22/12/2024

ISH SPIUNI I SIGURIMIT ALBERT DERVISHI NË KRYE TË POLICISË SË SHTETIT

0
Albert-Dervishi

Nga Agron Tufa

Albert Dervishi, sot zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme, u rekrutua informator i Sigurimit të Shtetit më 18.6.1981. Autoriteti i dosjeve, po bën çdo gjë, jo pa ndërhyrje, në rolin e një avokati të Albert Dervishit, në mënyrë që ky mos ketë probleme me vettingun e Policisë, duke refuzuar dhëniet e përgjigjeve për Komisionin e Jashtëm të Vlerësimin, me një guxim prej të marri në shkelje të çdo ligji. Le të shohin disa lëvizje, pasi fillimisht, para se të ndërhynin (besohet nga Xhavit Shala), Autoriteti i ka deklasifikuar materialet që provonin se i përmenduri ka qenë bashkëpunëtor. Sepse me vendimin nr.4, datë 18.3.2018 Komisioni i Deklasifikimit dhe Zhvlerësimit të informacionit të klasifikuar i Autoritetit e ka deklasifikuar kartelën “model 2” të bashkëpunëtorit “Filtra”, si dhe fletën e regjistrit të bashkëpunëtorëve ku gjendet emri i tij. Pas një viti me shkresën e brendshme nr.377/1, datë 18.3.2019, informohet sekretari i përgjithshëm, se për shtetasin Albert Avdulla Dervishi, rezultonin 3 informacione, por midis kartelës dhe regjistrimit kishte mospërputhje datash. Por viti 2020 rezulton se mik të fortë paska Albert Dervishi, përderisa ata të Autoritetit rrezikojnë burgun për të mbrojtur “Filtrën”. Autoritetit bëhet një avokat i patundur i Dervishit.

Me vendimin nr.445, datë 15.9.2020, refuzon informacionin për Komisionin e Jashtëm të Vlerësimin, me arsyetimin se Albert Dervishi ka vërtetim të marrë nga komisioni i drejtuar nga Nafiz Bezhani (se çfarë u duhet këtyre kjo punë, ec e merre vesh).

Tani së fundmi, me vendimin nr.522, datë 5.10.2020, Autoriteti sërish ka mbrojtur Albert Dervishin, duke refuzuar dhënien e materialeve dokumentare të punëtorëve operativë të sigurimit Ali Anadolli dhe Qirjako Prifti. Pra, ndikimi i Xhavitit, drejtuesi real i Autoritetit, e bëri punën e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok