Industria e naftes ne Shqiperi ndodhet ne gjendje te mjeruar

0

Romeo Gurakuqi:

Ne vitin 1987, “Petroleum Geological Analysis Ltd”, me baze ne Reading, England, UK dhe “Dolan & Associates” me baze ne Surrey, po ne England, UK, botuan nje raport te detajuar, ne te cilin jepeshin vleresime mbi eksplorimin gjeologjik per naftë dhe shtresat hidrokarbure te Zones se Adriatikut Lindor, zone qe mbulon sektoret jugosllave dhe shqiptare te Detit Adriatik dhe ato te lidhura ngjitur me tokën.

Ky raport u be pas zbulimit te nje numri te konsiderueshem te dhenash te mbledhura mbi Shqiperine, fillimisht prej Administrates Ushtarake Britanike ne vendin tone, pas Luftes se Dyte Boterore, te cilat u kombinuan me te dhena shume te pasura mbi gjeologjine e Mesdheut dhe veprat e gjeologjisteve te petroliumit, jugosllave dhe italiane, mbi zonen e Adriatikut.

Fokusi kryesor i ketij studimi ka qene Shqiperia, shtresat e hidrokarbureve ne territorin e administruar nga shteti shqiptar. Raporti eshte shume i ilustruar dhe me rreth 80 harta, seksione dhe diagrama. Ne te jepen perllogaritje te detajuara mbi rezervat e hidrokarbonit nder anet tona dhe mundesite e shfrytezimit.

Ky raport u publikua 4 vite para hapjes se Shqiperise, nderkohe qe varferia ishte ne ekstrem, por perdorimi i pasurive natyrore te vendit pengohej nga skemat politike te udheheqjes komuniste.

Pas renies se regjimit diktatorial, institucionet kerkimore gjeologjike te specializuara, ne vend qe te perdoreshin per t’i sherbyer publikut te nje vendi te varfer, u shkaterruan, ndersa puna kerkimore e disa brezave te gjeologjisteve shqiptare, nuk dihet se ku ka perfunduar.

Po ashtu, qeverite e tranzicionit, ne vend qe te orientoheshin ne gjetjen e investitoreve strategjike, serioze, nga vendet demokratike, aleate, u enden drejt zgjidhjeve, qe nuk paten asnje impakt mbi pasurine e qytetareve shqiptare, as ne garancine strategjike te Shqiperise.

Sot, industria e naftes ne Shqiperi ndodhet ne gjendje te mjeruar, ne copetim klientelist shokesh dhe shoqesh ‘stratege’, miq te femijeve te politikaneve kryesore te vendit, kontrollore te gjithpushtetshem dhe te dhunshem te vendimarrjeve themelore, kurse e ardhmja e ketij sektori realisht strategjik, themelore per mireqenien nacionale, nuk ka asnje planifikim korigjues.

Rasti i Industrise se Naftes ne Shqiperi eshte nje nga te shumtit shembuj te grabitjes se pasurive natyrore te Shqiperise dhe Publikut, perkunder interesave komunitare; drejtimet e gabuara te dhena ne raste si ky, i heqin kujtdo te drejten per te qene edhe me tutje sherbyes dhe drejtues te qytetareve shqiptare, mbasi jo vetem kane shperdoruar besimin, por kane qene te paafte per te kryer detyren qe kishin para vendit dhe te ardhmes se tij.

https://www.facebook.com/romeogurakuqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok