21/12/2024

INICIATIVA  “BALLKANI I HAPUR”

0
Nike_Gashaj

Nga Nikë Gashaj

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev, nënshkruan dy memorandume dhe një Marrëveshje për bashkëpunim në Shkup (29 korrik 2021.) dhe riemertuan iniciativën “Mini Shengen” në “Ballkanin e Hapur”.Mirëpo, iniciativa tashmë është nënshkruar një here midis tri shteteve në vitin 2019. Prandaj, këtu nuk shihet asgjë e re tani në memorandumet trepalëshe të nënshkruara. Nënshkruesit e memoradiumeve ndoshta donin të konfirmonin dhe një herë marrëveshjen, dhe se në Serbi, “zgjedhjet po vijnë së shpejti”. Me këtë, rast po ceki se, Kosova Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk i janë bashkuar nismës në fjalë. Përkundrazi, Kosova me të drejtë reagoi ashpër kundra kësaj iniciativë duke e vlerësuar të dëmshme dhe të rrezikshme për Kosovën dhe për tërë rajonin ballkanik.

Lidhur me atë nismë, Presidenti i Serbisë, Aleksadër Vuçiq, ndër të tjera u shpreh: Nuk do të ketë kufij midis vendeve tona. Ka kufij, por nuk ka kufij për qytetarët. Ju shkoni nga Beogradi në Tiranë dhe askush nuk ju ndalon askund. Mirëpo, këtu nuk është e qartë se për të cilët kufij bëhet fjalë, sepse Serbia nuk kufizohet me Shqiprinë!

Përsa i përket Nismës”Mini Shengen”, respektivisht”Ballkani i Hapur”, jam i mëndimit se ajo është e parakohshme, derisa më parë të zgjidhen disa çështje politike në rajon, para së gjithash vendosjen e normalizimit të plotë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, respektivisht të njohjes të tyre reciproke shtetërore. Ajo është çështje qëndrore e stabiliteti politik rajonal.

Njohjet tregojnë se nuk është tejkalua ideologjia politike e viteve të 90-ta në Serbi. Fjala është për ide të njëjta dhe për gjëndjen shpirtërore mitologjike, por në një kohë dhe rrethana plotësisht të ndryshme gjeopolitike. Pra, ka të bëj me një mitologji politike dhe ideologjike, e cila gjithherë ka qenë e rrezikshme për paq dhe stabilitet rajonal. Andaj, është i nevojshëm diferencimi i politikës mitologjike dhe i asaj reale.

Mini -Shengeni ose “Ballkani i Hapur” ka të bëj ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe ajo paraqet një eksperiment politik, meqënëse zhvillimi i integrimeve në Ballkan nënkupton përfshirjen e të gjitha 6 shteteve të Ballkanit Prëdimor, dmth. dhe të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjes e Hercegovinës. Pa ato shtete, inciativa në fjalë do të përjetojë mossukses.

Përfaqësuesit e kësaj Nismë deklarojnë se ajo do të  mundësoj qytetarëve me kalua kufijt me kartë të identitetit. Në atë mënyrë do të mundësohet qarkullimi i lirë i madhërave, kapitalit, njerzëve dhe shërbimeve, si dhe të krijimit të tregut të punës. Më tutje shtojnë: se do të zvogëlohen humbjet me miliona dhe pritja e gjatë me kamiona në kufij. Në lidhje me atë, parashtrohet pyetja, çka ajo do të thotë në praktikë, kur fare mirë dijet, se vendet e ballkanit Prendimor janë të vogëla, të prapambetura, të pa zhvilluara. Ato kanë prodhim, relativisht të ulët, papunësim shumë të madh, treg të kufizuar, import më të madh se export, deficit permanent të tregtisë. Më tutje, për çfarë tregu të punës, kapitali, industrisë së zhvilluar dhe teknologjisë bashkëkohore bëhet fjalë, kur prej atyre vendeve ikin dhe qytetarët e tyre. Në bazë të cilave burime konstatohet, se do të zvogëlohen humbjet me miliona, respektivisht, në lidhje me të, a ekziston ndonjë studim shkencor. Konstatimi i tyre, se nuk do do  të ketë ndalim dhe kontrollë në kufij, a nënkupton ajo, se në kohën e krizës emigruese, natyrisht se do të ketë kalim ilegal nëpërmjet të kufijve, kontrabanda me madhëra dhe droga, si dhe aktivitete të grupeve kriminale.

Ajo që paraqet befasi, çudi dhe shqetësm është fakti se Shqipëria e pranoi këtë nismë të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq pa marrëveshje me Kosovën. U rreshtua dhe u bë partner i Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, edhe pse jam i bindur se një iniciativë e tillë ka një prapavijë të dëmshme politike për Kosovën, repektivisht, gjoja e normalizimit të marrëdhënieve nëpërmjet të tregtisë së lirë, pa njohje shtetërore të Kosovës, por si në kohën e ish-Jugosllavisë, si Krahinë e Serbisë. Me fjalë të tjera, Sërbia bënë manovra për legjitimin e një gjëndje të tillë politike dhe për shtyrjen e njohjes së Kosovës. Ata kishte me u dashtë për ta ditur udhëheqësia e shtetit shqiptar, por dhe partitë politike shqiptare në Maqedonë e Veriut që janë në koalicion me Kryeministrin Zoran Zaev.

Sot jemi dëshmitarë të avokimit të një ideje të rrezikshme për Kosovën, por dhe për stabilitetin e të gjithë rajonit “Bota Serbe”, respektivisht të “Serbisë së Madhe”. Qëllimi i kësaj politik është të kthej të gjithë rajonin në të kaluarën. Prandaj, parashtrohet pyetja: Në çfarë lloj korrelacioni është inicijativa”Ballkani i Hapur” me “Botën Serbe” apo “Serbin e Madhe”. Ku qëndorn prapavija politike? A ka nevojë rajoni për nisma të tilla rajonale, kur dihet se të gjitha vendet e rajonit janë të përfshira në procesin e Berlinit. Prandaj, bashkimi me këtë nisëm”Ballkani i Hapur” është vetëm humbje kohe dhe energjie, në vend që vendet e Ballkanit Perëndimor të përqendrohen në përmbushjen e kritereve të pëcaktuara për integrimin e tyre në Bashkësinë Evropiane.

Më në fund, mund të konstatohet se pa stabilizim politik në rajon, nuk ka as bashkëpunim të suksesshëm ekonomik. Përkundrazi, gjithë çka tjetër paraqet gënjim apo mashtrim politik, respektivisht mund të supozohet se nismëtari kryesor ka ambicie dhe qëllime të tjera politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok