihte historinë dhe paraardhësit tanë të lavdishëm si Gjergj Kastriotin dhe të tjerët, por edhe i ftonte arbërorët që të zgjohen, që të ngrihen dhe t’i ngjajnë paraardhësve të tyre, apo më mirë të nxjerrin edhe nga një Gjergj Kastriot të ri si ata të mëdhenjtë tanë që lanë gjurmë të pashlyera në historinë e njerëzimit.
Dhe ja se si nënvizon ai në një letër që e gjeta në një dokument të vitit 1857:
“Pra, zgjohuni e ngrihuni, o bij heronjësh të Arbërisë!
“Ju të gjithë keni një histori të shkëlqyer: Leonidasi, Akili, Aleksandri, Skënderbeu dhe Spartaku kanë lindur mes jush.
Madje akoma edhe sot ju duhet t’i nxirrni nga mesi i popullit tuaj të fuqishëm Spartakun, Leonidasin, Aleksandrin dhe Skënderbeun e ri.
Mos u mbështetni në diplomaci, kjo shtrigë pa zemër sigurisht që do t’iu mashtrojë!”