26/04/2024

Intriga e përçarjes në pyetjen rilindase: A votohet Ilir Meta

0

Nga Enver Bytyçi

Ajo çka po përpiqet të injektojë Rilindja dhe propaganda e saj lidhet me atë se ‘demokratët në zgjedhjet e 14 majit nuk votojnë Sali Berishën, por votojnë Ilir Metën’! Rama thotë se ‘Meta është non-grata te demokratët’!

Thotë edhe se ‘Berisha është non-grata në SHBA’! Duhet menduar se kjo propagande, të cilën e përdor më së shumti Erion Veliaj, ngjit te disa njerëz. Aq më tepër se Alibashistët e përsërisin këtë lloj retorike para buke e mbas buke!

Duket qartë se intriga e vendimit politik të gjykatës për t’ia dhënë vulën jo ekzistentëve në Partinë Demokratike është realizuar me këtë skenar. Ta detyrojë partinë e vërtetë të demokratëve të dalë me siglën e një koalicioni dhe më pas ta përdorin këtë si bashkëpunim të panatyrshëm me Partinë e Lirisë. Dikush thotë ‘Unë nuk votoj Partinë e Lirisë’! Dikush tjetër shprehet se ‘Nuk votohet Ilir Meta’! Pak nga pak kjo përhapet dhe e dëmton kauzën e fitores!

Ndërkohë do të doja të përmend disa të vërteta, të cilat duhet t’i njohin dilemistët, pra ata që janë në mëdyshjen: ‘Ta votojnë koalicionin Berisha-Meta, po Edi Ramën’! Disa mund të thonë se ‘Unë nuk votoj as Metën, as Ramën’, dmth se nuk shkon në votime. Në fakt pikërisht me këtë strategji e përdorin Rilindja dhe rilindasit ‘demokratë’ alibashistë këtë strategji përçarjeje të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’! Që njerëzit të mos votojnë! Edhe shpopullimi I Shqipërisë ka këtë objektiv- Në përfitim të votave të munguara nga emigrimi të shkatërrohet, rrënohet dhe shuhet Shqipëria! Mjafton ky fakt për të mos rënë pre e propagandës rilindase.

Edi Rama, Veliaj e të tjerë pushtetarë në fushata elektorale kanë si fjali të parë ‘tolerancën’ dhe ‘bashkimin’! Por sa artikulojnë fjalinë e dytë kuptojmë se strategji kanë përçarjen. E gjithë retorika e tyre ka të bëjë me opsesionin ‘Përça e sundo’! Kjo ka qenë prej se ka lindur (8 nëntor 1941) Rilindja e punisto-socialistëve. Kësaj radhe duan të përçajnë koalicionin me pyetjen retorike të shëmtuar: ‘A votohet Ilir Meta’! ‘Ata nuk kanë as emra në fletën e votimit’! e përralla si këto.

Por koalicioni i Partisë Demokratike me Ilir Metën është i natyrshëm. Ish-presidenti Meta ka lëvizur me guxim te konceptet e të djathtës në qeverisje. Mos harrojmë: – Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar demokracia në Europë mori formë nga fakti se konservatorët përkrahën konceptin social të shtetit dhe socialdemokratët përkrahën konceptin konservator të ekonomisë së tregut! Koalicioni Berisha-Meta ka në themel pikërisht këto parime dhe jo interesat individuale. Alibashistët thonë se ‘Berisha ka hallin e tij personal’! Kështu thonë edhe Edi e Erioni. Por harrojnë se halli personal i Berishës është dinjiteti dhe jo bashkëpunimi me mafien e Edi Ramës, princip që e ndjekin alibashistët! Ndërkaq në të gjithë botën e qytetëruar politikanët punojnë dhe luftojnë për dinjitetin e tyre, si kusht i padiskutueshëm për të mbrojtur dinjitetin kombëtar e qytetar!

Praktikisht Ilir Meta ka një eksperiencë bashkëpunimi me Berishën dhe anasjelltas! Zdromsi thotë se ‘Demokratët nuk janë të sigurt se Meta nesër nuk i le në baltë’! Ilir Meta bën koalicione të përcaktuara dhe jo të përhershme. Por një gjë duhet ta dinë demokratët: – Ai ndjehet shumë më komfort në koalicionin me Partinë Demokratike, sesa ndjehej në koalicionin e Edi Ramës (2013). Ilir Meta i ka qëndruar fjalës, koalicionit deri në fund të mandateve. Dhe këtë princip e ka ndjek edhe me PD-në, edhe me Rilindjen. Çka do të thotë se ish-presidenti Meta është njeri i fjalës! Kur mbaron afati i marrëveshjes çdo palë nënshkruese në të gjitha fushat është i lirë të bëjë zgjedhjen e vet! Këtë ka bërë Ilir Meta!

Dhe së fundmi, koalicioni me Ilir Metën nuk është thjesht vullnet, është domosdoshmëri. Në vitin 2009 PD nuk mundi ta formojë qeverinë pa Ilir Metën. Ishte domosdoshmëri koalicioni. Në vitin 2011 Ilir Meta i dha Lulzim Bashës, jo 80 vota me të cilat doli fitues, por 180 mijë dhe mezi e mori bashkinë e Tiranës. De facto demokratëve u duhet aleanca dhe koalicioni me Ilir Metën, madje edhe në kushtet e një partie demokratike të fuqishme e të bashkuar! Këta janë rregullat e pushtetit.

Por në koalicionin e sotëm Meta ka rriskuar më shumë se demokratët. Ai pranoi të gjithë kandidatët e primareve të Sali Berishës. Të 61 emrat që dje u thirrën në Arenën e Lirisë janë kandidatët e primareve të Partisë Demokratike të Berishës! Asnjë parti politike aktive në parlament nuk do të pranonte që të mos përfaqësohej në zgjedhjet lokale me kandidatët e saj. Dikush mund të thotë se disa kandidatë të primareve janë të Metës. Harrojnë se primaret u bënë në një kohë tjetër, pa e ditur se vula e PD-së do të grabitej nga piratët e politikës. Dhe së fundmi, nëse ka simpatizantë të Metës në PD, kjo nuk i dëmton demokratët!

Të lëmë inatet e paragjykimet dhe të shkojmë në fitore më 14 maj! Kjo është deviza e demokratëve të lirë!

_____________

Nuk kisha ndërmend të shkruaja për manifestimin e sotëm të çeljes së fushatës nga ana e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Stadiumin Kombëtar! Por një video e realizuar nga njerëz spiunë, që nuk kanë asgjë për t’u mburrur, me karriget bosh të stadiumit më shtyu ta bëj këtë status! Fatkeqësisht këtë video e përhapën edhe disa që konsiderohen mësimdhënës ose Doktorë në Shkenca! Më erdhi keq. Jo për videon! Por se në mungesë të të qenit vetë në përmasat e këtij aktiviteti, përpiqen të deformojnë, manipulojnë dhe keqinformojnë publikun shqiptar!

Të qenit i paplotësuar, pra pamundësia për të arritur suksesin e dikujt tjetër, shpesh herë i bën njerëzit të gabojnë deri në absurditet. Dhe nëse nuk është kjo arsyeja e shtrembërimit të realitetit, atëherë të qenit i paguar, ose xheloz injorant, të shtyn të bësh manipulime si kjo! Videoja ose ishte marrë ende pa hyrë njerëzit në stadium, ose paraqet anët e stadiumit, ku as tifozët e sportit nuk ulen, sepse nuk mund ta shohin ndjeshjen si ka hije! Nejse!

Hapja e fushatës sot ishte më e mira se çdo herë tjetër në këto 32 vite demokraci. Vetëm një gjë nuk do e bëja sot – Nuk do lija të flisnin të gjithë kandidatët. Do vija të flisnin 12 kandidatët e qendrave të qarqeve, të cilët do të përfaqësonin edhe kandidatët e tjerë në atë qark. Gjithçka tjetër ishte enorm. Pjesmarrja dhe entusiazmi qenë aty. Fryma ishte thuajse e plotë. Them thuajse e plotë, sepse e di se nuk ekziston absolutja. Nëse edhe hapja e fushatës sot në stadium nuk është e arrirë, atëherë të tjerët, rivalët e opozitës së bashkuar, do të duhet të vrapojnë të fshihen diku e të mos i shohë askush. Sidomos rivalët me vulë, të cilët vetëkënaqen me (mas) tërbimin gjatë fushatës dhe një ditë pas zgjedhjeve japin dorëheqjen e padorëhequr!

Katastrofë! Të kënaqesh me dështimet imagjinare në trurin tënd e për kundërshtarin tënd me të njëjtin emër dhe të duartrokasësh batutat e Edi Ramës është poshtërsi! Poshtë ka ra katundi! Së paku mos dilni aty ku ju shohin!

_____________

Ka opozitare qe i bejne opozite gjithnje pushtetit! Keta jane rebelet! Keta luftojne per ta bere me njerezore qeverisjen! Ne pergjithesi keta jane pale ose se paku neutrale me opoziten!

Por ka opozitare te tjere qe i bejne opozite vetem opozites! Pra ka  analiste qe e mbeshtesnin Sali Berishen kur ai ishte ne pushtet dhe i bejne atij opozite edhe pas dhjete vitesh jashte pushtetit! Kjo nuk quhet opozite. Opozita e opozites ka rezultuar gjithmone te jete lepirje e pushtetit!

Liria dhe pavaresia maten me te qenit i lire dhe i pavarur nga pushteti dhe jo nga opozita! Sepse kudo ne bote pushteti eshte ai qe rrezikon lirine e qytetareve! Nderkohe qe ne Shqiperi pushteti po rrezikon edhe ekzistencen e vete shqiptareve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok